Shkruar nga Veton Surroi, 2003
1. Mbi shkaset per te shkruar
I nderuari Baca Adem,
Shkaset per kete leter jane te shumta. I menjehershmi eshte paraqitja jote mediale e ketyre diteve, ne kete kohe qe edhe ti e une i identifikojme si fillim te etapes se re te krizes politike ne Kosove. Brenda kesaj paraqitje, ke kerkuar nga une, si njeri prej nenshkruesve te Marreveshjes se Rambouillet-se (Parisit) te distancohem nga akti im i para tre vjeteve, meqe sipas teje kriza te cilen po e perjetojme rrjedh mu nga ky nenshkrim. Se dyti, e rrjedhimisht, shkas per kete leter eshte nje borxh qe kam ndaj teje, e qe nuk kam mundur te ta sqaroj, ngase per keto tre vjet nuk kemi kontaktuar si para Çlirimit. Para tre vjetesh, dhe me t’u kthyer nga Rambouillet-ja, pata deklaruar ne pyetjen e gazetareve lidhur me kundershtimin tend ndaj kesaj marreveshje (e ti ne ate kohe konsideroheshe perfaqesues politik i UÇK-se), se ti je nje prej dy milione njerezve ne Kosove. Kam borxh, gjithashtu te te informoj se vete kam kerkuar, po ate dite, dhe ditet e mevonshme, nga diplomatet amerikane dhe britanike, qe te nderpritet kontakti me ty, per te te bindur rreth kesaj marreveshjeje. Ky qendrim me vone u be i pergjithshem Perendimor dhe, me sa di une, akullin e ka thyer vetem pas luftes Daan Evertsi, shefi i misionit te OSBE-se ne Kosove, kur jane pare efektet evidente te Marreveshjes se Rambouillet-se, shporrja e regjimit serb nga Kosova. (Me sa di une, mu me insistimin e ketij diplomati holandez ti je emertuar ne krye te Bordit te RTK-se). Me kane thene se je ofenduar me te dy veprimet e mia dhe mund te kesh te drejte. Qellimi im nuk ka qene ofendues, as kur kam thene se je njeri prej dy milione njerezve ne Kosove e as kur kam kerkuar ngrirjen e kontakteve diplomatike me ty. Qellimi im ka qene qe te te merret prej dores e drejta te cilen e veteshpalle asokohe, qe te flasesh ne emer te UÇK-se.
Njekohesisht ashtu si nuk mendoj se kam gabuar ne te dy keto veprime ashtu mendoj se fjalet qe i thua dhe veprimet qe i ben jane konsekuente. Pra, shkasi i trete eshte konsekuenca, e cila te ka karakterizuar gjithnje e qe te ben te mos i ndryshosh pikepamjet ne keto tre vjetet e fundit. Debati te cilit ti po i prine tash eshte po ai kur kam zbritur ne Aeroportin e Prishtines duke u kthyer nga Rambouillet-ja, pra serish po insiston se shqiptaret qe e nenshkruan Marreveshjen ne fund do ta kthejne Beogradin ne Kosove. Meqe disa gjera kane mbetur te pasqaruara, shpresoj se me kete leter do te mund t’i kontribuoj qe ne koken tende dhe timen te perfundoje pranvera e vitit 1999.
2. Mbi vendin dhe kuvendin
Njeri prej mendimeve te cilin e ke shprehur ka tre vjet eshte se ne Keshtjellen e Rambouillet-se delegacioni i shqiptareve te Kosoves ka hequr dore nga pavaresia dhe e ka pranuar sovranitetin e Beogradit mbi Kosoven. Ky eshte nje mit te cilin e ke artikuluar ti, por ne nje forme a tjeter, eshte treguar lehtesisht i kapshem ne forme miti edhe per njerezit tjere publike.
Madje, te ta them, me nje rast gjate negociatave, njeriu i cili ketu ne Kosove ka famen prej njerit prej eksperteve me te medhenj juridike, na dergoi nje faks prej njezet faqesh rekomandimesh se ç’duhet bere, dhe qe ne faqen e pare ishte kerkesa e tij qe delegacioni i Kosoves te mos pranonte te bisedonte per asgje pos pavaresise. E per çka te bisedonim atehere?
Vendosjen e marredhenieve diplomatike me Beogradin ne momentin kur Beogradi kishte 100 mije ushtare e police ne Kosove? Koncepti i ketille, do te befasohesh, nuk eshte vetem i yti, apo i ketij akademiku, por eshte pjese e nje tradite politike te krijuar ne Kosove e cila karakterizohet me aktin e te shqiptuarit fjalen e fundit qe ne fillim.
Pra, qe te thuhet se populli i Kosoves e do pavaresine dhe nuk do te bisedoje per gje tjeter. E te rrije derisa te permbushet ky kusht. Sado qe nuk do te te pelqeje ky krahasim, me duhet te them se perfaqesuesi me i mire i kesaj tradite politike eshte Ibrahim Rugova. Edhe ai e kaloi nje dhjetevjetesh te tere duke thene se Kosova eshte shtet i pavarur, ndersa e paralizoi tere jeten shoqerore duke e pritur ate dite.
