ÇFARË ËSHTË POLITIKA SHQIPTARE SOT?

SHKRUAN: AGIM CURRI, BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT, DEGA NË GJERMANI

Sipas politikanëve shqiptarë, politika është art i arteve. Politika shqiptare është poltikë mashtruese dhe ngatërruese. Thënë ironikisht, për politikëbërsit shqiptarë politika është i vetmi profesion, ku mungesa e diturisë është më e vlefshme së vetë dituria.Tëk shqiptarët, përkatësisht tëk politikëbërsit shqiptarë, politika është një punë profitabile, fitimpruese, korruptive, zhvatëse dhe skajshmërisht kriminalizuese. Tëk elitat tona politike truri dhe arësyeja e shëndoshë janë më së paku të nëvojshme.

Politikanët shqiptarë bëjnë politikë të rastit, bëjnë politikë ditore dhe shkurtëpamëse. Gjithashtu, politikanët shqiptarë nuk kanë strategji të veprimit. Ata bëjnë politikë përçarëse dhe destruktive. Politikanët shqiptarë nuk bëjnë politikë unike, as në momentet vendimtare për shtetin dhe ardhmërinë e tij.

Politika shqiptare është politikë vazale dhe nënshtruese ndaj politikës europiane dhe asaj ndërkombëtare.

Politikanët tanë bëjnë politikë anti-kombëtare dhe kundër interesave të shtetit të tyre.Ata sot po bëjnë politikë partiake dhe klanore dhe aspak politikë shtetërore.

Prandaj, mund të themi së politikanët shqiptarë, me këtë vazalitet, marrëzi dhe verbëri politike po përpiqën ta pëngojnë unifikimin e faktorit shqiptar për të bërë politikë të mirëfillt në interes të shtetit dhe qytetarëve të tij; respëktivisht për të bërë një politikë mbarëkombëtare në interes të Atdheut dhe kombit shqiptar.

 

https://youtu.be/QfEolzANqcM?t=40

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top