Shkruan, Rexhep Shahu
Nese opozita shqiptare, grupe te caktuara te saj, eksponente deledash te saj qe jetojne si veshka mes dhjamit ne pozite e opozite, mendojne se opoziten ne kete vend po e ben Ben Blushi me mire se cdo kush tjeter, dhe nuk ka kush e ben me mire se ai, nuk di ta beje askush si ai; nese Blushi ju duket ekselenca e pozitarizmit dhe opozitarizmit, bashkohuni me te, ndihmojeni ate te ike nga PS dhe te krijoje partine e tij me nje cete me gjashte veta, se keshtu ndihmoni demokracine.
Veç mos harroni se jashte Partise Socialiste, jashte pjeses me komuniste te Partise Socialiste, Ben Blushi mbetet peshk ne toke.
Por nese e konsideroni opoziten shqiptare si filial apo seksion te Partise Socialiste qe udhehiqet e drejtohet ne menyre ekselente nga Ben Blushi, eksponent socialist cerek shekulli, pushtetar i larte socialist cerek shekulli, pushtetar edhe kur partia e tij ishte ne opozite sepse ai nuk ka rene ne opozite asnjehere, as ne kohen e diktatures komuniste ne Shqiperi, atehere ndihmojeni te krijoje partine e tij dhe te shkoje tek te shumtit, tek partite e regjistruara ne gjendjen civile te partive qe vegjetojne por qe nuk u japin kurre pushtet shqiptaret.
Nese opozita shqiptare nuk e kupton se Blushi po investohet fuqishem ne partine socialiste, po investohet fuqishem kunder opozites shqiptare se ndryshe do te kishte ike me kohe si koleget e tij nga Partia Socialiste, nese opozites shqiptare i duket djale i mire Blushi, kjo pjese e opozites le ta beje dhender Blushin, por te mos ua shese shqiptareve si modelin e opozitarit, si modelin e liderit te opozitarizmit te ketij vendi.
Blushi, si Rama e shume te tjere qe shiten te mencur e te dijshem ne kete vend, eshte nje konstatues perfekt i veseve, gafave dhe te keqiave te ketij vendi, te kqia qe na i kane vu ne dukje te huajt ne menyre te perseritur, e Blushi i ka mesuar tashme, por Blushi nuk ka hy asnjehere ne lufte kunder veseve, por ka synuar pushtet tek bartesit e ketyre veseve, te drejtoje bartesit e ketyre veseve, njelloj sic ben Edi Rama e sic kane bere te tjeret, pa u lodhe me luftue veset e te kqiat, por me i shfrytezue veset e te kqiat per me marre e me mbajte pushtetin politik.
Blushi po i sherben per mrekulli Edi Rames dhe Partise Socialiste. Me gjithe fushaten e tij te kujdesshme, me gjithe aksionin e tij, me gjithe pushtimin me leje te mediave te Edi Rames, ai ka vetem nje qellim – ta paraqese ne fund fgare lider demokrat Edi Ramen, pak arrogant por qe ne fund i bindet vullnetit te socialisteve, ta paraqese demokratike partine socialite dhe te thuhet se ne kete parti ka debate te medha dhe ndaj eshte demokratike kjo parti. Ben Blushi deri tani ka luajtur perfek rolin nen mbykqyrjen e Edi Rames ose te atyre qe keshillojne Edi Ramen, duke sherbyer si paterice e forte dhe e sigurte qe mban ne kembe Edi Ramen.
Ben Blushi don qe edhe te nena te jem edhe burrin ta kem. Don qe te jete dikushi ne PS dhe PS te mos bjere kurre ne opozite. Ben Blushi shte ajo gruaja militante socialiste qe qan vetem te shkoje mire Rama me Meten dhe eshte e gatshme te haje edhe bar dhe vetem PS te mos dale ne opozite, qe vetem maloket te mos marrin me pushtet.
Ben Blushi eshte suvatuesi, restauruesi, riparuesi, bojatisesi me i mire i mundshem per ta paraqitur te pranueshem, demokrat, te afte si lider, te afte si kryeminister Edi Ramen.
Te jete Blushi ne vend te Rames, atehere do e kuptoje e provoje tamam ne kurriz opozita ate thenien e Rames se nuk keni pare gje akoma.
Ate sherbim qe po i ben Blushi Rames duke e mbajte ne pjace, ne ekran cdo cast, ate sherbim po ia ben Rama opozites duke u perpjeke per ta sfumue e poshtrue.
Keshtuqe nese nje pjese te opozites i duket lider i mire Blushi, le ta marre ate e ta beje lider te saj, por te ike nga opozita bashke me Blushin sepse nuk sherbim me te keq qe i behet opozitarizmit e demokracise se sa ta konsiderosh opoziten shqiptare si organizaten e dikurshme te bashkimeve profesionale apo te frontit demokratik qe rritet e zhvillohet nen udheheqjen e partise.
Ndaj e dashur opozite, lere ne vendin e vet Ben Blushin, lere ne partine e vet, ne luften e vet, mos i shto barre me te madhe, mision me te madh qe te te udheheqe edhe ty sepse ai eshte pjese shpirterore e te majtes, eshte mish dhe gjak i te majtes dhe luften e tij per te majten te qashter ai e ben ne menyre ekselente dhe duket marre shembull.