Po te mos ishte paraqitja e UÇK-së, ne ende do ta prisnim ate dite dhe ende do ta prisnim nen sundimin e Beogradit. Natyrisht, ky veprim merr permasa mitike ne popull. “Krisi pushke filani”, thote populli, kur i degjon keto fjale. Por ne politike kjo funksionon ndryshe. Sa e sa here na ka ndodhur edhe mua edhe ty qe kemi folur per statusin dhe kemi shprehur pavaresine si opcion te vetmin tonin dhe kemi ardhur ne konstatim se nuk ishte as vendi e as kuvendi. Kete e ka pare edhe Ibrahim Rugova, jo vetem ne Perendim. Kur shkuam ne Beograd per t’u takuar me Milosheviqin ne maj te vitit 1998, qe ne fillim te bisedes i tha se “opcioni yne eshte pavaresia” dhe e mbylli gojen gjate tere kohes deri ne momentin kur Milosheviqi ofroi nga nje gote uiski me ç’rast Rugova tha: “Po, e pijme nga nje gote”. Bashkebiseduesi yne, kur e degjoi fjalen e fundit te paren, buzeqeshi dhe kaloi ne teme tjeter. Per te biseda per pavaresine me nje njeri i cili i priu stagnimit kishte efekt te njejte si njohja e Republikes se Kosoves nga Dominioni i Malchidezekut.
3. Mbi dy shkallet e procesit
Rambouillet-ja nuk ishte vendi ku do te definohej statusi i Kosoves, por vendi ku do te nderpritej lufta, hiqej sundimi i Serbise mbi Kosove dhe fillonte procesi politik me te cilin me ne fund do te arrihej statusi. Ne fakt, para se te vinin te dy delegacionet, qe te dyjat ishin te detyruara te pranonin Parimet mbi te cilat do te zhvilloheshin negociatata. E keto parime perjashtonin vendosjen e statusit, si per ne, ashtu edhe per Beogradin. Formula do te duhej t’i plotesonte kerkesat minimale te te dyja paleve: per ne ishte formule me te cilen nderpritej regjimi i dhunshem ne Kosove dhe celej procesi i hapur politik ne te cilin tashme Beogradi nuk kishte te drejte vetoje, pra nuk mund te thoshte se perfundimi i atij procesi do te duhet te jete serish sundimi serb mbi Kosoven. Per Beogradin, formula kenaqte kerkesen minimale te tyre qe te mos mohohej sovraniteti i Beogradit mbi Kosoven. Per keto gjera kemi biseduar konceptualisht me heret, shume para Rambouillet-se, ti dhe une. Madje, kemi marre pjese ne takimet e Bertelsmannit ku jane definuar disa nga konceptet te cilat do te aplikohen me vone ne Rambouillet. E koncepti themelor ishte procesi politik dy shkallesh: se pari vetadministrimi e me vone statusi (vetevendosja). Ne Rambouillet ajo u perkthye ne periudhe transitore veteqeverisje, si shkalle e pare, dhe proces definimi statusi (me deklarim te popullit) ne faze te dyte. Po ta shikosh, ky koncept do te duhej te vlente edhe sot: se pari shtetesia e me pas njohja nderkombetare e saj.
Alternativat tua na çonin ne veteshkaterrim – pse eliminimi politik i Rugoves, siç e propozoje, do ta godiste se pari UÇK-ne, dhe te gjithe ne?
4. Mbi çmimin qe duhet paguar
E kishe thene atehere, e thua edhe tash, se delegacioni kosovar nuk do te duhej te nenshkruante gje e duhej te kthehej ne shtepi. Atebote me te madhe thoshe se do te organizohen konferenca te tjera, e aty perfundimisht do te ndaheshim nga Serbia. Ke gabuar atehere dhe vazhdon ne menyre konsekuente te gabosh sot, sepse nuk i ke kuptuar as dilemat e asaj kohe e as natyren e procesit negociator. Procesi negociator zhvillohet ne baze te raportit te forcave, te dinamikes kur palet kundershtare arrijne pika kritike.
Po te kishte qene pika jone kritike momenti kur UÇK-ja shnderrohet ne force serioze ushtarake çlirimtare, negociatat do te duhej te zhvilloheshin ne drejtim te nderprerjes se ofensives çliruese te UÇK-se dhe terheqjes paqesore te forcave serbe nga Kosova. Apo, me tutje, po te ishte çliruar Kosova me forcat e armatosura kosovare, atebote negociatat do te ishin lidhur me trashegimine materiale te ish-RSFJ-se, vendosjen eventuale te marredhenieve diplomatike me Beogradin dhe trajtimin e minoriteteve ne te ardhmen. Por, siç e di edhe vete me mire, ne hyme ne negociata te kushtezuar me keta faktore.
Se pari, UÇK-ja ishte ushtri aq sa Kosova ishte republike. E lindur si lidhmeri mes grupeve kryengritesish, ajo nuk arriti te krijoje strukture vertikale komanduese. Vetem ne Rambouillet, mes peshperimave arritem te kuptojme se njeri prej pjesemarresve te delegacionit mund te ishte komandant i pergjitshem i kesaj ushtrie, gje qe nuk fliste shume mire per strukturimin e saj. Dhe, komandati i UÇK-se u shpall publikisht vetem kur kishin filluar bombardimet e NATO-s.
Karakteri gueril i luftes dhe veshtiresite me furnizim (UÇK-ja sillte municion me gomare e mushka prej Shqiperise, ushtria serbe le qe ishte furnizuar, por çdo dite i vinin konvoje kamionesh furnizimi) u percollen edhe me ideologjizim. Perçarjet politike te viteve tetedhjete e nentedhjete u percollen edhe ne UÇK, e cila fundja ne fazen e vet fillestare trajtohej si krah i armatosur i LPK-se.
