Balli Kombetar Demokrat uron të gjithë shqiptaret kudo që janë

SHKRUAN: ARTUR ROSHI, KRYETAR I PBKD-së

Gezuar Festën e Pavarësisë, Festën e Flamurit, Festën e Krenarisë së Shqiptarëve.

Kjo festë nuk mund të qëndrojë pa emrat e atyre që e krijuan, e Ismail Bej Vlorës(Qemalit), Mid’hat Frashërit dhe gjithë firmëtarëve të pavarësisë.

Mid’hat Frashëri ishte delegat i disa krahinave të Shqiperisë në kuvendin e pavarësisë, por edhe i Shkupit dhe Kosovës, gjë që tregon rolin e tij si organizator përcaktues për këtë ngjarje të madhe në historinë e egzistencës së kombit tonë.

Jemi krenar sot që vazhdojmë të predikojmë idetë e Mid’hat Frashërit, të mëvetsisë së kombit, të prosperitetit të tij, të lirisë së shqiptarëve.

Këtë vit kjo festë ka marrë një kuptim më të plotë sepse Mid’hat Frshëri u kthye nga mërgimi politik në Atdhe dhe shumë shpejt do të vijë si frymë në historinë kombëtare, historinë politike, historinë e gjuhës, letërsisë, diplomacisë.

Respektimi i etërve të kombit do të sjellë një erë të re në hitorinë tonë si shqiptarë, do sjellë kohën e një koncepti të ri të “zhvillimit si liri “.

Jam i lumtur që emri i Mid’hat Abdyl Frashërit është i lidhur pazgjidhshmërisht me ditën pavarësisë e cila ka një lidhje biunivoke me çlirimin e kombit.

Ata që sot e njohin veten si çlirues teorikë të kombit, duhet të pranojnë realitetin që krijon e vërteta historike, se në thelb e donin këtë “çlirim” për lirinë e pushtetit të tyre, i cili solli skllavërimin e shqiptarëve.

Meqenëse akoma datat historike janë peng i “çliruesve teorikë” , më lejoni miqtë e mi që të unifikoj Urimin e ditës së pavarësisë dhe të ditës së çlirimit.

Gëzuar !

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top