Bardhekaltrit e Tiranës dhe Prishtinës

Pas vendimit të UEFA-s për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, janë shtuar gjasat që bardhekaltrit e Tiranës dhe Prishtinës të luajnë ndeshje zyrtare kundër Realit të Madridit, përkatësisht Barcelonës. Ndërsa për Partizanin e Tiranës nuk priten ditë të mira. Moska nuk i do, Beogradi nuk i pranon, kurse Athina i injoron. Meqenëse edhe në Korenë e Veriut kanë filluar plaçkitjet e bankave, Partizanit të Tiranës nuk i ka mbetur tjetër përpos të ndërrojë emrin e klubit, t’i rikthehet orientimit euroatlantik dhe tash e tutje të quhet: BALLISTI I TIRANËS.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top