Shkruan: Arben Llalla
Kristaq Kallogjero-Çami ishte nga fshati Kamarina e Prevezës. Ai ka shërbyer si ushtarak në forcat e Venedikut para se Prevezën ta pushtonte Ali Pashë Tepelena më 1797, gjithashtu luftoi në krah të Mbretit të Siçilisë, Fredinandit. Më tej shërbeu si komandant batalioni në Regjimentin Shqiptar (Regiment Albanais) që përbëhej nga 6 batalione, rreth 3.000 burra në ushtrinë franceze. Në regjimentin shqiptar që shërbente në ushtrinë franceze të Napoleon Bonoparti gjatë viteve 1806-1810 bënin pjesë edhe kapedanët e tjerë nga Çamëria si Foti Xhavella, Noti dhe Marko Boçari, Janaq Kolokotroni, Nikitara Steamatenolopulos-Nikitaras, Dangëllinjtë, e të tjerë.
Kristaq Kollogjeri i njohur si Çami është djali i kapedan Spiro Barutit dhe nënën e kishte nga fara e fisit suliot, Drakajt. Mbiemri Kalogjeri është i mëvonshëm i vendosur nga historianët grekë për t’i humbur gjurmët shqiptare të familjes Baruti. Portreti i Kristaq Kallogjerit-Çami gjendet në katalogun e gjermanit, Carl von Rechberg (1775-1847) me titull: Das Griechenland-Album des Grafen Carl von Rechberg, 1804-1805, im Deutschen Archäologischen Institut zu Berlin.
Fshati Kamarina e Prevezës të Çamërisë ka qenë i banuar nga shqiptarët që në kohët antike dhe emrin e parë e ka patur Kashopi-KASSOPI-KASSOPIA.
Në Kamarina (Kashopia) kanë banuar shqiptarë të ardhur edhe nga Libohova dhe Gjinokastra rreth viteve 1580, që shërbenin si ushtarë në forcat e Theodhor Bua.
Në shumicën e vendbanimeve ku kanë jetuar shqiptarët në Çamëri kanë qenë vendbanime antike, kjo ndoshta është njëra nga arsyet e shumta që grekët modernë i përzunë me dhunë shqiptarët nga Çamëria dhe i ripopulluan këto fshatra me vllehë dhe ortodoksë të ardhur nga Azia e Vogël.
Si do qe ta dredhin Greket e rinj ,sido qe te kete ndodhur trojet Shqiptare mbeten te perjeteshme Shqipetare.Ata mundohem ta fshehin me dinakerine si “tek kali i trojes”por historia Boterore e njef te verteten.Natyrisht qe Shqiptaret presin ne je vendim perfundimtar,llogjika e pranon ndersa mllefi i Grekeve dhe fqinjeve qe na kane borxh sdo vazhdoj shume gjate.