Bashkimi kombetar dhe grafomanologjia politike shteterore

SHKRUAN: REXHEP SHAHU

Ne nuk e beme, nuk e kemi, e nuk do ta kemi per shume mote nje abetare te perbashket per Shqiperine e Kosoven. Se nuk duam ta kemi. Nuk deshten institucionet dje, nuk duan sot e nuk do te duan neser. Edhe pse shqiptaret deshten e duan. Por a e kane patur dhe e kane ne dore shqiptaret kete gje?! Ndoshta edhe sepse germa e pare e abetares shqipe eshte leku, paraja, tenderi, fitimi dhe duhen bere disa lloje abetaresh per nje katund shqiptaresh qe te fitojne leke disa abetareberes.

Nuk e beme, nuk e kemi e nuk do ta kemi gjate nje tekst historie, nje tekst gjeografie. Do te vazhdojme te mesojme historite e fiseve te vdekura te Afrikes dhe skutat e fshehta te vendeve te paemer por jo historine e gjeografine e hapsires shqiptare. Jo. Se edhe pse mund te duan shqiptaret, nuk eshte ne dore te shqiptareve kjo pune. Siç nuk eshte plotesisht ne dore te shqiptareve edhe puna e Akademise tone te Shkencave. Pastaj edhe historia e gjeografia eshte tender, pazar hesapi. Disa lloje librash historie per nje klase, disa lloje gjeografish per nje klase, sikur hapsira shqiptare te ishte sa dy here Amerika. Kane te drejte tekstberesit se nuk fitohen ndryshe parate. Por bashkimi kombetar nuk ka nevoje per tekste te perbashketa dhe te unifikuara. Bashkimi kombetar ka nevoje per shou, per mbledhje, per fonde patriotike dallaverishte.

Nese do te behet nga televizionet tona nje edicion i perbashket lajmesh dhe te jepen lajme njelloj si per Saranden, si per Gjilanin apo Mitrovicen;

Nese nuk do te thuhet e shkruhet me Lajme nga Kosova, apo Lajme nga Rajoni e ku jepen lajme per Kosoven;

Nese edhe me kete gjeografi lajmesh Parlament-Qeveri-Presidence-Parti opozitare, do te jepeshin te dy vendet tona Kosove e Shqiperi;

Nese per nje aksident ne nje fshat te Shqiperise te jepet edhe numri i kembes i te aksidentuarit dhe per nje aksident ne nje fshat te Kosoves te thuhet thjeshte, nje aksident ka ndodhur ne Kosove sikur Kosova eshte vetem nje fshat;

Nese do te botohet nje gazete kombetare dhe te dale ne treg njekohesisht ne Tirane e Prishtine dhe te mos kete ndarje Nga Vendi, Nga Kosova apo Rajoni por çdo cep i hapsires te konsiderohet i njejte;

Nese bejme nje festival apo 100 por nuk themi kengetare nga Kosova apo trojet shqiptare, por thjeshte festival shqiptar me kengetar nga x apo y qytet sic thuhet per kengetaret e qyteteve apo katundeve te Shqiperise;

Nese bejme nje platforme te perbashket te Akademive te Shkencve ku as me pare as me dajre nuk lindin me shkencetare te rinj se te vjetrit s’lene te afrohet askush aty pari edhe pse ka shkencetare te rinj plot e mjaft te zotet;

Nese ne tekstet shkollore nuk hyjne poete e shkrimtare te rinj meritore dhe nese gardhi nuk kapercehet veç me mik a me pare, pa i ndare autoret ne shqiptare e kosovare;

Nese nuk behet me plan shteteror qe me ane te eskursioneve te njihet plotesisht Kosova nga nxenesit e Shqiperise, siç e bejne ne te shumten e rasteve nxenesit e Kosoves;

Nese tekstet e lendes se gjuhes shqipe nga klasa e pare fillore deri ne klasen e 9 nuk do te jene te njejte, nje tekst per çdo vit shkollor per gjithe paralelet e hapsires shqiptare;

Nese gazetat e Kosoves nuk vijne as ne Biblioteken Kombetare ne Tirane e te Tiranes nuk shkojne as ne Biblioteken Kombetare ne Prishtine;

Ka edhe shume e shume nese te tjera. Nese nuk do t’i bejme keto nese, ne do te hame miza si intelektuale, si popull, si shqiptare dhe do te knaqen ata qe duken si shqiptare e te qorrojne syte e ballit me shqiptarizmen dhe patriotizmen e tyre.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top