Në një prononcim për media, Balli Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të filloj hetimet kundër atyre që e shkelën Kushtetutën e Kosovës.
Marrëveshjet e Kosovës dhe Serbisë, në bisedimet e Brukselit, padyshim që ishin të dëmshme për Kosovën. Sidomos marrëveshjet për Demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Këtë fakt e ka thënë edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që plotësisht janë jo në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
Siç dihet, Kushtetua është akti më i lartë i një shteti, dhe normalisht që duhet respektuar vendimet e saj, ashtu siç i kemi respektuar edhe vendimet paraprake, të cilat shpesh kanë qenë të përafërta me vendimet që i kanë marrë Qeveritë, por që, qytetarët ishin të pakënaqur me to.
Që këto marrëveshje janë tepër të dëmshme dhe antikushtetuese, si dhe duke e parë kabinetin dhe Grupin Negociator, të cilët e përcjellin kryeministrin, definitivisht jo vetëm ne, por edhe të gjithë qytetarët duhet të kërkojnë llogari për këto bisedime. Kjo për faktin se shkojnë mbi 32 veta në Bruksel dhe negociojnë duke thënë se janë negociata shumë të vështira dhe pastaj të kthehesh duke i dhënë Kuvendit të Kosovës Marrëveshje e cila del që në 23 nene e ka shkelur Kushtetutën, normalisht që dikush duhet me dhënë përgjegjësi.
Përveç kësaj, edhe Prokuroria e Shtetit të Republikës së Kosovës, duhet të bëjë hetime të pavarura, në mënyrë që t’i shkojë deri në fund këtyre parregullsive që po bëhen në dëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Duhet theksuar se, në rast se caktohen vijat kufitare dhe ti jepet tokë Malit të Zi, e që janë mbi 8000 mijë hektar, e gjithashtu të bëhet ndarja edhe me Serbinë, si dhe me Maqedoninë, Kosova ka humbur 10000 hektarë, për Organizatën Balli Kombëtar Demokrat dhe për qytetarët e Kosovës kjo është e papranueshme.
Në anën tjetër, Asociacioni, i cili nëse krijohet, atëherë le të dihet se kemi të bëjmë me një mini shtet serb brenda territorit të Kosovës. Për këto lëshime me dashje të pushtetarëve tanë dikush duhet ta paguaj me dorëheqje nga postet, në të cilat po shiten si pashallarë, dhe të burgosen. Sepse, po ndodhën që këto Marrëveshje të fuqizohen, atëherë, për 3-4 breza të ardhshëm do të jetë një barrë e madhe.
Pra, Organizata Balli Kombëtar Demokrat, është e gatshme që të bashkëpunoj me qytetarët e Kosovës, që të bëhet parandalimi i së keqes, andaj, ne ftojmë qytetarët që të na bashkohen në akuzat tona kundër së keqes, dhe amanetin e gjithë atyre gjeneratave që dhanë shumë për Shqipërinë, ta qojmë në vend.