BËHU SHQIPËRI…

Nga Adriatik Riza Dosti

Behu Shqiperi, te pakten njehere te vetme ne historine tende…
Behu te pakten per inat te zullumqareve e antishqiptareve…

Behu te pakten per inat te tradhetareve e gjakprishurve qe per fatin tend te keq i ke pasur e i ke me shumice…
Behu te pakten per nderin e atdhedashurine e atyre burrave te shquar e te mencur qe meritonin emrin e vertete Rilindas e qe luftuan per Memedheun e tyre me pushke e me pene…

Behu per shpirtin , zemren e gjakun e te gjithe atyre qe rane ne fushen e betejes me emrin tend ne goje…
Behu per amanetin e te pareve tane qe e shkruan historine tende me gjakun e tyre…
Behu per shpirtin njerezor te Shen Terezes e per Shpaten kombetare te Skenderbeut qe rrokulliste pa meshire koka armiqsh e tradhetaresh…
Behu te pakten ne nder te Fishtes se madh e Konices brilant…

Behu per inat te serbit e grekut, te maqedonasit e malazezit, qe te kane patur jete e mot hale ne fyt…

Behu qe ti tregosh botes se origjina jote eshte nga e mira, nga progresi , nga Perendimi e zhvillimi dhe s’ ka qene kurre as nga Lindja e as nga Azia…

Behu te pakten edhe per ata mijera e mijera shqiptare qe vrau Diktatura e qe shumices ende nuk ju dihen as varret…

Behu te pakten per ne qindra mijera bij te tute qe na detyruan te marrim rruget e dhimbeshme te emigrimit, e ikem me koken pas, me lot ne sy e duke puthur token tende te shenjte e te bekuar, me shpresen se nje dite, vertet do te behesh…

Zoti te bekofte e u befsh sa me pare ashtu siç duan e siç te enderrojne shqiptaret e vertete, pavaresisht nese sot jetojne aty apo jo, pavaresisht se kodoshet qe ke sot ne krye e kane ende te veshtrire ta kuptojne se ai vend nje dite DO BEHET, dhe dhente Zoti, nje ore e me pare, e pa ATA…

Behu qe shqiptaret ne mbare Boten te kene te pakten njehere Vatren e tyre e te ndihen Zoter ne shtepi te vet…

Behu edhe per inat te atyre qe thone se ai vend, nuk do te behet Kurre…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top