Qe te gjitha keto elemente, se bashku me fuqine ushtarake serbe, te ndertuar me dhjetevjetesh te tere, krijuan situaten kur UÇK-ja ne vjeshte te vitit 1998 ishte kthyer ne fazen e vet fillestare. Pas ofensives serbe te veres se vitit 1998, Kosova ishte e ballafaquar jo vetem me barren e 250 mije refugjateve nga viset e luftes, por edhe me rrezikun qe UÇK-ja te mbeste pa ndonje rol real ushtarak, pra edhe pa influence ne negociata. Kosova, me kete ritem dhe me forca te veta mund te llogariste ne çlirim pas disa shekujsh.
Se dyti, dhe kete po ashtu e di vete, kryengritja e armatosur kishte edhe dimension te brendshem, te thelle te mospajtimeve me jeten politike te diktuar nga Rugova. Ti dhe shume te tjere, ne mesin e tyre edhe une, beme perpjekje te parreshtura per unifikimin e faktoreve ushtarake dhe politike ne nje grup qe do te kishte karakter perfaqesimi. Nje gje e tille u arrit vetem disa dite para Rambouillet-se.
Dhe, ky unifikim ad hoc u be pas deshtimit, ku rol te madh ne deshtim ke pasur ti, per formim te nje qeverie te perkohshme me ne krye Mehmet Hajrizin, e cila do te unifikonte te gjithe faktoret shqiptare. Se treti, fuqite e medha, me ne krye SHBA-ne tashme kishin kaluar pragun e trajtimit te zakonshem te Kosoves. Pra, me nuk ishte ndonje fjale qortimi per Beogradin aty-ketu per te drejtat e njeriut, por per here te pare ishte perpjekja serioze qe gjakderdhja dhe gjenocidi i mundshem te nderpritej me negociata, pas te cilave, po qe nevoja, rrinte edhe perdorimi i fuqise ushtarake me te madhe qe njeh historia e njerezimit. Siç pame, kishte nevoje edhe per kete. Dilema ishte e thjeshte: ose te jesh brenda procesit, ne kushtet e dhena, ose te jesh jashte procesit, me shprese se do te ndryshoheshin kushtet.
Ti llogaritje ne alternativen e dyte dhe me kete beje nje gabim qe, po te ishte zeri yt vendimtar, do te sillte momentin me tragjik ne historine e Kosoves. UÇK-ja nuk do te kishte fuqi te ballafaqohej me ofensiven serbe te pranveres se vitit 1999, regjimi serb do te kishte perkrahjen politike te heshtur nderkombetare per kete ofensive ngase “shqiptaret ia kthyen shpinen procesit te paqes” dhe lufta do te krijonte realitete te reja te cilat do te perfundonin ne kushtet shume me te keqija ne procesin negociator. Pas debimit te qindra mije njerezve nga shtepite e tyre, shkaterrimit te UÇK- se si faktor ushtarak dhe shnderrimit te tyre ne organizate terroriste, Kosova do te trajtohej brenda kornizave te nje autonomie te cunguar dhe, eventualisht, brenda nje territori te cunguar. Ç’eshte me e rendesishmja politikisht, Kosova do te mbetej pa aleate ne Perendim. Çmimi qe duhej paguar ishte i tmerrshem: kurdizimi i shqiptareve te Kosoves, shnderrimi i shqiptareve ne nje popull pa shtet, e pa perspektive per te. Çmimi qe duhej paguar per alternativen te cilen e zgjodhem ishte gelltitja e fjaleve sovraniteti i Jugosllavise. Ndonese i suspenduar, ky sovranitet ende mbetej per te gjithe ne si fjale e zeze. Per me teper, ne vend te definimit te statusit, oferta ishte per ndertim gradual te shtetesise, nje proces te mundimshem neper te cilin po kalojme sot dhe do te kalojme me vite te tera.
5. Mbi konsensusin
Nuk di a i ke ditur detajet, por me pervojen tende te gjate mund te kesh imagjinuar sa veshtire ka qene qe delegacioni shqiptar, ku disa prej njerezve njoftoheshin per here te pare, te merrte qendrime te perbashketa. Ardhjes ne Keshtjelle i kishte paraprire jo vetem nje historiat i gjate mospajtimesh mes rrymash te ndryshme (si p.sh. LDK dhe krahu i cili tashme identifikohej si i luftes) por edhe animozitetet personale. Njekohesisht, e siç mund te pritej ne natyren e njeriut, u shpreh edhe uni i tepruar i shume njerezve baras me nje peshe te historise, te cilin e kishte çdonjeri ne Keshtjelle, ngase ishte bindja se ne kete vend do te vendosej, per here te pare me prani te shqiptareve, per fatin e Kosoves. Dhe, mbi te gjitha, Keshtjelles i kishte paraprire edhe nje lufte e brendshme per pushtet: kush do te jete ai qe do t’i prije Kosoves deri ne çlirim, kush do te kthehet ne Kosove si çlirimtar.
