BESA, BESË, BESËN TA KAM DHANË!

Fadil Vokrri s’ àsht’ mà n’mesin tonë! Sod n’mëngjez, me datën 9 qershor 2018, Fadil Vokrri na la! U largue prej nesh! Ashtu, pa e pritë, e pa e kujtue askush! Zemra e Fadil Vokrrit rrehi për transferin e fundit! Po, po! Zemra e Shqiponjës, Zemra e Legjendës së Papërsëritshme të Futbollit të Dardanisë, vendosi shpejt e shpejt! Fadil Vokrri u transferue në ekipin e legjendave të botës së përtejme! Atje, n’ atë botë ku legjendat nuk n’ rrojnë mà jetë, dhe ku Fadilit tonë i kan’ rezervue falënderime e mirënjohje edhe ma kuptimplote!

Të faleminderit Fadil Vokrri, për veprën dhe vlerën e madhe njerëzore që na e ke lanë pas!

 

https://youtu.be/RzP-79HXPfA

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top