ÇLIRIMI I SHKUPIT NGA SHQIPTARËT, MË 11 GUSHT TË VITIT 1912

Më datën 11 gusht të vitit 1912 hynë në Shkup kryengritësit shqiptarë prej 200 luftëtarësh, të komanduar nga Bajram Daklani, që ngriti në qytet flamurin kombëtar shqiptar.

Më 13 gusht hynë në qytet forcat e Isa Boletinit, më 15 gusht vërshuan në qytet rreth 6.000 luftëtarët e komanduar nga Bajram Curri etj. Numri i kryengritësve arriti në 30.000.

Kryengritja u përhap edhe ne viset e tjera të Kosovës dhe Shqipërisë. Qeveria osmane thuajse i pranoi pjesërisht 14 pikat autonomiste të parashtruara nga Hasan Prishtina, të mbështetura edhe nga Austro-Hungaria (propozimi i Vjenës i 13 gushtit), ndërsa Fuqitë e Mëdha kundërshtuan dhënien e autonomisë dhe caktimin e kufijve të Shqipërisë, sepse u druheshin shteteve ballkanike dhe interesave të tyre mbi territoret shqiptare, ndaj edhe qeveria osmane e quajti çështjen shqiptare problem të brendshëm të saj.

______________________________________________

Pse shqiptarët e Shkupti nuk e përkujtojnë ditën e çlirimit?

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top