Shkruan: Adriatik Alimadhi, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar
SHQIPERIA ETNIKE!
Kjo eshte arsyeja perse perzgjodhem kete sllogan per Shqiptaret, vazhdimesine, amanetin e mbi 70 000 deshmoreve te Shqiperise Etnike, rrugetimin e drejte te partise Balli Kombetar, thellesisht dhe plotesisht kombetar.
Per te informuar çdo votues, por edhe brezin e ri me frymen e Nacionalizmes Shqiptare, per disa dite ne vazhdim po publikojme Parimet Morale te BALLIT KOMBETAR:
Ishte e nevojshme dhe e domosdoshme që në Shqipëri të krijohej një klasë njerëzish të interesuar për jetën e Mëmëdheut, duhesh që këta shqiptar të qëndronin gjithë aktivitetin moral dhe intelektual të tyre për mbrojtjen, bashkimin dhe lartësimin Shqipërisë Etnike.
Ishte e natyrshme, që në hapet e parë të saj organizata Balli Kombëtar të kujdesësh për çdo send që kishte të bënte me Shqiptarizmën, me Kombin, të zgjonte rrënjët më të thella në shpirtin e njerëzve, ndjenjën e patriotizmës, të lëkundë dhe të zhdukë indiferencën nga zemra dhe nga mendja e njerëzve, t’i mbushë këto mendje dhe këto zemra me lëngun shpirtëdhënës të vullnetit dhe të vendosmërisë me frymën patrotike dhe kombëtare.
Kështu u themelua parimi i përgjithësisë së Shqiptarizmës, i cili imponon detyrën për kujdesimin e kufijve Etnikë të Shqipërisë.
Balli Kombëtar nuk pretendonte të ishte themelonjësi i patriotizmës Shqiptare, por kishte bindjen se duhesh të bëhesh rregullatori dhe organizatori i përpjekjeve patriotike.
Në të vërtetë, Balli Kombëtar lindi nga kjo nevojë dhe ngarkonte vehten me këtë detyrë, kështu që këto parime duhet të konsideroheshin si kusht dhe mjete për mbrojtjen e Kombit.
***
Disa nga kandidatët e Ballit Kombëtar për zgjedhjet e 25 Prillit 2021