BUKËPËRMBYESIT E BASTARDËT E “LUFTËS” E TË “LIRISË” SË KOSOVËS

“Spiunat janë si te tjerët. Mos me kallxue vetë se janë spiuna, kërkush nuk i njeh” (Rexhep Shahu)

Të “bâmat e pista të komandantëve” të UÇK-së dhe të “argatëve të tyre”,

Bardhyl Mahmuti,

Bislim Zyrapi,

Bujar Bukoshi,

Bedri Islami.

Historik i shkurtër i fjalorëve

Qysh moti e kam pas idenë se vetën ne shqiptarët e gjuha jonë shqipe nuk ka një fjalor me terma të “komandantëve” dhe të argatëve të tyre të që dhanë ndihmesën e tyre në “luftën” e fundit, më 1998, 1999.

Nuk është punë e lehtë që të hartohet një fjalor, fjalor enciklopedik e ku do të futeshin të gjithë “komandantët” por edhe luftëtarët dhe komandantët e vërtetë.

Alfabeti i Gjuhës Shqipe ka 36 shkronja por ne kemi vetëm një fjalor, “Fjalor Enciklopedik” hartuar nga Pasho Baku, Shtëpia botuese “Bacchus”, Tiranë 20012 me rreth 2.500 zëra e 3.000 foto.) ndërsa shumë alfabete të gjuhëve të tjera, që kanë më pakëz se 28 e 27 shkronja dhe në thesarin e tyre gjuhësor kanë më shumë se 28 fjalorë enciklopedikë, duke filluar gjithnjë me shkronjën e parë, sipas rregullit të përgjithshëm në të gjithë botën shkencore dhe në të gjitha gjuhët, me shkronjën “A” deri te shkronja e fundit. Shqipja shkronjën e fundit e ka “ZH” kurse suedishtja e ka shkronjën “Ö”.

Edhe më parë, që nga F. Bardhi kemi pasur fjalorë shumë gjuhësh ndërsa veç pas “çlirimit”, pas vitit 1945, kemi fjalorët e parë me shpjegim fjalësh, si Fjalorin e Gjuhës së sotme shqipe dhe fjalorë të tjerë, të shkencave të tjera. ama një fjalor të gjuhës me terma etimologjikë pastaj fjalorin Enciklopedik që e kemi sot (lexo: për nevojat e kohës është i pamjaftueshëm, i mangët) janë fjalorë sa për me e zënë një vend në vitrinë, pra nuk i plogtësojnë nevojat as për së afërmi.

Po kjo është detyrë e leksikografëve dhe përgjithësisht e shkencës së Leksikografisë e Leksikologjisë shqiptare.

Unë do të filloj aty ku e kam lënë, te shkronjat “A” dhe “R” që shkruajta herat e kaluara në Bota Sot (“Një përvjetor i zymtë për Adem Demaçin dhe të “bëmat” e pista të Azem Sylës!” Nga Sinan Kastrati, Bota Sot, Më 1 shkurt 2017 Në ora: 12:12 dhe, i dyti, “Komandantë” të UÇK-së , ju e ndatë Veriun e Kosovës, ju e shkatërruat Kosovën !” Nga Sinan Kastrati, Bota Sot, Më 9 shkurt 2017 Në ora: 16:49) . Sot do të shkruaj për “komandantët” që fillojnë me shkronjën “B”.

Pas shkrimit që e fillova me shkronjën “A”, me Adem Demaçin e Azem Sylën, mu kujtua se për hartimin e “plotë” të një fjalori të “Ri” enciklopedik, vetëm me emra të “komandantëve”, duhët futur edhe “figura” të tjera që ndihmuan “luftën” tonë të fundit, “lufën çlirimare”, e ata ishin komandantët: Agim Mehmeti, oficer profesionist, me gradën kolonel, ish zëvëndës i Ahmet Krasniqit, Ministër i Luftës … Abedin Rexha, një ish “komandant” i Zonës së Drenicës, dhe pa harruar Arnaud Danjean. Ky, në të gjitha dokumentet arkivore që kam shfletua unë dhe lexua, kishte zgjedhur Hashim Thaçin si bashkëpuntorin më besnik.

“Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish –shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, Oficer Hulumtues për Çështje të Ballkanit. Po ashtu, dokumentari zbulon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është furnizuar me armë nga Parisi. Në intervistën për këtë televizion, Thaçi ka thënë se Franca e ka ndihmuar popullin e Kosovës por jo atë personalisht”.

Edhe për shkronjën “R”, kisha harruar ta fus një nga ideologët më të mëdhenj të kohës, ideatorin e “Revolucionit të vonuar” të vitit 1997 në Shqipëri, Rexhep Qosjen ( nga shkrimi i kaluar “Komandantë” të UÇK-së , ju e ndatë Veriun e Kosovës, ju e shkatërruat Kosovën ! Bota Sot, Më 9 shkurt 2017 Në ora: 16:49 (shkronja “R”, Rama, Remi e Ramushi). As për këte nuk do të shkruaj. Ai po flet vetë.

Lus lexuesit, jo vetëm të Botës Sot, që nëse duan të kemi një fjalor sa më të mirë, fjalor enciklopedik, në të ardhmen, le të (më) shkruajnë emra “komandantësh” dhe të argatëve, hyzmeqarëve, ndihmësve të tyre që kanë “koontribua” sado pak në “luftën” e fundit për “çlirimin” e vendit- Kosovës.

Po tash të kalojmë te shkronja “B” e alfabetit të shqipës dhe “heronjët” që emrat e tyre fillojnë me këtë shkronjën “B”.

Me shkronjën “B”, kam zgjedhur disa nga emrat më të njohur të “lufës së lavdishme” që me punën e tyre përmbysën, praptuan, i mbytën, i shkelën me qizme për tokë të gjitha shpresat e popullit për një të ardhme më të mirë evro-amerikane, evro-atlantike e civilizuese, si të gjithë popujt e tjerë.dhe mjerisht ATA ende janë në pushtet dhe punojnë me “zell” siq edhe “luftuan” me “zell” e pa u “trembur” për të “mirën” e Kosovës..

Bardhyl Mahmuti, një ish përfaqësues politik nga Maqedonia, thua së s`kishte Kosova “emra” tjerë që fillojnë me “B-…” si Bardhyli.
Ky farë Bardhyli, farë e keqe e rusit, në një tubim në Malmö, qyteti më i madh jugor i Suedisë dhe më i madhi i banuar me shqiptarë, më 21 shator, 1998, në shoqatën “Liria” e në prani të disa qindra mërgimtarëve shqiptarë do të thoshte “Do ta vrasim edhe Kolonel Ahmet Krasniqin”!
Mjerisht, doli ashtu qysh tha Bardhyli. Pas dy, tre orëve vritet koleneli në Tiranë.

Afër Bardhylit, në krahun “e djathtë”, në “Liria”, ishte ulur ish i burgosuri “politik” dhe njëri nga “organizatorët” e demostratave të vitit 1981, “i majti” Hydajet Hyseni, tash kryetar i të burgosurve politik, pasi i “bâni lamë të thive” e i palaviti të gjitha partitë, para e pas “luftës”, si ish marksist-leninist, si ldk-ist, si … pdk-ash, i vetëvendosjes dhe nuk dihët ku do të shkoj më veç nëse shkon në partinë Sheshelit e të Millosheviqit, “partinë socialiste” që e ka për mall dhe e ka humbur rinine për to.

Bislim Zyrapi. Bislimi ¨gjatë “lufës” në Kosovë, kishte pozitat më të larta në “hierarkinë ushtarake” të UÇK-së. Ishte ish-Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare. Ish-Shefi i UÇK’së tash është këshilltar i kryetarit të “Republikës” së Kosovës. Hashim Thaçi e ka emëruar për këshilltar Bislim Zyrapin, ish zyrtarin e lartë të AAK’së dhe kandidat për Kryetar të Prizrenit i cili nuk i kishte marrë “kokrrat”.

