Cilën Europë e synojmë?!

SHKRUAN: MEVI RAFUNA

Sikur nuk na mjaftoi lufta…
Por siç duket ende kërkojmë një “pushtues tjetër” apo nuk e dijmë çfarë kërkojmë të humbur në Pluhurin e Historisë.

Çfarë synoni kur jetën dhe shpirtrat tuaj ja u dorëzuat “mashtruesve” që u vishen me petkun e imamëve të pasluftës, që ja u morën lirinë, ja u morën fëmijët, ja u pushtuan të Ardhmen.

Kam thanë disa herë që nuk më pengon asnjë besim apo religjion fetar dhe nuk kam urrejtje për askënd. Por nuk mund të heshti kur ata që na e uzupuan edhe “dashurinë në emrin e Zotit” na helmojnë për çdo moment në çdo mundësi që ju jepet.

Mbi 900 xhami u ndërtuan në Kosovë, pa pyetur qytetarët barkthatë e këmbëzbathur që ikin nëpër Europë.
Thanë jemi 95% myslimanë dhe ky qenka “vullneti i Zotit”.

Adem Jasharin që luftoi dhe u vra si Shqiptar me gjithë familjen, fëmijë e pleqë, po mundohen ta shpallin si Hero Mysliman.

Mbi dhjetë mijë të vrarë e të masakruar barbarisht u ndëshkuan nga Ushtria Serbe dhe Regjimi i Millosheviçit, me Bekimin e Kishës Ortodokese Serbe, me “fajin”se ishin shqiptarë.

Madje nuk u kursyen as fetuset në barkun e nënave shqiptare që ishin shtatzanë, e as foshnjet në djep.

Unë e mbaj mend mirë kohën e paraluftës.
Zotin e quanim Zot dhe shumë rrallë e kam dëgjuar emrin Allah.

Jam rritur me frymën shqiptare, me frymën e lirisë, me gjuhën shqipe, me historinë tonë të lavdishme, me krenarinë për herojtë tanë, me frymëzimin e veprës së Rilindasve shqiptarë.

Tani fëmijët i shoh të indoktrinuar, të preokupuar me botën e përtejme që ende pa u rritur, kanë frikë të rriten se kjo botë qenka Haram.

Qindra të rinjë shkuan në Siri për luftë. Çështja e Shamisë u fut në lojën politike.
Një skenë politike pozitë-opozitë që arritjet kryesore i kanë gurthemelet e xhamive.
Bashkësia Islame e Kosovês heshti për gjatë këtyre viteve, nuk u distancua kurrë nga sektet e rrezikshme të cilat tash e dy dekada bëjnë terror psiqik ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Xhamijat u zbrazën sepse mijëra të rinjë nuk u bindën dot për jetën e përtejme për Xhihadin Seksual. Para ambasadave europiane pritjet ngjajnë sikur një eksod masiv.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani para tri ditësh deklaroi për televizionin TRT world se Erdgoani mund ta “bind” Vuçiçin për njohjen e Kosovës. Tani rolin kyç sipas kësaj logjike nuk e ka as USA as BE por Erdogani (një diktator turk që synon ta nxjerrë nga rrënojat Perandorinë Osmane dhe përmes Islamit ta ripushtoj edhe njëherë Ballkanin e pastaj edhe Europën).

Kryeministri i Kosovës i cili i dha zemër islamit politik, e ndërsa në Iran po vriten femra shkaku i Shamisë, Kurti, e premtonte këtë lloj shamie në shkollat tona laike tek vajzat minore.

Një legjislaturë që nuk e voton Kodin Civil për martesat mes gjinive të njejta se qenka mëkat ndërsa kurrë nuk distancohen nga dhuna dhe ligjeratat pedofilike që kanë pushtuar jetën shoqërore nga imamë që nuk ju mjaftojnë vetëm xhamitë, por përdorin të gjitha mediat dhe të gjitha platformat e rrjeteve sociale për ta shpallur legjitime doktrinën e tyre shpellare.

Ne nuk jemi 95% myslimanë por jemi të pushtuar nga një grupacion që ka në dorë mbi 800 milion euro dhe bënë terror për të na rikthyer shekuj prapa, atje ku as paraardhësit tanë s’do e kishin imagjinuar dhe do turpëroheshin nga ne dhe do ju vinte keq për sakrificën dhe luftën e tyre ndaj pushtuesve.

Europa nuk janë vetëm Vizat të cilat u kushtëzuan me sistemin e sigurisë ETIAS të cilin e vendosi Franca në raport me Kosovën si pasojë e terrorizmit.

Europa është koncept i gjëre vlerash humane, politike e filozofike që u ndërtua mbi themelet e krishtërimit.

Ashtu siç ishin arbërit ashtu siç ishte Skenderbeu ashtu siç ishte Shën Nanë Tereza.

E jona si shqiptarë është që të Ardhmen tonë mos t’ia lëmë këtij grupacioni të islamit politik që Kosovën tonë të dashur, sakrificën mijëravjeçare, rrënjet tona dardane e rrënojat nëntokësore që bartin lavdinë e etërve tanë si themelues të parë të civilizimit në Gadishullin Ilirik.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top