Ne kete pjese te debatit, ndonese nuk ishe i pranishem fizikisht, hetohej hija jote e rende. Qe nga formimi i Grupit negociator, G-15 kishe deklaruar se nuk do te marresh pjese, sepse atij i prin Rugova. Kishe deklaruar, jo nje here, dhe jo vetem neve qe komunikonim me ty, se pa e hequr Rugoven nuk mund te dalim perpara. Por, kundershtimi yt, ndonese mund t’i kuptoja arsyet edhe atehere e edhe tash, ishte ne parim i gabueshem per dy arsye. Se pari, sepse Rugova kishte besimin e nje pjese te popullit, pra kishte legjitimitetin politik te tij dhe si i tille doemos duhej te merrte pjese ne ndertimin e nje konsensusi te ri shqiptar. Se dyti, sepse Rugova kishte fituar edhe legjitimitet nderkombetar. I atille çfare ishte, ai megjithate ishte i pranuar si bashkebisedues nderkombetar. Eliminimi politik i Rugoves, siç deshiroje, dhe vendosja e UÇK-se, si forca e vetme politike relevante per kosovaret ishte nje rruge pa krye. Nga njera ane, ishte kunder idese se konsensusit dhe do t’i frynte edhe me teper zjarrit te konfrontimit brendashqiptar kur shqiptaret ishin ne konflikt me regjimin serb. Nga ana tjeter, do t’ia pamundesonte UÇK-se legjitimitetin e duhur politik nderkombetar, per te cilin disa prej nesh jemi perpjekur me vite te tera, ngase nga diplomacite perendimore do te trajtoheshin si grup cubash qe me force armesh duan ta imponojne vullnetin e tyre politik mbi shqiptaret e tjere. Fundja, nje propagande te ketille e bente edhe vete Milosheviqi, ndersa ne bote e trumbetonte diplomacia ruse.
Me keso peshe te insistimit tend, qe hetohej ne Keshtjelle, mezi ia dolem fillimisht edhe te formonim nje ekip funksional. Por, ja qe ishte e mundur qe edhe ne Kryesi te delegacionit e edhe ne ekipin e ngushtenegociator (i cili barti barren me te rende te negociatave rreth Projektmarreveshjes) bashkejetonin UÇK-ja, LDK-ja dhe te tjeret. Per here te pare ne historine tone u pa se ishte i mundshem konsensusi ne vend te eliminimit.
Puçin ne UÇK e organizove ti
Marreveshja ne Ramboullet do te te linte jashte Historise, ndersa ti ishe bere Totem i rezistences. Ne momentet e fundit celulari me thirrjet tua bllokonte tere punen e delegacionit
6. Mbi kultin e personalitetit
Dikush e kishte interpretuar zgjedhjen e Hashim Thacit ne krye te Kryesise se delegacionit si eliminim te Rugoves. Nga ana e Hashimit dhe e pjesetareve te UÇK-se mund te jete interpretuar keshtu, kurse nga ana e Rugoves mund te jete intepretuar si koncesion i perkohshem qe te mund te zhvilloheshin negociatat.
Diplomateve perendimore u perpoqem t’u shpjegonim se e tera kjo eshte nje produkt i nje insistimi tone, edhe timin personal per nje politike inkluzive dhe ndertim konsensusi. Pa UÇK-ne nuk kishte negociata dhe ishte pak a shume jorelevante çka do te thoshin te tjeret, nese me kete nuk pajtohej edhe UÇK-ja. Gjithsesi, ky pozicion kishte edhe anen tjeter te medaljes konsensuale: edhe po qe se pajtoheshin te gjithe te tjeret, me peshe ishte se çka do te thoshte Rugova. Nje dite e shpenzuar ne zgjedhjen e Kryesise, megjithate, tregoi jo vetem konfliktin e se kaluares, por edhe te ardhmes, ate qe e kemi pare te shtjelluar sivjet, kur duhej zgjedhur Presidentin e Kryeministrin.
Shqiptaret e Kosoves, te edukuar ne frymen e nje tradite bajraktaresh e prijesish te padiskutueshem, donin ta shihnin veten si te parin, si njeriun ne krye, pa marre parasysh se çka do te ndodhte me tutje, dhe çfare do te ishte çmimi per te arritur ne kete pozicion. Per Hashimin, kjo ishte evidente me gjestin e tij te pare – urdhrin qe Kosovapressi te emetoje se ai eshte kryetar i delegacionit. Per Ibrahimin, ishin guret e mineraleve qe ia jepte çdo oficeri te ushtrise e policise qe do te vinte te na fliste per ndonje pjese te draftit, dhe per perqafimet e panatyrshme ne te cilat turrej ndaj ministrave te habitur qe pernjehere ndesheshin me trupin e brishte te Rugoves. Per Hashimin ishin fjalet: “Une, kryetar i delegacionit”, per Ibrahimin: “Une, presidenti i Kosoves”. Per as njerin e as tjetrin nuk ishte me rendesi se per çka konkretisht negociohej, meqe as qe i kishin lexuar draftet. Ishe, papritmas edhe ti. Kur serbet hyne ne veshtiresi me Treshen ndermjetese, dhe Shainoviqi fluturoi per ne Beograd per t’u takuar me Milosheviqin, Hashimi kerkoi nga ndermjetesit qe te takohej me ty ne Lubjane. Keshtu, ti qe kishe qene kunder negociatave, u shnderrove ne faktorin qe do te kontrolloje pjesetaret e UÇK-se ne to, ashtu si Milosheviqi do te kontrollonte delegacionin serb.
Pernjehere, figura jote, qe gjithnje kishte qene historike per te gjithe kosovaret, e rrezikuar te mbese jashte historise me mospjesemarrjen ne negociata, u rikthye ne Histori.