Bislim Zyrapi ishte udhëheqës, urdhëdhënës dhe nënshkrues i listës për likuidim me më shumë se 100 persona, në mesin e tyre edhe Ibrahim Rugovën. I. Rugova është në listën me numrin rendor 101.
Publicisti Xhevat Rexhaj, kishte shkruar në lidhje me këto lista të likuidimeve.
“Bislim Zyrapi ishte përmendur edhe si autor dhe përgjegjës për listat e ekzekutimeve që ishin hartuar për tu bërë, ku në krye të kësaj liste figuronte emri i ish presidentit dhe kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova e shumë aktivistë të tjerë të LDK-së dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, si Fehmi Agani, Kolonel Ahmet Krasniqi po edhe Sali Berisha, ish kryetar i Shqipërisë etj.”
Po ashtu, edhe shumë gazetarë e publicistë edhe tash vazhdojnë të sjellin fakte për ekzistimin e këtyre listave.

“Ja një kopje e listës që kishte 101 emra shqiptarësh në krye me Presidentin Rugova për tu likuiduar. Në vitet 1999 kjo listë ishte shpërndarë edhe në qarqe të caktuara në Zvicër nepër grupet e LPK së që thirreshinj në UÇK, nënshkrimi ishte nga Kolonel Bislim Zyrapi në listat likuiduese!!! Andaj ai Q. Kelmendi nuk po rren por po kallxon drejte se ishin hartues të listave, disa u likuiduan e disa shëpëtuan…..”, shkruan Rexhaj në llogarinë e tij në facebook”. Për më shumë: “I pari në listë Ibrahim Rugova, ja listat e vrasjeve” (Dokument) Bota Sot, 8 janar 2016 Në ora: 20:16 Linku:
http://www.botasot.info/lajme/500998/i-pari-ne-liste-ibrahim-rugova-ja-listat-e-vrasjeve-dokument/

I pari në listë Ibrahim Rugova, ja listat e vrasjeve (Dokument)

Vazhdon ende të diskutohet se a kishin disa udhëheqës të UÇK-së lista për ekzekutimin e presidentit Rugova e bashkëpunëtorëve të tij. Bota Sot u sjell listën me emrat e atyre që duheshin ekzekutuar. Këto lista janë të publikuara edhe…

Edhe Milaim Zeka kishte deklaruar se Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së, të cilin e zëvendësoi Agim Çeku, do të jetë në listën e të akuzuarve të Gjykatës Speciale.

E di se është e tepërt që për një “Fjalor enciklopedik” të shkruhet aq “shumë” për një HIÇ por kjo do të ishte pak ose fare pak e hiç sikur mos të përmendnja edhe të palarat e pista të tjera të keti spiuni (SPIUNI, me shkronja të mëdha) si kadet e oficer në ish APJ-në, sipas dëshmive, dëshmitarëve e dokumenteve të kohës.

Njëri nga figurat më emblematike të FARK-ut, dhe ish zëvëndësi i Kolonel Ahmet Krasniqit, Kolonel Agim Mehmeti, në librin e tij “E vërteta për FARK-un” shkruan: “… Mē 7 shkurt 1989, nē mēngjes, gjatē revistēs ushtarake qē u bēhej kadetēve, nē pistēn e kazermēs, e vērejta ish kadetin tim, Bislim Zyrapi, i cili nē cilēsinē e dēshmitarit kishte dēshmuar rrejshēm pēr mua dhe … si “dhuratē” pēr atē dēshmi dhe bashkēpunim me organet e UDB-sē dhe tē sigurimit ushtarak, Bislimin dhe disa tē tjerē, i kishin regjistruar nē akademinē njēvjeçare!… ” Fatkeqēsisht, thot auori, disa nga kēta persona sot gjenden nē vende tē rēndēsishme tē pushtetit aktual tē Kosovēs, sigurisht, me frikē, por tē kujdesshēm qē tē mos zbulohet ish veprimtaria e tyre e fēlliqur!’ (Libri “E vërteta për FARK-un”, fq. 12.).

