DEKLARATA NGA SELIA E PAKTIT NATO, DEMASKON MASHTRUESIT E DEMARKACIONIT

Vjen goditja e dytë nga NATO-ja për mashtruesit e demarkacionit me Malin e Zi. NATO përfundimisht sqaron se nuk ka asnjë lidhje me përcaktimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi. Ndërsa, ata që thirren në harta të NATO-s, janë vetëm mashtrues, sepse NATO nuk ka krijuar asnjë hartë të kufirit Kosovë-Mali i Zi, dhe se me këtë asnjëlloj harte nuk mund ti referohej Komisioni Meha, që të argumentonte humbjen e 8.230 hektarëve.

Pra, përfundimisht del se Hashim Thaçi, Isa Mustafa, dhe Murat Meha, kanë kryer mashtrim të qëllimshëm, dhe kanë konsumuar vepër të rëndë kriminale, pasi tashmë është e qartë se nuk ka argumente, as amerikane dhe as të NATO-s, që thonë se kufiri është diku tjetër, nga ai që Kosova e ka administruar të paktën që nga krijimi i Autonomisë.

Deklarata e NATO-s

Pas deklaratave të James Foggo, komandant i forcave të përbashkëta të NATO-s për Evropë, i cili zgjodhi që në vizitën e tij në Kosovë të flasë për çështjen e kufirit me Malin e Zi, gazeta Express ka kontaktuar sërish me zyrën e tij në Itali për të kërkuar sqarime shtesë rreth asaj që tha ai për demarkacionin. Në një përgjigje për gazetën, një ushtarak i NATO-s, ka shtuar se aleanca e tyre nuk luan asnjë rol të drejtpërdrejtë në kufijtë e shteteve.

Për ta, kufiri është një çështje mes palëve të interesuara, Kosovës dhe Malit të Zi. Deklarata e një ushtaraku të lartë amerikan e bërë të mërkurën, teksa po merrte pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës në KFOR, mori vëmendje të madhe në opinion. Madje, komentet e tij për Malin e Zi dhe Kosovë u pëlqyen nga anëtarë të Komisionit për Demarkacionin. Admirali i Ushtrisë Amerikane, në atë ceremoni u pyet edhe rreth demarkacionit, derisa ai nuk hezitoi të thotë se rreth kësaj teme, pret që Kosova dhe Mali i Zi të zhvillojnë bisedime.

Ushtarakët shpesh u ikin temave politike. “Të kesh një anëtare të NATO-s në kufi siç është Mali i Zi, është një gjë e mirë për Kosovën. Në këtë aspekt unë pres që të ketë dialog produktiv mes Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi”, ka thënë ai. Express ka kërkuar sqarim shtesë në zyrën e gjeneralit, për të kuptuar nëse deklaratat e tij përfaqësojnë një qëndrim personal apo të njëjtat janë pikëpamje edhe të aleancës euroatlantike NATO. Nga zyra e admiralit amerikan, në përgjigjen për Express e që i atribuohet një “oficeri ushtarak të NATO-s, bëjnë të ditur se aleanca e tyre nuk luan rol në çështjet e kufirit dhe se kjo e fundit është çështje midis palëve që janë të interesuara.

“NATO-ja nuk luan rol të drejtpërdrejtë në çështjet e demarkacionit të kufirit – as midis shteteve tona anëtare dhe as mes vendeve të tjera. Që nga themelimi i NATO-s në 1949, 17 vende janë bërë anëtare të Aleancës. Aty ku vija e demarkacionit është një çështje midis palëve të interesuara. Ne presim që dy vendet të zgjidhin këto çështje në mënyrë paqësore dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjën e NATO-s.

3 thoughts on “DEKLARATA NGA SELIA E PAKTIT NATO, DEMASKON MASHTRUESIT E DEMARKACIONIT”

  1. Musledin Glina

    Demakarciuni u be dhe Miqesia e sa filluar, ndermjet Malazezeve dhe Shqiptareve, u be e perjetshme (besoj une)…Eshte pozitive per Paqen ne Ballkan dhe sidomos per ne Shqiptaret…

  2. Ne qofte se qeveria e Kosoves me zvarritjen e qeshtjes se demarkacionit ka per qellim qe te fitoj heqjen e vizave ne kembim te teritorit, zvarritja eshte e arsyeshme. Ne te kunderten duhet te jepin pwrgjegjesi personat te cilet e falin token e popullit.

  3. Hartat qe perdorin NATO, ata nuk krijojnë harta ata punojnë harta sipas të dhenave qe ju japin shtetet!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top