Por, nuk ishte vetem Historia, ishte edhe e ardhmja, ngase ai qe do te dilte fitues nga Rambouillet, ne palen kosovare, do te kishte te drejten e udheheqjes ne Kosove. Kete e dinin Hashimi dhe Ibrahimi, kete e dije edhe ti. Me vite te tera, sikunder Totemi te indianet e Amerikes, figura jote ishte shnderruar ne Totem te rezistences kunder regjimit serb, dhe tash ti deshiroje qe ky Totem te behet edhe i Lirise.
7. Mbi gjysmefitoren dhe tragjedine
Kur anetaret e delegacionit, qe vinin nga UÇK-ja, u moren vesh qe ta nenshkruanim Marreveshjen dhe njekohesisht qe ta nenshkruanim marreveshjen tone te brendshme per formimin e nje Qeverie te perkohshme qe do ta udhehiqte Kosoven e ne krye te se ciles do te ishte Jakup Krasniqi, ti kishe humbur. Nuk do te ishe as perfaqesues i UÇK-se e as kryetar i ndonjeres prej partive. Do te ishe nje njeri i respektuar ne Kosove, çfare pamedyshje duhet te jesh, por nuk do te ishe figura e momentit kyç te transformimit te Kosoves. Megjithate, brenda disa oreve, humbjen e shnderrove ne gjysmefitore. Prej Po-se unike kosovare u distancua Hashimi, me fjale te vrazhdta e me solidaritetin e vet gradualisht kete duhet ta benin edhe anetaret tjere te UÇK-se.
Rrjedhimisht, humbaste konsensusi dhe nga Marreveshja duhej te distancoheshin anetaret e LBD-se. Mbetej qe kete marreveshje ta nenshkruante Rugova, por asnjerit prej nesh dhe nderkombetareve as qe u shkonte mendja nje gje e tille. Nenshkrimi i Rugoves ishte aq relevant sa edhe fjalet e tij, posaçerisht prej masakres se Prekazit e kendej.
Serish ishe ne kontroll te situates, por tashme edhe me i vendosur. Nuk te mjaftoi vetem presioni mbi Hashimin, i cili u soll me veprime te pamatura e te cilat do t’i lene vrrage ne kancelarite perendimore gjate gjithe karrieres se tij te ardhshme politike. Brenda nates, organizove puç ne radhet e UÇK-se, duke e emeruar komandant nje njeri qe do te te degjonte, ndersa e autorizove veten te jesh zeri i vetem i UÇK-se.
Gjysmefitorja jote ishte humbje per te gjithe ne. Shqiptaret, ne rruge dymijevjecare pa aleate kercenoheshin te mbeteshin serish te tille, madje ne momentin kur aleanca u ofrohej prej fuqive me te medha qe ka njohur historia e njerezimit. Shqiptaret, te paafte historikisht te krijojne koncensus, per here te pare kishin mundesi t’i shijonin frytet e tij, dhe keto fryte u iknin nga dora. Te ketille çfare ishim, ne oret e fundit te Konferences se Rambouilletit na drejtoje, me hijen tende drejt veteshkaterrimit si popull.
Nuk ishin kater nenshkrime, ishte vetem nje
Pse nuk mjaftoi garancia e zonjes Allbright per referendum?
8. Mbi 48 oret
48 oret e fundit te Konferences nuk flije. Nuk flija as une. Nuk flinte as Ekipi i negociatoreve tone.
Fehmi Agani, Mehmet Hajrizi, Jakup Krasniqi dhe Blerim Shala kishin hyre ne fazen e fundit kur duhej negociuar çdo prese e pike. E kane ndier mbi supe tere barren e pergjegjesise dhe tere artin e perfitimit nga e mundshmja nga momenti historik. Nepermjet celularit ti kishe kontroll brenda salles. Dhe ate qe ndertonte ekipi yne negociator me mund, ti e prishje me nje thirrje celulari. Ti thoje se pa referendum nuk ben, sikur ne kete te mos e dinim. Sikur te mos shkoja dhe ta nxirrja, personalisht, si koncesion nga sekretarja Albright letren zyrtare, ku shqiptareve te Kosoves u premtohej referendumi pas tre vjetesh. Per ty kjo nuk mjaftoi: nenshkrimi i sekretares se Shtetit te Superfuqise se vetme boterore nuk mjaftonte. Nepermjet Hashimit, merrnim vesh se kjo eshte e pamjaftueshme dhe se dikush i kishte thene se do te organizohet edhe nje konference tjeter. Mandej edhe nepermjet Rexhep Qosjes, i cili ishte i preokupuar se çfare roli do te kishte ne librin qe po e shkruante gjate Konferences, mbi Konferencen.
Dhe, keshtu hyme ne oret e fundit, pastaj minutat e fundit, e pastaj sekondat e fundit.
Ne sallen e drekes, e kishim zene veten ne poziten e njeriut qe rri ne trenin i cili qartazi ecen drejt gremines por qe preokupohet me ate se çfare eshte sallata. Per Hashimin, te bindur se Marreveshja nuk nenshkruhet, preokupim ishte deserti, i cili ia mori edhe nje gjysme ore kohe, ndersa ndermjetesit nderkombetare prisnin me padurim. Per Rexhep Qosjen, ishin momente per te shkruar librin. Per Rugoven, e tera kjo ishte e parendesishme, sepse ai edhe ashtu do ta nenshkruante çfaredo dokumenti, te cilin edhe ashtu askush nuk do t’ia ofroje per nenshkrim. Po te kishte kamere transmetimi te drejtperdrejte nga ato momente, ti do te buzeqeshje me embelsi fitoreje. Po te kishte transmetim te drejtperdrejte te atyre momenteve, qytetari i Kosoves do te duhej te humbiste shpresen e fundit per te jetuar ne kete vend.
