Bula djerse në ballin e kujtimeve të mija…

Shkruan: Ksenofon M. Dilo

Më tepër , me këtë që do të shkruaj dua të flas me zemër të hapur me të gjithë mësuesit. Mësuesi, nuk është vetëm një përcjellës i lëndës tek nxënësit. Isha shumë i ri 20- 21 vjeç kur fillova këtë profesion. Përvojë nuk kisha . Me thënë dhe të drejtën , sado që më pëlqente shkolla bënja dhe unë ato rrebelimet e mija. Por nuk mund të harroj se sa shumë e respektoja dhe dëgjoja Zonjën Arta Franja. Ishte mësuesja ime kujdestare.Me ‘të mora shhkëndijat e para të dashurisë për mathematikën. Por ishte në radhë të parë njertiu qe e respektoja e e dëgjoja si të ishte vetë zoti. Për mua , ajo zonjë ishte shëmbulli që ndoqa , rruga në të cilën eca në komunikimin me nxënësit. Gjithmonë. E kisha të qartë se një tufë çamarrokësh, nuk mund të bëhen zap as me thirrma as me urdhra e as me dhunë. Punoja shumë për të fituar respektin dhe për këtë më ndihmonte dhe serioziteti i lëndës që jepja. Me nxënsin duhet të komunikosh që të kesh mundësi të punosh. Komunikimi më i mirë është ta bësh atë të të dojë sepse do të shohë se edhe tin e do, të të respektojë si e respekton edhe ti, por sidomos të të dëgjojë e të mos të të kthejë fjalën. Duhet të krijosh me ‘të mardhënje shoqërore të cilat duhet të burojnë nga mirësia jote e të ushqehen vetëm me dashuri. Kjo sepse , për sa do të shkruaj, sikur të mos kisha këtë lidje me nxënsit e mij , tragjedia do të ishte rrënqethëse.

Ishte një ditë dimri . Bora që kishte rënë ditë me radhë ,kishte reshtur dhe dukej sikur qielli nuk kishte më dëborë sepse…e kish zbrazur të gjithë e atë ditë të grizhët nuk do të hidhte më mbi tokë atë pluhurin e ftohtë të tej bardhë, të lagur…
Kishim në plan një eskursion në Tomor. Për mua s’ishte ndonjë gjë e veçantë por doja që të kalonte edhe tek nxënsit ajo nxehtësia e bukur e dashurisë për ngjitjet në malin me dëborë.
-sot do bëjmë eskursion –thashë duke hyrë në klasë dhe me një kënaqësi të paharushme pashë shpërthimin e këgëzimit tek fëmijët që do të ishin atë ditë të lirë të …fluturonin.

E parëndësishme të zgjatem se sa bukur kaloi ajo ditë. Të gjithë e dimë se eskursionet pëlqejnë tek fëmijët. I vështroja dhe pothuajse më dukej se isha edhe unë nxënës. I shkrirë me ‘ta u ngjitëm deri në një pikë prej nga dukej Luadhi, Trebla. Një pejsazh i mrekullueshëm u hap përpata syve tanë. Aty , dëbora nuk shkrinte kurrë. Shtresa , shtresa , ishte formuar një si ta them, si bregore por që dukej , ose më saktë kujtoje se, megjithse ishte e mbuluar me borë , ishte shkëmbore. I lashë fëmijët të luanin. Vështroja si liria i shfytyronte e i bënte më të zhdërvjellët, i bënte më të bukur, i bënte të derdheshin në gëzim e i lumturonte. Eh! Fëminia është periudha më e dlirë e njeriut.Sidomos kur akoma nuk kanë hyrë në adoleshencë. Ky kufi është akoma në pafajësi e . Sa bukur kur më pas , kur rritesh , e kujton atë me nostalgji, e , e vetmja dëshirë që ke , është të rikthehesh përsëri aty!

Koha po kalonte, Nxënsit as qe kuptonin këtë. Duhet të ktheheshim. Këtu duhej tani ajo që fola më lart. Me të dhënë shenjën, të gjithë ishin në rresht dhe gati për kthim . Për momentin , ndërsa filluam të ecnim në rrugën e kthimit asgjë nuk kishte të çuditshme . Të gjitha kishin shkuar më së miri dhe…

Sapo ishim larguar nga pllaja ku kishim kaluar ditën dhe papritmas u dëgjua një kërcitje e fortë e më pas një tjetër që i ngjante bubullimës. Qëndruam të gjithë të shtangur dhe me kokat të kthyera nga vinte zhurma. Gjithë pllaja ku kishim ndenjur dhe kaluar ditën ishte shkëpotur dhe gjëmonte duke rënë në humnerë. Kishim ngrirë të gjithë. Unë më shumë . O tmer!Padashur mendova nxënsit e mij të rukullisen në atë humnerëdhe zemrën sikur ma përdrodën me një darrë të stërmadhe. Për pak trokitjet e saj mtë forta më sollën në vehte sepse duhej patjetër të bëja diçka. Fëmijët ishin tmeruar, por unë duhet patjetër t’i nxirrja nga ajo gjendje.

Ndoshta ka nxënës që nuk e kanë harruar atë ndodhi të tmershme , por di që u përpoqa me sa munda ta le të bukur atë ditë në mendjen fëminore. Tani nuk më kujtohrt se ç’ju thashë por , shkuam edhe herë të tjera eskursion. Kaluam ditë të bukura. Gjithmonë pa e tepruar.gjithmonë me kontrollin që kisha tek nxënsit e mij. Nuk mund të mos vlerësoja se , pikërisht bashkëpunimi dhe komunikimi i mirë na shpëtoi jetën në Tomor atë ditë.Dhe ishte pikërisht besimi që kishim tek njëri tjetri që na mbajti gjithmonë të lidhur. Këto lidhje , megjithse kanë kaluar shumë vite, me mburje e them janë akoma të forta e të bukura, janë ajo që më bën të krenohem për nxënsit e mij , ajo që më jep gëzim e më lumturon në këtë moshë të shtyrë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top