Challandes publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës

9 nëntor, 2018 – Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve kundër Maltës si mysafirë, më 17 nëntor dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Për herë të parë janë ftuar portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Mirlind Kryeziu. Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën në hotel “Emerald”,  derisa stërvitja e parë mbahet të martën.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top