Balli Kombëtar Demokrat për Vetëvendosje Shqiptare

Më 10 Qershor 2016, në qytetin e Prizrenit mbahet Kuvendi i Organizatës Balli Kombëtar Demokrat, alternativës së vetme politike për vetëvendosje shqiptare në Republikën e Kosovës. Këshillat Nismëtar për themelimin e degëve nëpër komunat e Kosovës kanë intensifikuar veprimtarinë e tyre. Informimi i drejtë dhe përmbajtësor i qytetarëve të Republikës është detyrë dhe domosdoshmëri. Duke inkurajuar veprimtarët e palodhshëm anekënd Kosovës, Kryesia ju shprehë mirënjohje të veçantë drejtuesve të sekcioneve, degëve dhe nëndegëve të posaformuara.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, për informata më të hollësishme rreth formimit të sekcioneve, nëndegëve, degëve dhe anëtarësimit, ju lutem na kontaktoni përmes telefonit zyrtar, 044 381 147.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top