DEKLARATA E PRESIDENTIT ERDOGAN – PAQJA E MUNDSHME, VETËM ATËHERË KUR TË NJIHET SHTETI PALESTINEZ NË KUFIJTË E VITIT 1967

Paqja në Lindjen e Afërt mund të arrihet vetëm atëherë kur të njihet shteti palestinez në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin lindor si kryeqytet, deklaroi në një fjalim të mbajtur në simpoziumin e të martes për Jerusalemin, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Demonstruesit palestinez në Rripin e Gazës shfaqën mirënjohjen e tyre për mbështetjen që është duke ofruar Turqia e Erdoganit për kërkesat e tyre. Gjatë fjalimit në simpoziumin për Jerusalemin, presidenti turk Erdogan nuk ngurroi të adresojë kritika të ashpra në drejtim të besimtarëve dhe udhëheqësve tjerë të vendeve muslimane, për shkak të mungesës së vëmendjes së tyre ndaj çështjes së Jerusalemit.

“Është e patolerueshme dhe e pakuptueshme që besimtarët muslimanë nga e gjithë bota, së bashku me udhëheqësit politikë dhe qeveritë e tyre, nuk e vizitojnë kurrë Xhaminë e Shenjtë në Jerusalem!” Gjithashtu, kritikave të presidentit Erdogan nuk i shpëtoi as Organizata e Kombeve të Bashkuara. Në adresë të saj, Erdogan tha: “OKB-ja është bërë një organizatë të cilës i mungon efiçienca, dhe unë nuk pres prej saj që ajo t’a vëjë drejtësinë e munguar në vendin e vet. Çka mund të presim në të ardhmen prej një organizate që kurrë nuk ia ka dalë t’i zbatojë vendimet e veta në rastin e Palestinës? A jemi të vetëdijshëm se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bshkuara nuk është funkcional dhe nuk mund të marrë vendimet e duhura për të siguruar paqen dhe mirëqenjen e popujve? Shembulli më i mirë për dështimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mund të haset në Siri dhe Palestinë.”

 

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top