Bujar Bukoshi, ish kryetar i qeverisë jashtë Kosovës.

Historia më e re Kosovës, përgjithësisht dhe ajo e shqiptarëve veçanerisht nuk njeh njeri më dinak, (hajn? Nuk e di a ishte edhe hajn por paratë që ne; Mërgimtarët i dhamë në fondin e 3%-shit, fondin e “qeverisë” apo fondin e “bukoshit” dhe paratë tjera, ato për “Ndihma për Pavarësinë e Kosovës” e ku ministër i financave ishte Isa Mustafa, tash kryeministër, nuk shkuan në vendin e duhur, u keqpërdorën ose u vodhën. Ato para, janë dhënë HUA, në formë të BONAVE), bukëpërmbyes e …. e dyftyrësh si Bujar Bukoshi.
E kam të vështirë të flas për këtë “njeri” të panjeri.

Si është e mundur që Bujari të ishte aq “i armiqësuar” me Hashimin dhe ky i fundit ta marr si Zëvendës kryeministër , pas “çlirimi”, në mandatin e kaluar?

Lidhjet e dyshimta të Bukoshit, me Hashimin dhe me lpk-istët e tjerë, më vonë, me djalin e Ibrahim Rugovës-Ukën e bënë Bukoshin edhe më të dyshimtë më të pandershëm e më pakë “burrë!.

Të dytë, edhe Uka e edhe Bujari ishin të “uritur” për pushtet e për para të pista.
Lexuesi i kujdeshëm mundët me gjet e me lexua sa të don për punën e pabesinë e këti të pabesi në dëm të shqiptarëve dhe… se si arriti ky i pabes e i pashpirt që për afro 10 vite ti mashtroi afro 1 milion shqiptarë me fondin e 3%-shit, ose siq njihet edhe si “Fondi i Bukoshit”. (Unë kam shkruajt disa herë për “bujarinë” e Bujarit, për neve që jetonim me ndihma sociale, natyrisht me dëshmi fakte e fatura, paguanim me dëshirë por tash edhe unë jam pishman e ato para tona nuk na u kthyen ndërsa si “mirënjohje” e “shpërblim”, kur po vijmë në Kosovë, në kufi po ndalemi nga Policia e Kosovës dhe po paguajm haraq për gjoja “PALICAT E SIGURIMEVE”. Me paratë tona, u blenë armë e u vranë njerëzit më të devotshëm që as eshtrat nuk i kanë në Kosovë.

Qe edhe disa shkrime të tjera për Bujarin:

“Ja si e ofendoi rëndë Bukoshi – Rugovën “Bota Sot, 26 janar 2017
“Bukoshi: Lista Rugova – LDK e vërtetë”, Radio Evropa lirë, 28 tetor, 2010.
“Shpallet fraksioni “LDK Ibrahim Rugova”

Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova e Bujar Bukoshi ndahen përfundimisht nga Fatmir Sejdiu dhe kryesia e LDK-s, e enjte, 10.28.2010.

PRISHTINE – Zv.kryeministri Bujar Bukoshi, bashkëpartiak i djalit të ish Presidentit Ibrahim Rugova, Ukës, i arrestuar sot nga EULEX-i, për krim të organizuar.