9. Mbi nje nenshkrim
Nuk ke nevoje ti akuzosh tre te tjeret per Rambouillet-ne. Nenshkrimin ne kete dokument e kam vene une, me pelqim te tere delegacionit. Ne momentet kur i kishim humbur pothuaj te gjitha shpresat dhe i ishin hedhur poshte te gjitha propozimet e kompromisit, u perpoqa ta gjeje nje formule e cila do te tregonte tumirjen tone per kete marreveshje, por njekohesisht do t’i lejonte UÇK-se te spastronte tollovine te cilen e kishe krijuar ti. Dhe, ndonese deri atehere anetaret e UÇK-se kishin refuzuar idene e tumirjes, madje edhe me fjale te renda per tradhti e gjak, doli se ishte mundur qe ne si teresi te pajtoheshim rreth dokumentit dhe qe te fillonim nje proces politik tonin. Ti, ne paraqitjen tende te ketoditshme ne televizion kerkove qe te deklarohemi rreth ketij nenshkrimi. Ja po deklarohem. Ky nenshkrim eshte gjeja me e madhe qe kam bere per veten, familjen dhe popullin tim. Ndiej se me te, me ne fund ky popull pati mundesi te beje kapercimin e madh, edhe nga çlirimi prej Serbise e edhe nga integrimi i tij ne civilizimin perendimor. Edhe po te mos kisha bere gje tjeter ne jete, ky nenshkrim do te me mjaftonte.
Naten e bombardimeve te NATO-s, me 24 mars, e tere ajo barre e madhe historike u lehtesua me plasjen e bombes se pare. Se shpejti do te ishim te lire, edhe une qe e nenshkrova, edhe ti qe ishe kunder. A mendoje, ne ato momente se sa femije, gra e burra u vrane per shkak te voneses qe na imponove? Sa shtepi u shkaterruan, sa ushtare e police serbe erdhen nderkohe ne Kosove, sa rrezikohej UÇK-ja me konfliktin e brendshem te cilin ti e kishe ndezur?
Pse na zune bombardimet pa udheheqje?
Ne kohen kur duhej formuar qeveria, ti propozoje nje si parlament ku do te ishin se bashku UÇK-ja dhe peshkopi Artemije e ne kohen e bombardimeve, kur duhej folur me nje ze te perbashket, ne Kosove mbeti vetem zeri yt. Ai i Rugoves degjohej me tonin me jodinjitoz qe mund ta kete nje kosovar.
10. Mbi nje nenshkrim tjeter ne mengjes dhe mbi Parisin
Ndersa ishim bere gati per t’u kthyer ne Kosove, duke ngrene mengjesin, vume edhe nje nenshkrim tjeter. Hashimi kishte ardhur me nje marreveshje te re, ne te cilen delegacioni yne pajtohej se do ta formonte nje qeveri te perkohshme te konsensusit, ne te cilen vendi i kryeministrit ishte lene i zbrazet, e kete do ta plotesonte UÇK-ja pas konsultimeve te brendshme ne Kosove. Me lehtesine e pirjes se kosit u nenshkrua ky dokument nga tre lideret partiake/ushtarake dhe ne fund e nenshkrova edhe une, ndonese kerkova qe nenshkrimi im te jete i cilesise se deshmitarit, meqe edhe atehere, e edhe disa jave me vone, refuzova, si çeshtje parimi qe te behesha pjese e Qeverise se formuar nga tri subjekte. Ti ke kritikuar kater nenshkruesit e Marreveshjes se Parisit, pra Marreveshjen finale te Rambouilletit. Siç kam shkruar me pare, e ke pasur gabim. Kritika jote, edhe imja, e edhe e te gjithe pjesemarresve ne negociata, duhej te drejtohej nga Marreveshja jone interne, nga mosformimi i Qeverise se perkohshme. Parisin, LDK-ja dhe UÇK-ja e kuptuan si xhiron finale te te fituarit te pushtetit, te hyrjes ne Kosove si çlirimtare. As njera, e as pala tjeter nuk i kishin parasysh konsekuencat e asaj qe premtonte te ishte periudha me e veshtire per qytetaret e Kosoves: fillimi i bombardimeve te NATO-s dhe krijimi faktik i dy milione shqiptareve pengje ne duart e regjimit te pergjakshem te Milosheviqit. Ibrahimi, kur duhej te bisedohej per keto çeshtje vepronte siç vepron kur konfrontohet me cilindo problem, ikte edhe nga problemi e edhe nga njerezit qe mund ta zgjidhnin. UÇK-ja, e cila tashme kishte proklamuar Hashimin si kandidat per kryeminister, ngriste tonin kercenues, duke nxjerre gjithashtu konfliktin e vjeter edhe personal, e edhe organizativ me LDK-ne.
Ti do te duhej te ishe aty.
