Çfarë koalicioni i duhet Kosovës

Shkruan: Arbër Gashi

Zgjedhjet ngjallin emocion, sepse secili ka mendimin dhe preferencat e tij. Në një shoqëri si e jona, ku demokracia ndodhë njëherë në katër vjet (ose në fund të legjislaturës), debatet marrin hov, bisedojnë mes vete burra e gra, të rinj e pleq, dhe po, bisedojnë edhe protektorët e lirisë tonë, duke na vrojtuar me kujdesin më të madh dhe me shpresën se nuk do ju rrëshqasim nga duart, që për disa duken si kthetra.

Vendlindja jonë, shteti i bërë me sakrifica të secilit prej nesh, po e kërkon ndihmën tonë, mendjen tonë, mençurinë tonë, gadishmërinë e diplomacisë kombëtare për shërbim cilësor, po e kërkon vëmendjen dhe mbi të gjitha, dashurinë përtej interesit që lidhet me karrigen e pushtetit.

Zgjedhjet po vijnë dhe pas tyre duhet ta kemi një qeveri dhe një Kuvend, që së paku deri në vitin 2022, Kosovën do ta ruajë nga kafshimi helmues, nga koalicioni që e mbështetë planin ogurzi të ndarjes dhe shpërbërjes së shtetit. Një koalicion, që Kosovën e ruan nga plani për eksterritorialitet të pakuptimtë mbi bazat e religjionit. Një koalicion, që Kosovën e ruan nga plani për krijimin e një pushteti të tretë ekzekutiv, tërësisht në duart e kolonistëve dhe shtetit serb. Një koalicion, që e ruan shtetin nga marrëzia jonë, që shpeshherë fshihet pas simbolikës, duke e anashkaluar tërësisht përmbajtjen.

E në fund, një e vërtetë e hidhur që tregon se, ne sot s’kemi tjetër alternativë përpos një koalicioni mes LDK-së në njërën anë, dhe LVV-së pa kopalla të ftohta e të nxehta në anën tjetër. Shpresoj që Albini nuk na vjen n’Qeveri si “Pogllavica me indijan”, e me turli harabeli rreth qafe.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top