Ja çfarë thoshte Bujar Bukoshi në vitin 2005 për ‘mafiozin’ Ukë Rugova?

www.balkanweb.com/…/fatos-klosi-bujar-bukoshi-financoi-shi…20 okt. 2015 – Fatos Klosi: Bujar Bukoshi financoi SHIK-un … midis ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ish-kryeministrit Bujar Bukoshi. “Bujari ka…

“Zeka: Ja të këqijat që Bukoshi ia bëri Rugovës!”, Telegrafi, 26.04.2015 • 16:08

Bedri Islami është njëri nga shumë të dyshuar që u vu në shërbim të së keqes dhe kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës. Ai i shërbeu Hashim Thaçit dhe veglave të tij të LPK-së. Hashimi, nuk e harroi mundin e Bedriut dhe tash e mori si këshilltar në presidencë.

Për Bedriun ka shumë çka të thuhët por unë nuk dua të flas. Fjalën do të ia jap Kastriot MYFTARAJ.

Pjesë të shkëputura nga një shkrim më i gjatë:

“Bedri Islami është një nga personat nga të cilët Thaçi pret që të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre para Gjykatës Speciale. Ky Bedri Z. Islami është një person shumë interesant. Në fillim të vitit 1998, pas nisjes së Luftës së Kosovës, në organizatën politike që drejtonte UÇK-në, Lëvizjen Popullore të Kosovës, kishin nisur konflikte të mëdha të brendshme. Në këto rrethana Qeveria socialiste e Tiranës vendosi të marrë drejtpërdrejt nën kontroll LPK-në, e cila edhe ashtu ishte krijuar nga Sigurimi i Shtetit i Shqipërisë. Për këtë qëllim Tirana zyrtare dërgoi një misionar të vetin, Bedri Z. Islami, i cili me mbështetjen e njerëzve të ish-Sigurimit të Shtetit të Shqipërisë në organizatë, u bë kryetar i LPK-së. ….

Hashim Thaçi nuk e do Bedriun për këshilltar, por për shok dhome burgu, duke i kërkuar që të marrë përsipër para Gjykatës Speciale rolin e tij të vërtetë, atë të shefit përçues të urdhrave të Tiranës zyrtare, të Qeverisë socialiste”.

Për më shumë, mund ta gjeni e ta lexoni shkrimin e plotë:

“Nga Kastriot MYFTARAJ/Pse Hashim Thaçi e emëroi Bedri Z. Islamin këshilltar presidencial” City NEWS, 05/10/2016.

Linku: http://www.citynews.al/2016/10/nga-kastriot-myftarajpse-hashim-thaci-e-emeroi-bedri-z-islamin-keshilltar-presidencial/1

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 12 shkurt 2017

3 thoughts on “BUKËPËRMBYESIT E BASTARDËT E “LUFTËS” E TË “LIRISË” SË KOSOVËS”

  1. Sinan Kasstrati ne shkrimet e tij I hape tefteret e kohes qe ia freskojne kujtesen dhe ngjarjet,
    fjalet e personave, frymimin politik te kohes i qet si tregime qe sot protagonistet e atyre ngjarjeve
    Per shkak te vertetes qe e rikujton Sinan Kastrati Mund ta konsiderojne anmik se nuk po shukate
    e me i thure lavdi Poshtersise se te kaluares dhe Poshtersise edhe ma te madhe qe po i sjellin te sotemes Haram poshtruesit e kosoves lariqke ! Te pergezoj per shkrimet me argumente Sinan Kastrati ! Nese jo sot e verteta do i sherbej dhe ka vlere ari per neser !

    1. Sinan Kadtrati

      Mal Uka i nderuar, te falem nderit!
      Une kam mesua gjeta nga ti dhe te jem mirenjohes.
      Te fala beni Destan Begut e M. Thaqit!

    2. Sinan Kadtrati

      Mal Uka i nderuar, te falem nderit! Und te jam shume mirenjohes ty. Ti gjate ketyre viteve, qe njihemi, gjithkund me ke perkrah por une jo vetem qe te jam mirenjohes e falenderues por dua te them: Nga ti kam mesua shume gjera. Ti je njeri qe sa here flet e shkruan, njeriu meson. Naten e mire, miku im!
      Te fala beni edhe DestannBegut e M. Thaqit nga Gjakova!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top