Nje vit me pare, disa prej nesh u perpoqem qe t’i bashkojme te gjithe keta faktore ne nje qeveri te perkohshme e te konsensusit shqiptar. Arritem qe ne kete pune te veshtire ta perfshijme edhe diplomacine amerikane. Dhe, ne momentin kur Richard Holbrooke bindi Rugoven, me ton serioz e peshe te fjaleve, se duhej te formohej qeveria, e cila do t’i unifikonte shqiptaret ne nje platforme e nje ze, dhe se kete duhej ta kryesonte Mehmet Hajrizi si njeri i pranuar nga te dy palet, ti dilje me qendrime ultimative. Propozoje nje si lloj parlamenti ku do te ishin peshkopi Artemije e UÇK-ja, dhe nje lloj qeverie qe po ashtu do te reflektonte ide te tilla. E tere perpjekja per formim qeverie tash u prish, jo nga Rugova, por nga ti.
Nje vit me pare, ne kopshtin e Zyres amerikane ne Prishtine rrinte Holbrooke, duke mos mundur te besonte se sa kot e shpenzonte kohen e vet me njerez qe nuk mund te merreshin vesh per gje. Ato dite, ne Paris, vazhdonte e njejta bisede.
11. Mbi bombardimet dhe fshehjen
U gezova kur, gjate bombardimeve, te pashe ne interviste qe i dhe BBC-se. Jo vetem me faktin se je gjalle, sepse kete e dija nga kontaktet me njerez perderisa fshehesha ne Prishtine. Kam ditur gjithnje per trimerine tende, dhe nuk me ka befasuar fakti se do te merrje guxim e si akt demonstrativ kunder regjimit serb te dilje neper qytet ne kohen kur shumica prej nesh ishim te fshehur. U gezova, sepse dikush fliste ne emer te kosovareve, para te huajve, nga Prishtina. Natyrisht, dikush qe fliste se sa e veshtire eshte jeta ketu. Prej figurave publike, ne TV ishin deklaruar nga Prishtina, Ibrahimi dhe ti. Ai, ne rolin me poshterues qe mund te kete pasur njeriu, do te shpjegonte se si gjerat do te rregulloheshin ne bisedat qe ai po i zhvillonte per autonomine kosovare me Milosheviqin dhe bashkepunetoret e tij. Ti shpjegoje te kunderten. Kete situate e kisha parapare deri ne nje mase, edhe ne Rambouillet, edhe ne Paris, andaj edhe insistimi im ne krijimin e nje qeverie me te cilen kosovaret do te flisnin me nje ze.
I bere pike e pese, delegacioni i kosovareve qe nenshkroi Rambouilletin nuk do te degjohej kohe te gjate. Rugova ishte i detyruar te lozte rolin e kuislingut, e njeriut qe kerkon nderprerjen e bombardimeve dhe fillimin e negociatave interne me Milosheviqin. Ato dite, kishte me shume dinjitet çdo kosovar i ngujuar me dite ne balten e Bllaces sesa njeriu, i cili pretendonte te ishte lider i tyre per dhjete vjet rresht e qe dilte para kamerave me Milutinoviqin per te shpjeguar sesi autonomia e Kosoves do te rregullohej qe “te jetojme te gjithe ne paqe, si perpara”. Hashimi ishte ne mal, me forca te UÇK-se qe nuk ishin ne mundesi te mbronin popullaten civile duke u shtrenguar ta mbrojne veten, dhe ketu promovonte postin e tij te ri te kryeministrit. Te tjeret iknin nga mund te iknin, dhe grumbulloheshin ku mund te grumbulloheshin. Zeri i Kosoves ne bote u bene pamjet e kampeve te refugjateve ne Maqedoni e Shqiperi. Kerkesa kryesore politike e kosovareve, atebote, ishte hapja e Bllaces per te hyre ne Maqedoni, me shume tenda per refugjate dhe hyrja ne lista per avionet qe shpienin ne Perendim.
12. Mbi ndasine qe na percjell
Ndasia qe e kishim evidencuar bashkerisht ne vitet e mehershme tash po merrte permasa te tjera ne nje kontekst kur ngjarja me e rendesishme boterore ishte lufta e NATO-s per Kosoven. U nevojit serish intervenimi i zonjes Albright qe t’i mbledhe tre nenshkrues te Parisit ne Gjermani. Thaçi, Rugova dhe Qosja (i cili pas nje periudhe te gjate mosparaqitjeje publike ne Tirane, me ne fund u paraqit ne publik) u mblodhen me zonjen Albright sa per te pasur nje argument televiziv se ne Kosove ekziston udheheqje politike.
Realiteti ishte krejt ndryshe. Ibrahimi rrinte i izoluar ne Itali dhe nuk donte t’i koordinonte punet lidhur me aftesimin e Qeverise se perkohshme. Thaçi prezentohej si kryeminister i nje qeverie qe nuk kishte kontroll, perjashtuar Fondin e UÇK-se.
Vete UÇK-ja, me gjithe rritjen e numrit te luftetareve, nuk ishte ne gjendje te prezentohej si rrezik ushtarak per Serbine, asi lloj rreziku qe do ta ndryshonte raportin e forcave ushtarake dhe politike ne terren. Raporti real i gjendjes ishte se nuk kishte kush te fliste per Kosoven, me nje ze. Ne keso situate ndodhen dy ngjarje qe kane efekt ne jeten tone te perditshme. Se pari Rezoluta 1244, e mandej, si rrjedhoje edhe çlirimi i Kosoves nga forcat e NATO-s.
Rezoluta u ndertua si kompromis i fundit te luftes
Sot, si edhe para tre vjetesh kur erdhen xhipat e bardhe te UNMIK-ut, vizionin per ndertimin e Kosoves e japin nderkombetaret, jo pse duan, por sepse nuk ekziston vizion kosovar.
