Berat, shtërngoje pak…

Shkruan: Sefedin Krasniqi

E lexova me kujdes dhe shqetësim letrën e Berat Buzhales dhe amanetin që, “nëse i ndodh diçka”, gjakun duhet t’ia kërkojmë Hashim Thaçit!

Disa vite kam punuar për zinxhirin e hoteleve Kempinski. Për xhepin tim të cektë, puna ime në këtë shtepi të madhe të klasit me pesë yje dhe rregullorja e brëndshme, ma mundësonte të bëj pushime që në kushte tjera do të mund vetëm t’i ëndërroja.

Para disa viteve, vendosa të pushoj disa ditë (maj 2012) në Portorozh (SLO), në hotel Palace Kempinski. Veç pushimeve, kisha edhe dy arsye tjera, në Isola, që është, pothuaj, ngjitur me Portorozh, banojnë dhe jetojnë tre kusherinj me të cilët e kam kaluar fëmijërinë. Arsyeja tjetër ishte se zëvëndësdrejtori i këtij hoteli, Alexander, ka qenë stazhier i imi.
Ditën e tretë të qëndrimit në Palace Kempinski, isha duke ngrënë mëngjes në terracen e hotelit, i kthyer me kokë kah deti. Zonja e Shpirtit ishte ulur përballë meje dhe për një moment ndërroi pamjen.
– Çfarë ke? i them.
– Mos e kthe koken shpejt të shikosh, por një njeri i ulur në radhën e parë të tavolinave qenka një sozi i vërtetë i Hashim Thaçit!
Ende pa e mbaruar kërkesën e saj, sa e ka përmend Thaçin, unë tashmë isha kthye dhe e kish fiksuar.
– Jo sozi i Thaçit, por me trup e me shpirt vetë Thaçi.
– Si është e mundur që të jetë vetëm?
– Tavolina i paska 6 vende dhe tash e sheh se si mbushet, i them.
Pa kaluar 30 sekonda, nga salla e brendshme, u shfaqen mbi terrcë dy persona.
I them time shoqe, i njeh?
– Njëri po më dyket si Berat Buzhala, tjetrin s’pe njoh.
Po i them, njeri qenka Berati.
Pa mbaruar biseden, i bashkëngjiten Thaçit në tavolinë. Kur isha duke i marrë në foto me iPhone, tavolinës së rrumbullakët, iu kishin drejtuar edhe tre veta tjerë.
Foton e bëra, por, çuditërisht, Thaçi më vërejti edhe pse e realizova me shumë kujdes.
Derisa nuk m’i ndante sytë, vendosa t’i telefonoj në PR, një nipit tim që besoja se e ka apo ma gjen numrin e Beratit, pasi vendoa t’ia shkruaj një SMS.

Doja t’i shkruaj shkurt dhe qartë: Personi i tretë i ulur në të djathtë prej teje është i rrezikshëm. Kujdes!

Nipi im më dergoi një SMS dhe më shpjegoi se ishte e pamundur që dikush t’ia jpete numrin e telefonit të Beratit.
Në ndërkohë, pasi shikimet i drejtonin kah tavolina ime, e kuptova që isha vënë në “shënjestër” për gjurmim.
Dy ditë sa qendruan në Palace Kempinski, vetëm kur hyja në dhomën time, përndryshe zagarët e Thaçit s’më lëshonin këmbësh.
Duhet ta pranoj, të vetmit që s’i bëra përshtypje, mendoj, ishte Berat Buzhala, sepse nuk tregoi asnjë gjest se ishjte bërë kurreshtar. Nuk m’i lëshoi sytë as njëherë.

Në orën 16h30, si zakonisht shkova ku punonte kusheriri im për të ngrënë ëmbëlsira. I tregova rastin. Nuk tregoi ndonjë interesim, por më tha, nëse do shkojmë në mbrëmje dhe e shohim në restonantin e një malazezit buzë plazhit. “Aty, kur vjen, ha darkën. Para disa dite tha ka qenë edhe Sylejman Selimi për blerjen e do uniformave”.
Nëse i referohemi Syles, Berat Buzhala ka shumë arsye për shqetësim.
Nga leximi i letrës së tij, e kuptova se Berati i kishte bërë TAG disa personalitete dhe ambasada.
Në këto raste, po them nga përvoja, duhet bërë tag më së pari prapanicës.

NB: Ditën e tretë, kur isha duke bërë self service mëngjesin për vete, mu afrua nje kamarier (ishte kroat) dhe më pyeti anglisht, mos e njohja kryeministrin e Kosovës! Jo, iu përgjegja. Kur deshti të më thotë edhe diçka, u largova…

Berat, nëse del jashtë Kosovës, përfaqësive tona dipolomatike mos iu beso…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top