SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI
Dajat e babës i kam në Shrubullovë-Drenas. Kur kam qenë i vogël shkoja me shumë dëshirë sepse janë njerëz bujarë. E di që aty e kam mësuar fjalën BALLGUR.
Sa herë që po i lexoj reagimet e komandantëve të UÇK-së me rastin e zgjedhjes se kryetarit të Drenasit, po them vetëmeveti, e paskan bërë prapë BALLGUR. Ballgur e kanë bërë në luftë dhe sa herë kemi shkruar për keqpërdorimet e fondit “Vendlindja flet”, s’na kanë besuar. Edhe më keq, shpesh na kanë fyer. Edhe më keq, ka pasur raste kur na kanë kërcënuar!
Paskam pasur të drejtë, sepse kaq zi e terr, edhe sikur t’i kisha ditur të gjitha, kisha bërë auto censurë, për hir të popullit që e kanë çoroditur, për hire të të vrarëve dhe të zhdukurve të luftës. Madje edhe për hir të shumë djemve të UÇK-së që kanë duruar urie nëpër malet e Çiçavicës (Qyqavicës). Nuk do ta haja as nuk do ta villja këtë lloj BALLGURI për hir të anëtarëve të familjes sime në UÇK, të kushërinjve dhe të bashkëfshatarëve të mi.
Ballguri i Drenasit ka gjasë të mira të përhapët në të gjithë Kosovën në zgjedhjet e ardhme. Mund të shndërrohet në epidemi. Epidemitë mbysin! Ani, edhe Ballguri është ushqim për ata që s’e dinë. Edhe Fondi “Vendlindja thërret” i LPK-së ka qenë Ballgur që u ka shërbyer vetëm komandantëve. Këtë e kemi ditur dhe e kemi thënë. Mos të keqkuptohemi. Ballguri “Vendlindja thërret” nuk i ka ndihmuar Kryekomandantit Adem Jashari. Unë i thash Kryekomandant, me shkronjë të madhe, e jo legjendar. Kush i ka thënë i pari legjendar e ka pasur me sherr. Sepse, kjo tingëllon sikur ta shpallesh dikë “anëtar nderi”, për ta varrosur politikisht!
Pra, Ballguri “Vendlindja thërret” iu ka shërbyer komandantëve të Rognerit. Atyre që në Rogner kanë bërë zef e qef dhe, pasi kanë hëngër e pirë mirë edhe kanë … mirë, kanë dal në Sheshin Skënderbe apo në malin e Dajtit për të dhënë intervista.
Edhe, KRYEBANDITI Bukoshi, me shumë zemërgjerësi ua kishte falur edhe Ballgurin e 3%. Veç ky Ballgur ka qenë më ndryshe. Tip 500! Sepse me këtë Ballgur janë vrarë ata që kanë kontribuar në mbledhjen e tij për kosovne ose të afërmit e tyre.
O ballguristë, vazhdoni edhe pak se edhe ashtu dimër e ftoftë, gazetat e portalet po vuajnë për klikime se të gjithë po e presin sezonin e ardhshëm sepse kryqin e hënën dhe lutjet i kanë zëvendësuar me Gjykatën Speciale!