1. Luftojmë për Flamurin Kuq e zi, për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar.
2. Luftojmë për një Shqipëri të lirë, etnike, demokratike, me bazë shoqërore moderne.
3. Luftojmë për një Shqipëri ku do të mbretërojë liria e fjalës dhe e mendimit.
4. Luftojmë për një Shqipëri të rregullueme ekonomikisht dhe shoqënisht, në mënyrë që të mos ketë shfrytëzues dhe të shfrytëzuem, d.m.th të mos ketë njerëz që jetojnë në kurriz të të tjerëve; mos të ketë bujq pa tokë të vetën të mjaftueshme, punëtorë krahu dhe mendjeje pa banesë dhe jetë të sigurueme, pra për një Shqipëri të rregullueme me një sistem ekonomik rrënjësisht të reformuem simbas shpirtit dhe nevojave të popullit shqiptar.
5. Luftojmë për një Shqipëri ku do të zbulohen, do të përkrahen dhe do të rriten vlerat e fshehura në çdo shtresë të popullit, me anë të shkollës shqiptare.
6. Luftojmë për një Shqipëri ku do të çmohen drejtësisht të gjitha vlerat, pa dallim moshe, krahine, besimi apo klase.
7. Luftojmë për të formue një Shqipëri të drejtueme nga njerëz të pa kompromentuem, nga shqiptarë që nuk janë kursyer në çdo kohë e në çdo rrethanë për shpëtimin dhe të mirën e këtij vendi, prej burrash punëtorë, të aftë e të ndershëm.
8. Luftojmë për një Shqipëri që di të dënojë pa mëshirë dhe në mënyrë shembullore antipatriotët, tradhëtarët, të shiturit, ngatërrestarët, spekulluesit, spiunët; për një Shqipëri ku nuk do të kenë vend dallkaukët, servilët dhe të gjithë ata që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë së Rilindur.
9. Luftojmë për të harmonizue dhe bashkue energjitë e Kombit, për të gatue bashkimin mendor dhe shpirtëror të të gjithë shqiptarëve.
10. Luftojmë për mobilizimin e të gjitha fuqive të gjalla të Kombit, kundra pushtuesit, për realizimin e idealit të lartë kombëtar: