SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI
A ishte vërtetë në prak realizimi i një « merrëvesheje të pistë » Kosovë-Serbi !?
Drama e Gjykatës Speciale ka filluar para shumë viteve, por me 24 prill 2020, ndodhi një krismë si rrufe kur u dha lajmi se Prokuroria ia kishte dorëzuar Gjykatës një Aktakuzë me dy emra të profilit shumë të lartë.
Në vazhdim u thanë shumë deklarata nga personalitete të ndryshme që nuk po thuhen deri në fund dhe po përfundojnë me një dozë misteri.
1. E para ndodhi në mbrëmjen e 24 prillit në emisionin Pressing në T7. Baton Haxhiu u shpreh qartë se Gjykata Speciale duhet te shpërbëhet. Leo dhe Berati mbetën gojëhapur, sa që Leos iu desht një shpjegim i shkurtër ndaj Batonit. Batoni vazhdoi dhe nën dy kërkoi amnisti për të gjitha vrasjet, sepse « pas 20 viteve s’kanë çka denohen njerëzit ». Bombë që s’ishte degjuar me herët.
2. Pasi u formua Qeveria Hoti, u caktua me shpejtësi data e fillimit të takimit në Washington në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë dhe u fiksua data 27.06.2020.
3. Pas takimit në Beograd të Vuçiqit me Lavrov dhe takimit të Vuçiqit në Moskë me Putinin (24.06.2020), Vuçiq lëshoi një deklaratë shumë befasuese, duke thënë se ishte njoftuar për zhvillime dramatike që do të ndodhnin, por nuk mund të fliste, pasi ishin shumë konfidenciale. Në fakt, çka dinte Vuçiqi, ndodhi vetëm pak dite me vonë. Por, a e dinte se Europa do ta pengojë takimin apo që do të arrestohej Thaçi ?
4. Peter Brayer, këshilltar i konacelares Merkel, deklaraoi që është duke u përgatitur një marrëveshje ku GJS do të futej si një pikë në bisedime Kosove-Serbi dhe e quajti « marrëveshje të pistë ».
5. Në nisje e siper të delegacioneve për Washington, pasi presidenti Thaçi e lëshon territorin e Kosovës, Prokuroria e GJS rishpalli Aktgjykimin që ia kishte dorëzuar Gjykatës me 24.06.2020, por për dallim tash i citon edhe emrat e të dyshuarëve për 100 vrasje. Skandaloze ! Ky ishte një veprim i papresedan i Prokurorisë ! Pse ky lajm nuk u tha më herët por kur tashmë presidenti Thaçi e kishte lëshuar territorin e Kosoves. Dhe, kur tashmë ishte në Shqipëri apo në aeroplan për Vjenë ? A iu mundësua qëllimisht ta lëshojë territorin e Kosoves dhe nga kush mund të jetë organizuar.
6. Më 27.06.2020, prap Baton Haxhiu del në skenë. Në një shkrim të gjatë në gazetën Express, flet për, parafrazim, se si dikush brenda Amerikes luajti me Shtëpinë e Bardhë për të deshtuar takimi. Batoni nuk apostrofon askë, por një ditë më parë Nicolas Burns (demokrat) dhe Wisner dolën me një shkrim të përbashkët, në të cilin shprehnin do të them gëzimin për anulimin gjëgjësisht deshtimin e takimit.
7. Kryeminstri Hoti, më 27.06.2020, kthehet nga Brukseli dhe pas takimit që kishte me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, ky del me një shkrim të shkurtër por shumë përmbajtësor : “Gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë. Ashtu siç duhet të jetë dialogu i pavarur. Logjika e parandalimit të ndonjë marrëveshje në Washington apo në Bruksel, nuk besoj se është dhe do duhej të jetë logjikë e një Gjykate. Sepse ajo duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar”. Kjo ishte hera e parë që z. Mustafa shkruan në këtë mënyrë dhe kërkon të respektohet pavarësia e GJS dhe nuk duhet të bëhet pjesë e dialogut, siç kishte kërkuar më 24.06.2020, në Pressing, Baton Haxhiu. Duke i kundershtuar, Blerim Latifi u shpreh se këtë gjë nuk do ta pranonte LDK dhe kjo do t’ia rriste tagrin Serbisë.
8. Gjatë takimit që KM Hoti pati dje me Isa Mustafen, a i kishte treguar se çfarë mund t’i ketë thënë dikush në Bruksel ?
9. A kishin dorë në këtë punë Carl Bildt dhe Petrich që u gëzuan aq shumë, apo ishte nga fakti se Thaçi e kishte « përzënë » Carl Bildt, pasi ai njëherë « i kishte kërkuar ndarjen e Kosovës, dhe Petrich që nuk ia kishte arritur ai të bëhet kumbar i ndarjes apo shkembimit të territoreve në mes të Kosoves dhe Serbisë » !
10. Në fund do bëhem « gojëkeq » duke shprehur atë që mendoj se i tërë ky përshtjellim është bërë nga vetë Grenell dhe Thaçi, pasi mund të kenë pasur dyshime se presidenti do të arrestohej në SHBA, gjatë qëndrimit atje ! Nuk i di procedurat, prandaj i telefonova një mikut tim në SHBA për kosultim. Por, edhe pse ai është një njohës i mirë i rrethanave atje, përkundër dyshimeve, nuk kishte ndonjë ide më të qartë. Megjithatë, diçka po zihet që GJS të bëhet pjesë e bisedimeve ku viktimat do të denohen edhe njëherë për së vdekuri, nëse amnistohen të gjithë ata që mund të jenë të dyshuar. Kjo i konvenon më së shumti Vuçiqit, sepse Kosovës do t’i ndalohej me marrëveshje ndërkombëtare të bëj padi për gjenocid siç ka bërë Armenia kundër Turkisë për gjenocidin e 24 prillit 1915 dhe i cili 86 vite me vonë (2001) Franca njohu zyrtarisht gjenoicidin Turk n’Armeni. Këtë mendim ma ka forcuar deklarata e Vuçiqit para disa ditëve kur tha se ishte krenar që asnjë serb s’e ka dërguar në Hagë. A ishte ky « lëshimi » që përgatitej t’i bëhet Serbisë dhe mbështillej, herë me shkëmbim të territoreve, herë me ndarje të Kosovës duke kamufluar qëllimin e vërtetë ?
Sidoqoftë, ka qenë e çuditshëme sjellja e Thaçit, kohëve të fundit, ndaj Europes dhe kërkeses se saj për vazhdimin e qendrimit të EULEX-it në Kosovë, e sidomos ndaj përfaqësuesit të BE, z. Lajçak.
Nëse mendimi im, në pikën dhjetë, është naiv, kërkoj falje !