BASHKIMI KOMBËTAR DHE HASHIM THAÇI

SHKRUAN: ARBER GASHI

Hashim Thaçi dhe bashkmendimtarët e tij nga Tirana e Shkupi nuk kanë të drejtë morale t’ua “shesin” shqiptarëve kinse përkushtimin historik të së majtës shqipfolëse për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Deklaratat e tilla dhe instrumentalizimi i ketij synimi fisnik janë as më pak e as më shumë, një gënjeshtër e ripërsëritur e te majtes sllavokomuniste, në funkcion të qëllimeve të tyre për të mbajtur sa më gjatë në jetë pushtetin e krimit, korrupcionit, vrasjeve të pasqaruara, dosjeve të mbyllura dhe manipulimit të qëllimshëm të fakteve historike.

Para se gjithash, bashkimi kombëtar i shqiptarëve kërkon reflektim serioz, debat akademik, vizion strategjik dhe sinqeritetit ne raport me shqiptaret, sepse ky “bashkim” nuk varet aspak nga inkuadrimi i shtetit të mbikëqyrur të Kosovës dhe atij të Shqipërisë në strukturat konfederale të BE-së!

Te mos harrojme se, bashkimi kombëtar është synim legjitim për krijimin e shtetit të përbashkët e unitar të shqiptarëve dhe, ai fillon të realizohet vetëm atëherë kur edhe e majta shqipfolëse ta kuptojë realitetin, se doganat e integruara, kufizimet tjera dhe kufijtë ndarës mes shqiptarëve nuk e posedojnë asnjë vlerë të vetme. Prandaj, trumbetimet e Hashim Thaçit për bashkimin kombëtar, nuk janë asgjë tjetër vetëm se një stërgjatje e agonisë për Kosovën, per Shqiperine dhe per te gjithe shqiptaret.

Deshiroj t´ua perkujtoj te gjithe te interesuarve, se Hashim Thaçi me shokë i kanë miratuar doganat, kufizimet dhe kufijtë ndarës mes shqiptarëve. Këta kufij qe realizojne ndarjen e padrejte mes shqiptareve, janë kufij te imponuar nga lufta e së majtës për pushtet me çdo kusht; nga të uriturit për pushtet personal, fisnor e krahinor, nga uzurpatorët e vlerave, nga ata që nuk e kanë vlerësuar asnjëherë drejt dhe kombëtarisht heqjen e gurëve ndarës në Betejën e Koshares, nga ata që djegin “libra të papërshtatshëm” dhe flamuj të kundërshtarëve politik, si dhe nga ata që e penguan armatosjen e mirëfilltë të UÇK-së gjatë kohës së luftës. Bashkimin kombëtar dhe shtetin unitar shqiptar nuk e realizojnë vizionet konfederale te së majtës, sepse projektet që ofrohen prej saj nuk janë dëshmuar asnjehere si projekte në shërbim të shqiptarëve.

Historikisht, përballë pushtetit me çdo kusht dhe përpjekjes për bashkim kombëtar, të majtët shqipfolës kanë zgjedhur gjithmonë pushtetin me çdo kusht, në kurriz dhe mbi varre të shqiptarëve. Eshte e majta ajo qe heronjtë e luftërave çlirimtare dhe të idese se bashkimit kombëtar i ka vrarë pas shpine,  dhe pastaj i ka “konvertuar” brenda natës në heronj të pavarësive të mbikëqyrura nga “ndërkombëtarët”, dikur nga vellezerit jugosllav e sovjetik, ndersa sot nga strukturat konfederale te BE-se.

Te e majta shqipfolese, mungesa e synimit programor dhe moral për realizimin e deshirueshem të bashkimit kombëtar buron nga historia e luftës për pushtet dhe revolucionit komunist, si dhe nga historia e likuidimeve të pamëshirshme komuniste ndaj shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe gjate luftes se fundit per çlirim pa kushte nga Serbia.

Programi i bashkimit kombëtar dhe shtetit unitar (DEKALOGU) është program shqiptar, përmbajtja e të cilit dëshmon vizion euroatlantik, fisnikëri kombëtare, drejtësi sociale dhe vlerë demokratike.

Per shkak te te gjithave qe u ceken me lart, ne vijme ne perfundim te logjikshem se, bashkimi kombëtar i Hashim Thaçit me shokë dhe bashkimi kombëtar i shqiptarëve janë dy projekte tërësisht të ndryshme. Eshte koha ta kuptojme, se përderisa Hashim Thaçi vazhdon të angazhohet dhe nuk është distancuar asnjëherë nga projektet qe synojne shkaterrimin e çdo mundesie te bashkimit kombetar dhe përderisa veprimtaria e tij praktike synon realizimin e mbajtjes se pushtetit kriminal me çdo kusht, bashkimi i mirëfilltë kombëtar dhe shteti unitar i shqiptarëve do të vazhdojnë të sfidohen edhe në dekadën e ardhshme të shekullit XXI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *