Dasma mbretërore, fisnikëria botërore zbriti në Tiranë, politikanët shqiptarë munguan

Një dasmë si në përralla, një histori me princ dhe princeshë. Leka Zogu dhe Elia Zaharia janë celebruar dje mes 800 të ftuarish në dasmën e tyre. Megjithëse ka përshkruar sallën “Skënderbeg” në Pallatin e Brigadave e buzëqeshur dhe me një fustan madhështor, Elia i ka mbajtur me vështirësi lotët, duke u shfaqur me shumë emocione, ndërsa përkrah kishte “Princin e saj të kaltër” për t’i dhënë siguri.

Leka Zogu martesaKreu i bashkisë, Erion Veliaj ka mbajtur një fjalë përshëndetëse fillimisht duke folur edhe për miqësinë mes çiftit që kurorëzoi martesën. Pas fejesës disavjeçare, Princi Leka II dhe aktorja e këngëtarja Elia Zaharia nën bekimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj zhvilluan ceremoninë celebrimit. Nga dje Elia është Princeshë, Elia Zogu. Në orën 11:00 u zhvillua ceremonia e celebrimit në Sallën e Fronit, drejtuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nën bekimin dhe nga përfaqësuesit e klerit në Shqipëri.
“Tirana është qyteti ku jeni njohur ku keni ushqyer miqësinë, respektin e ku i shfaqët dashurinë njëri-tjetrit. Tirana është vendi ku do të ngrini folenë”, u shpreh Veliaj në ceremoninë e bekimit.

Përfaqësues të lartë të feve kanë bekuar çiftin, i cili ka dalë para altarit për të kurorëzuar martesën. Të gjithë në një linjë kanë uruar Princ Lekën dhe Elia Zaharian, duke dhënë bekime dhe urime për ta. Dasma e Princ Leka Zogut me Elia Zaharian pas celebrimit nga kryebashkiaku Erion Veliaj, kaloi në një moment tjetër të veçantë, pritjen e të ftuarve dhe çiftit në rezidencën mbretërore. Këngët dhe valle tradicionale shqiptare dhe një koktejl për të ftuarit krijuan një atmosferë elektrizuese.

Vijnë në dasmë Mbretëresha e Spanjës, princër e princesha nga Austria, Belgjika, Egjipti, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Italia, Irani e më gjerë. Hyjnë në rezidencë edhe prindërit e Elias, aktorja e njohur Yllka Mujo dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Pas kaq vitesh larg njëri-tjetrit, ata po përjetojnë së bashku lumturinë për martesën e vajzës. Në oborrin e rezidencës ku jetojnë Princ Leka dhe Princeshë Elia është zhvilluar një koktej me të ftuarit e dasmës mbretërore, menjëherë pas celebrimit në Pallatin e Brigadave. Mes traditës dhe klasit në mjediset e kopshtit është shërbyer ushqim shqiptar, siç kanë qenë edhe pijet e servirura.

Në protokoll parashikohej një përshëndetje nga ana e Princ Lekës për të vazhduar më pas me koktejin në kopsht, i cili pati edhe interpretime artistike nga grupe korale dhe folklorike. Të pranishëm ishin artistë të shumtë. Dasma ka vijuar pas disa orësh. Pas koktejit, dasma vijoi me darkën që u mbajt në Pallatin e Brigadave me rreth 300 të ftuar, 150 përfaqësues të familjeve të rëndësishme mbretërore, Lartësitë e tyre, të ftuar të huaj dhe 150 të afërm dhe miq të ngushtë të çiftit.

Politikanët shqiptarë mungojnë në dasmën mbretërore

Kjo dasmë ishte kryefjala e mediave shqiptare dhe jo vetëm. Shumë emra të mirënjohur fisnikërie udhëtuan nga e gjithë bota për të qenë prezentë. Por, ajo që bëri më shumë përshtypje ishte mungesa e politikanëve shqiptarë. Ndër të parët që ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ka qenë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxe. Emrat të tjerë të politikës shqiptare nuk u panë në ceremoninë e mëngjesit. Ra në sy prezenca e politikanit kosovarë, Ramush Haradinaj, i cili kishte udhëtuar nga Kosova së bashku me bashkëshorten e tij për dasmën mbretërore.

Fisnikëria botërore zbret në Tiranë

Në ceremoninë e celebrimit që u mbajt në Pallatin Presidencial, i njohur dikur si pallati mbretëror ishin të pranishëm përfaqësues të familjeve të mëdha mbretërore të Evropës, por edhe nga bota, mes tyre Mbretëresha Sofia e Spanjës, Princi Michael i Kentit dhe bashkëshortja e tij nga Mbretëria e Bashkuar, Princi i Luksemburgut, Princat nga Lihtneshtejni, Princesha Lalla Salma e Marokut, pretendendët për fronin mbretëror të Serbisë. Përfaqësues të familjeve mbretërore të Italisë, Austrisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Rusisë ishin po ashtu të pranishëm. Sipas burimeve tona, në këtë ceremoni udhëtojnë nga e gjithë bota 70 familje mbretërore, të cilat do të vijnë me shumë anëtarë të familjes, pasi kështu është tradita e secilit. Listën e kryeson Mbreti i famshëm Mohamed VI i Marokut dhe bashkëshortja e tij, Lalla Salma, të cilët kanë prenotuar 40 dhoma në një nga hotelet më luksoze të Tiranës, ndërsa pas tyre vjen Spanja me 6 dhoma të prenotuara.

Masat e rrepta të protokollit

E gjithë ceremonia ka pasur një protokoll shumë të “rreptë” që para se të niste. Të shumtë ishin miqtë e afërt të çiftit, apo edhe pjesë e organizatorëve, që nuk pranuar të jepnin shumë detaje para dasme, pikërisht prej rregullave të protokollit. Kjo ceremoni ka pasur edhe masa të rrepta në oraret e vendosura, kështu që pas orës 09:30 nuk ka mundur të hyjë askush në Pallatin Mbretëror. Ora 10:00-10:50 ka qenë për të ftuarit e huaj dhe shqiptarë, të cilët arritën në ceremoni në bazë të protokollit. Në orën 10:20 ishte koha e politikanëve, ndërsa pesë minuta më vonë mbërritën anëtarët e familjeve me makinat e tyre. Pasi të gjithë këta kanë mbërritur dhe secili ka zënë vendin e tij, “në skenë” do të shfaqen nusja dhe dhëndri, pikërisht në orën 11:30. Ky do të jetë momenti i fotografimit të çiftit jashtë pallatit. Por, të ftuarit nuk mbërritën të gjithë, pasi në orën 12:00 mbërrijnë mysafirët ndërkombëtarë, për t’u bashkuar të gjithë në drekën e Pallatit të Brigadave. Sipas burimeve tona të brendshme, në këtë ceremoni udhëtojnë nga e gjithë bota 70 familje mbretërore, të cilët do të vijnë me shumë anëtarë të familjes, pasi kështu është tradita e secilit. / BalkanWeb

1 thought on “Dasma mbretërore, fisnikëria botërore zbriti në Tiranë, politikanët shqiptarë munguan”

  1. musledin GLINA

    Te roje Mbreti,te roje breteresha,te roje Shqiperia.Pjesemaria ne dasme e shtepive mbreterore gati gjith Botes,qe edhe ne ender ta enderonje nuk do ta besonje.Kjo tregon,verteton qe jemi ne rugen e drejte per tu radhiturne vendin qe na takon EVROPE.Nje kompliment te jashtzakonshem i takon organizatorit brillant Z.Bakalli.70 vjet jashte Atdheut jam krenar qe jam Shqiptar.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top