PRISHTINË, 18 DHJETOR 2020
Deputetët e Brigadave të Kuqe janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit shqiptar, z. Driton Selmanaj, në sallën e Kuvendit. Ata, në mungesë të gazit lotësjellës dhe predhave drejtuar Kuvendit të Kosovës, kanë goditur tavolinat e tyre me grushtin enverxoxist, duke pamundësuar mbajtjen e seancës, raportojnë mediat e stacionuara në vendin e ngjarjes.
Zyrtarët e Brigadave të Kuqe enverxoxiste kishin paralajmëruar me kohë se nuk do të lejojnë mbajtjen e seancave nëse zëvendkryeministri shqiptar, z. Driton Selmanaj, do të marr pjesë në seanca.
“Si Grup Parlamentar kemi vendosur të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm shqiptari Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend”, kishte thënë deputeti Dimal Basha.
Këtij deputeti dhe kolegëve të tij duhet përkujtuar bashkpunimin vëllazëror të liderit të Brigadave të Kuqe me Nenad Rikallon, në OJQ KAN, si dhe duhet shtruar pyetjen se kur kanë protestuar pjestëtarët e Brigadave të Kuqe ndaj kësaj të kaluare të dyshimtë të liderit të tyre?