Dakort Isa eshte i keq, po Albini a eshte engjell…

SHKRUAN: REXHEP SHAHU

Te gjithe po merren me biografine e Isa Mustafes, per ta kryqezue Isen pse Albin Kurti po sillet si diktator arrogant.

Te gjithe po fajesojne Isa Mustafen qysh kur eshte linde pse Albini sillet si pronar i qeverise se Kosoves, si mbret i Kosoves, pse Albini nuk do me pyete askend sepse ai i di te gjitha nga A deri te A…. Po Albini a ka biografi apo eshte ende ne xhepat e Demaçit e ne sqetullat e Qoses…

Po Albini a ka ndonje faj, apo vetem Isa qe e beri kryeminister ka faj. Po kete faj e ka pse e beri kryeminister.
Te gjithe po merren me te kalumen e Isa Mustafes, secili duke harrue te kalumen e vet, secili duke u shfaqe prokuror ose engjell, te gjithe me gishtin drejtuar Isa Mustafes dhe te gjithe avokate te Albinit, te engjellit, te hyut.

Per me luftue Isa Mustafen VV ka thirre nen arme gjithe njerzit qe nuk e duan Isa Mustafen nga gjithe planeti. Ne keta njerez qe nuk e duan, ka njerez qe nuk e duan kot, qe kane antipati kot, qe nuk u duket i bukur, nuk u duket simpatik, ka njerez qe Isa u ka bere keq, u ka bere dem ne gjithe jeten e tij se nuk ka qene vetem engjell, ka njerez qe nuk i ka lejue Isa me ece ne jete me veprimet e mos veprimet e tij, ka nejrez qe nuk e duan se nuk u pelqen per dhenderr Isa Mustafa. Por te gjithe flasin per llogje, jo pse ka kripe uji i detit dhe nuk flasin a beri mire apo keq Albini me veprimin arrogant qe cenoi koalicionin.

Te gjithe dine me hollesi e detaje bizneset e Isa Mustafes me Hashim Thaçin, ua dine tradhetite, kurvnite, hajnite duke harrue se veprimet e mira apo te kqia jane bere jo ne menyra individuale por kolegjiale.

Hashim Thaçin e kisha var ne mes te Prishtines, por mos harroni o njerez qe pas Rugoves eshte njeriu me gjate ne pushtet ne Kosove dhe nuk ka mbajte pushtetin me arme por me votat e shumices se njerzve.

Edhe une nuk e dua Isa Mustafen.
Por Isa Mustafa eshte realitet, eshte njeri qe e ka kryetar LDK-ja, e ka zgjedhe nje anetaresi e caktume. Ata qe e kane votue e dine dhe ne qe nuk e kemi votue vrasim miza marrim vendime per te sikur jemi zotat e Kosoves..

Bie dakort qe Isa eshte i keq. Po te doni, eshte shume i keq. Mos e zgjidhni kryetar te VV, por ne LDK e kane zgjedhe kryetar pa votat e VV. A do te kishte me te mire per LDK. Plot. A eshte ky me i miri. Jo. Per mua jo sepse ai nuk i ka mbajte por i ka largue shoket e mi, politikanet qe une çmoj me shume se i duhen Kosoves ai i ka largue.

Por ne rastin ne fjale, ne konfliktin me VV, a ka ndonje faj Albini. Albini u soll si diktator, si hilanjoz, apo Isa. Albini qe e shkarkoi ministrin e brendshem pa fole me te, pa diskutue me te, pa fole me Isen, pa diskutue me Isen ne baze te marreveshjes mes tyre, a ka ndonje faj Albini apo Albini eshte Mesia, Albini eshte Pejkamberi, eshte Lenini e Stalini.

Mund ta vrasim apo varim Isa Mustafen per te kalumen e tij, po vij po ju ndihmoj meqenese te gjithe dini gjithçka per te dhe nuk po ia futni kot, por sot kemi problemin e koalicionit, kemi problemin e arrogances brutale te Albinit te cilit nuk i mbushet mendja se ka 28 deputete, por i duket se ka deputete me shume se parlamenti kinez.

Miq, mos te behemi vegla te VV, te propagandes se saj komuniste, guerilse se nuk i bejme asnje sherbim sot Kosoves me kete urrjetje qe derdhim.

Isa eshte jo i pari ne koalicion, eshte i dyti, Albini eshte i pari, por Albinit duhet me i thane dikush se nuk je mbreti i Kosoves, por je ne pushtet me paterica.

Dy kembet e karriges se kryeministrit te Kosoves jane te VV e dy kembet e tjera jane te LDK. Albin, theji kembet e karriges sepse nuk ke takat me qendrue gjate ne pergjegjesi, nuk eshte lehte te jesh kryeminister, me kollaj eshte te jesh ne opozite te rrehish sahana e tupana dhe te mobilizosh gjithe enveristet, komunistet, marksistet e leninistet qe ne fakt nuk duhet te gjejne vend ne VV se nuk eshte as duhet te jete vatha e tyre.

3 thoughts on “Dakort Isa eshte i keq, po Albini a eshte engjell…”

  1. Shkrim realist dhe ne thelb ka nevojen per vetepermbajtje.
    Shpresojme qe arsyeja te mbizoteroje mbi pasionet e mbrapshta.

  2. Nuk ke qka ti shtosh apo heqesh
    Ky zotni te kthen dhptesen qe ende ka njerze me moral dhe dinjotet qe i dalin furtunes propagandistike para dhe i zhot Stop ! Mjaft se kalut qfo kufi.

  3. Ilaz Berisha

    E tërë elita politike e tanishme në Kosovë ka faje, dikush më pak e dikush më shumë. Por, këtu është fjala për këta dy personalitete apo dy parti në koalicion dhe që të dytë kanë fajet e tyre që Thaçi po i shfrytëzon me mençuri, por në dëmë të Kosovës e për interese parsonale. Prandaj nuk është puna këtu që t’i çesim në bankë të zezë asnjërin, por apelojmë që këta dy duhet të merren vesh e ta gjejnë mundësinë që ta vazhdojnë qeverisjen e t’ia mbyllin rrugën dhe ambicjet Thaçit, i cili me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, jo për ta luftuar koronavirusin, por për t’i merrë frejtë dhe komandën në dorë për t’i realizuar premtimet që ia ka dhënë Vuçiqit dhe Grenellit për ndarjen e Kosovës, të cilën gjë po e thonë jo vetëm analistët dhe njohësit tanë të rrethanave politike në Kosovë, por edhe shumë njohës dhe analistë e politikanë të jashtëm. Thaçi mendon se kështu do ta mbrojë veten, por jo nuk mund ta mbrojë dot, sepse në fund prehet edhe cungu. Prandaj edhe njëherë i lus dhe apeloj te këta dy të koalicionit që ta ndërprejnë këtë të keqe, duke gjetur rrugë afruese për të qeverisur së bashku.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top