Më 21 shtator të vitit 1998, të posaardhurit nga Tirana, Bardhyl Mahmuti e Hydajet Hyseni, mbajtën një tubim (ora lokale 19:00 – 21:00) me bashkatdhetarët shqiptarë në klubin Liria të qytetit Malmö në Suedi.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, dy-tre orë para se të ekzekutohej kolonel Ahmet Krasniqi në mes të Tiranës, Bardhyl Mahmuti, si përfaqësues i Shtabit Puçist ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, para të pranishmëve e paralajmëroi vrasjen e Ministrit të Parë të Luftës.
Vrasja e Ahmet Krasniqit ishte goditje fatale për Ministrinë e Mbrojtjes, për Kushtetutën e 7 shtatorit të vitit 1990, si dhe për Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, përmes së cilës, Kosova shpalli botërisht pavarësinë e saj dhe ndërtoi institucionet shtetërore.
Pas vrasjes së kolonelit, lufta për çlirimin e Kosovës së pushtuar nga Serbia mori edhe dimensionet e padëshiruara të luftës vllavrasëse, pasojat e së cilës vendi ynë po i ndjenë edhe sot. Andaj, si asnjëherë më parë, shoqëria jonë duhet të angazhohet për shërimin e kësaj plage të tmerrshme, duke i dhënë prioritet gjyqësisë së pandikuar nga interesat politike.
Ka ardhur koha kur dëshmitarët e ngjarjeve dhe nxitësit e luftës vllavrasëse po i rrëfejnë përjetimet e tyre. Për këtë arsye, përjashtim nga rrëfimi nuk mund ti garantohet as Hydajet Hysenit, e as Bardhyl Mahmutit.
*** *** ***
Fjala e Xhavit Halitit në TVSH, disa ditë para se të ekzekutohej kolonel Ahmet Krasniqi
Gjetje e verifikuar – zbulohet vrasësi i kolonel Ahmet Krasniqit
VRASJA E MINISTRIT TË LUFTËS AHMET KRASNIQI – PRAPASKENAT DHE URDHËRDHËNËSIT