Strukturat e errëta të BDI-së kërcënojnë mërgimtarin që në një tubim të Aleancës për Shqiptarët mori guximin të kërkoj largimin e këtij subjekti të dyshimtë nga Parlamenti i Maqedonisë. Se cili shërbim i BDI-së vepron në Zvicër, këtë nuk mund t’a themi me saktësi, por, se Ali Ahmeti, Musa Xhaferri dhe Fazli Veliu nuk do të munden lirisht t’a vizitojnë Zvicrën dhe të shijojnë qetësinë dhe paqen sociale që ofron ky shtet, për këtë jemi të sigurtë.