Shkruan: Florim Zeqa 20.03.2016
Çdo njeri inteligjent, qoftë artist ose jo – matematikan, doktor, shkencëtar, mësues, bujk apo murator – zotëron një mënyrë të vrojtimit dhe të përshkrimit të botës që e rrethon,…megjithatë poetët janë më të veçantë në përceptimin e gjërave dhe botës që i rrethon.
Ashtu sikurse heronjët, dëshmorët dhe figurat e mëdha kombëtare, që nuk u përkasin vetëm familjeve të tyre, subjekteve apo ideologjive politike,…edhe poetët dhe krijuesit janë vlera kombëtare, nuk janë anëtarë të asnjë partie, janë bijtë e atdheut.
Atdheu është baba dhe nëna e poetëve,e poetët janë njëkohshëm bijtë e atdheut të tyre.
Zëri i shpirtit të poetëve përkthehet në “shpërthim” letrar, ku e bukura gërshetohet me të shëmtuarën, e ftohta me të ngrohtën, dielli me shiun dhe e qara me të qeshurën…përkufizuar me një fjalë të vetme, POEZIA është mbretëreshë e krijimtarisë letrare.
Një poet apo krijues i cili nuk kujdeset dhe as nuk vrapon pas shkrimeve të tija, ashtu siq kujdeset dhe vrapon një prind pas fëmijëve të tij,…ai poet apo krijues nuk e meriton të nderohet dhe respektohet, e aq më pak të lexohet dhe interpretohet prej të tjerëve.
Ishte “Flaka e Janarit” 2016 në Paderno (Itali), që bashkoi krijuesit shqiptar në Itali, që njëherit më dhuroi fatin dhe privilegjin e madh të takoj maestron e vargut poetik, të madhin Agim Desku, i ardhur enkas për këtë aktivitet kulturor nga Peja (Kosovë).
Poetët e mëdhënjë të përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, siq është Agim Desku, janë të rrallë; thjeshtë, i sinqertë, me kulturë të lartë qytetare, me karakter të fortë njerëzor, që kapërceu të gjitha vështirësitë, vetëm për të mbajtur fjalën e dhënë,…për të ardhur në aktivitetin kulturor të mërgatës shqiptare në Treviso (Itali).
Sytë dhe pamja e fytyrës së çdo njeriu tregojnë karakterin dhe shpirtin e tij, vetë duhet ditur t’i lexosh. Karakteri është sikurse bima : rritet i fortë aq sa i ka rrënjët e shëndosha.
Përderisa kultura është si pema : në qoftë se dëshirojmë fruta , duhet kultiviuar me kohë dhe nën kujdesin e vazhdueshëm.
Poezitë e Agim Deskut jo vetëm që janë tërheqëse për t’i lexuar, edhe më tërheqëse për t’i dëgjuar me shprehjen artistike nga ana e poetit,…thjeshtësia e komunikimit e lartëson akoma më tepër poetin nga Peja.
Me të drejtë Sokrati kishte thënë për poetët; “Poetet janë si unë, si ti, hajnë, pijnë, dehën, por kur shkruajnë flasin me përenditë”
Biografia e një poeti është poezia e tij. Megjithatë, ja vlenë të përshkruajmë një biografi të shkurtër të poetit nga qyteti i bukur i Pejës, Agim Desku.
Biografia e pasur e poetit
Agim Desku u lind me 25 gusht 1957 në fshatin Siqevë, komuna e Klinës, shkollimin fillor e kreu në Ticë të Skënderajt (klasën e parë fillore), pastaj vijoj mësimet në Ujmirë, gjimnazin e kreu në Klinë, ndërsa ShLP Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Gjakovë.
Agim Desku deri më tani ka botuar këto vëllime poetike;
“Pëshperitje drite” (poezi për të rritur,1995, Shkëndija–Pejë), “Kënga e Pranverës” (poezi për fëmijë, Drini graf-Klinë,1996), “Në cilin varg mbes” (poezi për të rritur, Dukagjini-Pejë , 2007), “Dua të pi verë Çamërie” (Vllamasi –Tiranë,2011, promovuar në Dajt, Tiranë , Ministria e Kulturës, në Durrës, në lokalin “Shi dhe lot” nga Pegasi në Tiranë, promovuar nga Kongresi i Rrjetit të gruas shqiptare më 24 Nëtor 2012 në Vlorë dhe në Pejë, në kuadër të kulturës pejane,…”Vargje që sjellin lot Çamërie”, (vëllimi i pestë që i dedikohet dhimbjes dhe plagës Çame), “Këngë Ilirshte” (2015), “Monografi per mësuesin Tahir Abazin Berisha” (2015), “Rrefej diellit” (Athinë 2015, përkthyer edhe në gjuhën greke).
Nga çmimet letrare me të cilat është shpërblyer poeti Agim Desku veçojmë këto; çmimi i parë në poezi ,nga Konkursi letrar “Të rinjtë e Çamërisë” (2011, 2012), çmimi i tretë “Flaka e Janarit” (Gjilan 2011), personalitet i vitit 2012 në Vlorë (nga Kongresi i Rrjetit te gruas shqiptare), çmimi i parë në “Flakën e Janarit” në poezi (Gjilan 2014),…e deri të çmimi i parë në konkursin letrar,
“Poezia dei Poopoli” me 2014 në Milano-Itali.
Agim Desku ishte pjesmarrës dinjitoz edhe i shumë aktiviteteve poetike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Mesazhet e vargjeve të Agim Deskut
Secili vëllim poetik, secili varg dhe secila fjalë e poetit Agim Deskut ngërthen në vete mesazhe të qarta për lexuesin; siq janë dashuria ndaj atdheut dhe bashkombasve të tij, optimizimin dhe shpresën për ardhmëri.
Në poezitë e Agim Deskut, secili lexues e gjenë vetën në vargjet e tij,…e sidomos ata që kanë përjetuar ndarjen fizike nga atdheu i tyre.
Janë te mallkuar nga zoti ataqë na ndanë, janë te mallkuar ata që e kanë në dorë botën dhe nuk na bashkojnë, edhe zoti është fajtor, më falë o zot, por kur flas me çamet jam një rebel, dhe nuk mundem të rri i qetë pa e thenë të vërtetën, se nuk ka zgjidhje te rahatshme askund në Evropë nëse një popull mallkon, edhe pse ne jemi popull që falim, e duam lirinë, por e duam atdheun mbi te gjitha ,edhe dashurinë e falim ,vetëm atdheu të ndihet ilirë, shprehet Agim Desku në vellimin e tij “Dua të pi verë Çamërie”.
Çështja kombëtare e ka përcjellë çdo gjeneratë të kombit tonë, por edhe si poetë, prej Buzukut e këndej, janë poetët ata që në një formë janë arma e mbrojtjes së atdheut dhe në çdo kohë e kanë treguar se indentifikohen me Shqipërinë, me atdheun e tyre,…pra janë çdo herë pararojë e vlerave kombëtare.
Çështja e pazgjidhur shqiptare mua nuk më lë rehat si Çamëria, Kosova, Malësia e Oso Kukës, Kosova lindore, Ilirida, janë këto plagët e secilit shqiptar, andaj kam te drejtë edhe unë në to dhe të përpiqem te bëj një varg a një strofë, se e meritojnë, dhe nuk jam as unë i lirë kur e di se si ndihen fëmijët, nxenësit duke levizur të pasigurtë në çdo hapërim të tyre, përfundon rrëfimin e tij poeti pejan Agim Desku.
O Zoti im,ja shto jetën,ja ruaj mendjen e ja falë shëndetin këtij poeti i cili me penën e tij të artë na bën që si komb të jemi krenarë që kemi margaritar të tillë në mesin e bijve tanë të qmuar!Ju dëshiroj shum suksese i nderuar!Respekt!