Byro apo Agjensi Kombëtare e Hetimit

Shkruan Artur Roshi, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat

Dje Qeveria Shqiptare miratoi projekt ligjin për krijimin e Byrosë së hetimit. Pika ku ndahej mazhoranca me opozitën ishte varësia e këtij organizmi të ri në sistemin e drejtësisë publike. Opozita kërkonte varësi nga prokurori i përgjithshëm ndërsa mazhoranca nga ministri i brëndshëm. Rekomandimi i komisionit të Venecias përkonte me qëndrimin e Opozitës. Më në fund mbas gati dy vjet debate u dakortësuan të dy palët me variantin e Venecias. Natyrshëm lind pyetja pse gjithë këto energji të humbura kot nga politika?

Unë mendoj se çdo gjë lidhet me mënyrën e të menduarit. Politika ende nuk shihet si një shërbim për qytetarët por si privilegj i përhershëm i klaneve të pushteteve. Në këtë kontekst krijohet Problemi i sistemit të referimit. Mazhoranca harton çdo ligj për ti shërbyer asaj, për të rritur fushën e kontrollit mbi çdo pushtet. Harron se mazhorancat ndërrohen dhe kontrolli i pushtetit ngelet Jo i balancuar por me njëanshmëri të fortë dhe në dëm të të drejtave qytetare. Emri “Byro” i kësaj njësie hetimore ka konotacion negativ për memorien e pushtetit në vendin tonë. Emri duhet ri koncepuar p.sh. Agjensia Kombëtare e Hetimit. Emri ka rëndësinë e vet për mënyrën e konceptimit shumëdimesional të kësaj njësie hetimore dhe besimin që duhet të përçojë tek qytetarët.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top