Një delegacion nga Balli Kombëtar Demokrat për Republikën e Kosovës, i prirë nga zv. kryetari z. Bekim Baftiu, vizitoi sot monumentin historik, shtëpinë e madhe të Shqipnisë etnike, shtëpinë muze të Xhafer Devës.
BKD kërkoi anulimin e vendimit të marruar për rrënimin e këtij monumenti nga komuna e Mitrovicës, qe konsiderohet si monument me vlerë historike kombëtare dhe qe është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Një delegacion i BKD u prit në Komunën e Mitrovicës nga z. Naim Hajra drejtor i inspektoratit te KK te Mitrovicës dhe zëdhënës i Komunës. Ata premtuan se ky vendim do të anulohet dhe së shpejti do të njoftohet opinioni publik.