Arbër Gashi, Artur Roshi dhe Zudi Xhelili

Balli Kombëtar Demokrat kundër dhunës dhe anarkisë në Republikën e Kosovës

Sjelljet e opozitës promovojnë kandidaturën e Hashim Thaçit për president të Kosovës…

Opozita parlamentare është duke i shërbyer me vetëdije të plotë zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit të Republikës së Kosovës! Sjelljet anarkiste dhe sulmet kundër institucioneve të shtetit të Kosovës, për Ballin Kombëtar Demokrat janë të papranueshme. Ne mendojmë se dhuna, anarkia dhe nxitja e vëllavrasjes janë akte që thellojnë krizën dhe ndikojnë negativisht në zhvillimin e proceseve normale politike, pengojnë zhvillimin ekonomik, shkaktojnë ndarje të panevojshme dhe e dëmtojnë rëndë shoqërinë tonë. Për rrjedhojë, shfrytëzojmë rastin të ftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës të disatncohen nga lufta e papërmbajtur për pushtet dhe propaganda qeveritare e opozitare që i shërben këtij synimi. Kosova nuk ka nevojë për ata politikan dhe ato forca politike që nxisin konflikt dhe dhunë të papërmbajtur mes shqiptarëve. Kosova dhe shqiptarët kanë nevojë për një alternativë politike kombëtare, demokratike, shtetndërtuese dhe zhvillimore.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top