DEKLARATAT E TURPSHME TË RAMËS DHE THAÇIT, SI DHE REAGIMET E KOCIJANÇIQ

Çka është SITF ose www.sitf.eu ?

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI, KOORDINATOR I BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT NË ZVICËR

Rama dhe Thaçi, këto ditë, e zbuluan ujin e nxehtë ! « Nëse s’na pranon BE, do bashkohemi » ! Hajde rrokapenla hajde. Shqipëria dhe Kosova i bëjnë tash e 18 vjet, njëra-tjetrës, pengesa në qarkullimin e mallërave dhe njerëzve me lloj-lloj taksash të panevojshme, e tash na tregoni kah e ka dhia bishtin?! Dhe bishtin e paska kah Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Këto janë deklarata dhe dëshira më të moçme se që kanë vite bashkë Rama e Thaçi. Ju, sikur ta kishit përnjëmend bashkimin kombëtar, së pakut do ta bënit një kufi (doganë) të integruar ose një kufi pa doganë fare. Mos po ju pengon Serbia apo BE? Jo, por juve u pengojnë rrezik mitrafiqet, të cilat i kontrolloni dhe keni frikë që u dalin nga dora, sidomos kanabisi i Ramës.

Problemet e Thaçit si kumbar i SITF ose www.sitf.eu

Veç trafiqeve të ndryshme të ndaluara dhe kriminale, Hashimi e ka edhe problemin e Speciales (SITF – www.sitf.eu) . Shpirti po i digjet ta djeg Kosovën edhe njëherë sikur në vitin 2004, që të krijojë frikën e destabilizimit të Ballkanit. Problemet e Hashimit janë edhe probleme të të gjithë komandantëve të UÇK-së së Rognerit. Nuk është e kotë vizita e Xhavit Halitit (ZEKËS) në Strasburg, që ditë më parë i bëri Ramush Haradinajt. Kjo vizitë është ugurzezë, sepse nuk e kanë gajlen e Ramushit, por dertin çka po flet dhe me kë po flet Ramushi. Hera e parë që komandantët e UÇK-së së Rognerit ose të Klanit Pronto po ia kanë frikën Ramushit. Pasi dy herë e dërguan në Hagë, tash po tmerrohen mos po hakmerret Ramushi e po ua bene kulaçin nga Strasburgu. Kjo edhe mund të quhet teori konspirative, por teoritë e tilla kanë rezultuar me dhjetëra herë të vërteta. T’ia lëmë kohës!

Ani edhe ”musketieri” Ismet Beqiri, me Xhavit Halitin! Mua nuk më ka habitur aspak. Ky është Ismeti që kur u kthye Fatmir Limaj nga Haga, e ka pritur më mirë se vetë PDK. Si kryetar i Prishtinës që ka qenë atëherë, nuk ka pasur gjë të keqe një pritje dinjitoze, sikur Fatmir Limaj mos të kishte pështyrë me dhjetëra herë mbi LDK. Më kujtohet një debat pas luftës në RTK, ku merrte pjese edhe e ndjera, Znj. Nekibe Kelmendi, me të cilën Fatmiri ishte aq i ashpër, sa gati nuk e trajtoi për kurvë. Ismeti, atëherë s’pati reaguar fare, madje asnjë njeri i LDK-së! Megjithatë, vizita e Ismet Beqirit ka kuptim, sepse ai mendon të kandidojë për kryetar të Prishtines dhe Xhavit Haliti, edhe nga Haga mund t’i ndihmojë, sikur që i kanë ndihmuar Shpend Ahmetit.

Reagimet e Kocijançiq dhe “Europa zdaj”

Kjo zyrtare (zëdhënëse) e BE, e cila vjen nga një vend që nuk çon peshë as sa një pendël e pulës në BE, shpresoj që një ditë të mos del me ndonjë deklaratë për të na mësuar sesi mjelen delet. Në kohën e shpërbërjes së Jugos, kjo zonjë, si zyrtare e Sllovenisë na pati entuziazmuar disa herë me deklaratat e saja pro Kosovës. Në të vërtetetë, në fund, pasi sllovenët e shfrytëzuan mirë Kosovën kundër Serbisë dhe u çliruan nga Jugo e skaduar, dolën me parollën Europa zdaj (Europa tash). Si më të zhvilluarit dhe më të “mençurit” nga Jugot, të parët u futën në BE dhe tash goxha po na shesin mend.

Megjithatë, nuk kemi asnjë arsye të ankohemi. Ishte sllovenja Znj. Fajon, raportuese për Shqipërinë, kur Shqipëria e mori liberalizimin e vizave. Disa herë edhe kjo u ka thënë institucioneve të Kosovës t’i plotësojnë kushtet që i kërkon BE. Duhet të akuzohet Kadri Veseli dhe dy partitë e mëdha që nuk po votojnë për gjërat që kanë dhanë nënshkrimet në Bruksel.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top