SHKRUAR NGA MEHMEDALI JASHARI
Crnagori ri
me Crnagorin plak
jan’ virus për shqyptarë
Kosovën e duan n’gjak
Ja ku e keni lakuriqin kinez
ngarendni pas tij si tufë e bagëtis
Siç u turrët pas horrave enveristo – nanoist
Stalinistin e fundit e keni lider shpirtnorë
Bëjeni të parë, kryehorr me kunorë
Kosova jonë, Kosova e shkretë
A harrove kur t’mloj zija
kur anembanë të râ Serbija
Kur u dogje shkrum e hi
Kur tu therren gra e thmi
Kur t’masakrohej populli krejt
Tokë e shpija mbeten shkret
Kosova jonë, Kosova shkretë
A i harrove ditët e frikës
Qysh me ja kthy shpinën Amerikës
Që t’çliroj e t’bâni shtet
Kosova jonë, Kosova shkretë
Pse po e ndjell ti dreqin vet?
Pse lejon n’Kuvend me t’hi
komunistat zagar t’Serbisë
Kosova jonë, Kosova shkretë
Si ta bânë f’tyra e ta duron zemra
argatin e dreqit me e mbajtë mrena
Gjarpijt e gjakut, anmiqtë e Rugovës
i bëre president e kryehorra t’Kosovës
Përshëndetje për Ju, ju shqyptarët e mij
mue plakun po më habisni n’pleqni
edhe n’demokraci po doni komunista
gjakun e pistë – tradhtarët vrasës enverista!