ZYRA E SHTYPIT TË KK TË BKD
z. Sefedin Krasniqi, Koordinator i Komitetit të Ballit Kombëtar Demokrat në Zvicër dhe anëtar i Sekretariatit Koordinator të BKD-së në Mërgim, gjatë vizitës së tij në Kosovë zhvilloi një sërë takimesh me personalitete të jetës kulturore dhe politike në vendlindje. Ndër të tjera, s. Sefedin Krasniqi zhvilloi një takim të përbashkët pune me përfaqësuesit e Kryesisë së Ballit Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës: z.Bekim Baftiu, z.Nikoll Perkaj, z.Marjan Pnishi dhe përfaqësuesit e Kryesisë së Ballit Kombëtar Demokrat në Ilirdë-Maqedhoni, z.Sazan Papraniku, z.Zudi Xhelili etj.
Të pranishmit në mbledhjen e përbashkët të dy Kryesive dhe përfaqësuesit të Komitetit të BKD-së në Zvicër ritheksuan nevojën për intensifikimin e bashkpunimit profesional në kuadër të institucioneve të përbashkëta, inicuese për themelimin e BKD-së në Kosovë e Ilirdë, siç janë: Këshilli Koordinator i Ballit Kombëtar Demokrat për Shqipërinë etnike, Sekretariati Koordinator i Ballit Kombëtar Demokrat në Mërgim dhe Partia Balli Kombëtar Demokrat në Republikën e Shqipërisë.
Anëtarët e Kryesisë së Ballit Kombëtar Demokrat në Ilirdë-Maqedhoni kërkuan që të respektohen dhe të mirren në konsideratë vendimet e Konferencës së Parë të Këshillit Koordinator të Ballit Kombëtar Demokrat për Shqipërinë etnike, duke risjellur në kujtesë obligimin moral dhe detyrimin kombëtar për bashkpunim profesional dhe mbështetje të mirëfilltë të institucioneve të përbashkëta gjithkombëtare, me theks të veçantë për organizimin e përbashkët të degëve dhe sekcioneve jashtë vendit, të cilat, të bashkuara rreth Sekretariatit Koordinator të BKD-së në Mërgim, janë të obliguara të japin kontributin e tyre për Ballin Kombëtar Demokrat në të gjitha trojet shqiptare. BKD është NJË DHE I PANDARË, pavarësisht pengesave juridike që imponuan regjistrimin e subjektit të ri në Republikën e Kosovës dhe organizimin identik në Ilirdë-Maqedhoni.