Marrë nga CNN
Kjo është padyshim situata më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre, sepse ata humbën pronat e tyre dhe shtetësinë greke. Pala Greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht për Çështjen Çame. Ajo e vendos këtë temë nën tapet, ndërkohë që kjo temë duhet të hapet për t’u diskutuar për atë që ka ndodhur atë kohë.
Kështu shprehet profesori i historisë së Ballkanit, sllavëve dhe sllavëve lindorë në Universitetin e Maqedonisë në Selanik, Tsitselikis Constantine.
Në një intervistë për CNN profesori shprehet: “Gjërat u tensionuan jashtëzakonisht në 1925-1926, kur qeveria greke në atë kohë e udhëhequr nga Venizelos rrëmbeu pronat e çamëve pa i kompensuar ato. Kështu, vala e dhunës shpërtheu midis grekëve dhe çamëve.
Është një ide artificiale ajo se gjoja të gjithë çamët kanë bashkëpunuar me gjermanët. Në vitet 1943-1944 forcat e EDES të drejtuara nga Napoleon Zervas dëbuan me forcë në Shqipëri rreth 20 000-25 000 çamë. Nga kjo dhunë u vranë rreth 3 000 çamë, pjesa tjetër arriti të shpëtojë duke ikur në Shqipëri.
Kjo është padyshim situata më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre, sepse ata humbën pronat e tyre dhe shtetësinë Greke. EDES e udhëhequr nga Zervas nuk ishte ushtri e shtetit Grek, por ata kryen krime lufte.
Greqia nuk ka pse ta fshehë këtë temë nën tapet. Pala Greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht për këtë temë. Ajo e vendos këtë temë nën tapet, ndërkohë që kjo temë duhet të hapet për t’u diskutuar për atë që ka ndodhur atë kohë. Fatkeqësisht, ajo që ndodhi, ndodhi, pa dyshim, por që nga ajo kohë ne jemi tre breza larg”.