Tani e tutje ndërron vetëm mënyra por jo përmbajtja.
Nëpërmjet seancave parlamentare do të rris komunikimin me publikun për të paraqitur para tij rrymën tonë politike të Filozofisë Konservatore Moderne Europiane të ideuar në vendin tonë nga Mid’hat Frashëri dhe të aplikuara sot në botë nga presidenti Trump, kryeminstria May, etj.
Njerëzit tanë jo vetëm që do të dëgjojnë idetë e Mid’hat Frashërit, por do të ndihen krenarë për to.
Mid’hati është me NE dhe jo vetëm moralisht, Mid’hati u kthye në shtëpinë e tij jo si një grusht kockash të plakura, por si simboli më i thellë dhe më gjithpërfshirës i shqiptarëve.
U kthye në shtepinë e tij shtëpi që e ndërtoi vetë, mbuluar me flamurin që vetë i dha jetë dhe mundësi valvitje në viset e shqiptarëve, erdhi i përcjellë nga nderimet e kombit më të madh dhe më demokratik të botës por edhe kombit më dashamirës ndaj Shqiperisë, kombit Amerikan, dashamirësi që e fituam po fal Mid’hatit.
Baba i Kombit tim, përulem para teje dhe ideve te tua që koha nuk i zbeu por i forcoi,
BETOHEM se do punoj çdo ditë të jetës sime për të ndihmuar në vënien në vend të historisë politike dhe të emrit të Ballit Kombëtar Demokrat.
Kam me vete në këtë mision shumë miq, dhe perëndia na ndihmoftë!