Balli Kombëtar Demokrat mbështet ndryshimet demokratike në IRJM

Balli Kombetar Demokrat Sazan PapranikuProcesi i demokratizimit të IRJM-së ka njohur një stagnim permanent që nga përfundimi i luftës së armatosur, kohën kur mes pushtetit pushtues sllavo-maqedon dhe klanit sllavo-komunist të LPK-së u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit. Pas 15 vitesh pritje dhe durim, shqiptarët autokton kanë vendosur të rikthejnë çështjen e tyre në vëmendjen e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar. Balli Kombëtar Demokrat insiston në bashkim rreth procesit të transformimit të domosdoshëm demokratik të shtetit, imponimin e ndryshimit të Kushtetutës së IRJM-së, duke afirmuar njohjen e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e IRJM-së. Balli Kombëtar Demokrat, fton të gjithë qytetarët shqiptarë, në IRJM, në Shqipëri, në Kosovë dhe në mërgim, të mbështesin me të gjitha mjetet e nevojshme, të drejtat legjitime të shqiptarëve autokton.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top