13. Mbi Rezoluten dhe precedentin
Ti akuzon Rambouilletin per Rezoluten 1244, por ne fakt eshte akuze me shkurtpamesi.
Rezoluta 1244, marre ne teresi, doli si produkt i raportit real nderkombetar te forcave. Para shteteve te NATO-s ishte vendimi, ose per intervenimin me forca tokesore, pra edhe me viktima te mundshme ne njerez si dhe mundesi perçarjeje brenda Aleances, ose per kompromis politik me ndihmen e Rusise. U zgjodh varianti i dyte.
Problemi real eshte ai te cilin mund ta evidencojme edhe sot, siç kemi mundur ta bejme edhe atehere.
Delegacioni i cili nenshkroi Rambouilletin nuk u konsultua, qofte per hir te informimit per kete rezolute. Me perjashtim te Blerim Shales, se bashku me insistim te Ylber Hyses (ky i fundit si drejtor i KACI-t kishte qene koordinator i Grupit te eksperteve te vertete kosovare qe punonin ne Prishtine duke u ndihmuar negociatave ne Rambouillet), kosovaret as qe ishin pyetur per kete rezolute.
Nuk them se ka mundur te ndryshohet gje ne te, posaçerisht jo ne kontekstin e marreveshjes amerikano-ruse, por ka mundur te evidencohet nevoja per konsultim te kosovareve, si partnere te tanishem e te ardhshem. E me kete, te evidencohet precedenti i konsultimit.
Por, partner me ke? Kjo eshte sa dileme e atehershme, aq edhe tanishme.
Me 12 qershor, forcat e NATO-s hyne per t’i larguar nga ketu forcat serbe. Ne Kosove nuk kishte as ne qershor, e as me vone, nje qeveri e cila do te mund te thoshte se eshte kosovare, se perfaqeson shumicen e popullit dhe e cila kerkon te behet bashkepjesemarrese ne ndertimin e nje shteti te ri.
Ne fakt, ne vend te Rambouilletit, ti duhet te akuzosh pjeserisht veten, per ato momente kur ke mundur te ndihmosh ne unifikimin e shqiptareve, por ke marre veprime krejtesisht te kunderta. Duhet ta akuzosh per te gjitha ato dite te pasigurise qytetare, kur ne Kosove nuk kishte asnje administrate kosovare qe mund t’i drejtoheshe, per tere ato dite kur çdokush, ne emer te UÇK-se ka bere çka ka dashur , duke na lene nje njolle te madhe qe nuk e fshijme dot as sot. Duhet ta akuzosh veten per ditet kur filluan te vijne xhipat e bardhe te UNMIK-ut e ne Kosove nuk i priste nje koncept qeverisjeje, nje pako ligjesh, nje administrate e atshme per t’i hyre punes menjehere.
Xhipat e bardhe sollen ne Kosove njerezit qe edhe pas shume mundi nuk arriten te shohin nje vizion nga vete kosovaret.
14. Mbi luften per çlirimtaret dhe dinjitetin
Me paraqitjet e tua te ketoditshme i ke hipur nje vale te re, vale e cila te kuptuarit e jetes sone e ka thjeshtesuar ne nje formule: ne Kosove po arrestohen çlirimtaret, me urdher te Beogradit, e ekzekutim te nderkombetareve. Çeshtja e validitetit te arrestimeve eshte per diskutim te gjate, e njeri prej elementeve pa dyshim do te jete i tere konteksti i tyre. Me rendesi, ne kete rast per mua eshte miti i cili po ngjizet gradualisht, e i perseritur me vite te tera eshte se e kemi çliruar veten.
E kuptoj se eshte pjese e dinjitetit te te gjithe ushtareve te UÇK-se dhe e deshires se tyre te prezentojne motivin e vetem te luftes se tyre, pra çlirimin e Kosoves. Por, realiteti nuk ndertohet me projektimin e deshires si realitet.
Kosoven e çliroi NATO-ja, ndersa per intervenim te NATO-s u nevojit, pa medyshje, vullneti i shprehur i nje pakice te popullit tone qe t’i thote stop roberise. Them pakice, sepse ky popull nuk u mobilizua ne teresi, as politikisht e as ndryshe, per ta perkrahur nje lufte çlirimtare. Po ashtu u nevojit kriza humanitare e shumices: ne raportin e ketille te forcave ushtarake, ne bashkesine nderkombetare u ndez shpejt drita e kuqe per mostolerance te edhe nje gjenocidi ndaj popullates civile ne Ballkan. Dhe, u nevojit nje pune politike qe do te sillte gradualisht kancelarite perendimore, ne baze te presionit te opinionit te vet publik dhe njohurive vetjake, qe te krijojne procesin negociator. Ne keto tri rrafshe cdo njeri prej nesh beri apo nuk beri dicka: UÇK-ja ishte elementi katalizator i ndryshimeve te nje amullie stagnimi, popullata e ndjekur presion mbi vetedijen perendimore, aktivistet politike pjesemarres ne krijimin e procesit negociator. Por, perfundimisht, ishin forcat e NATO-s ato qe na çliruan.
Dhe forca çlirimtare e dikton kornizen politike te jetes ne te ardhmen. Kete e pame menjehere ne demobilizimin e UÇK-se dhe procesin e transformimit ne TMK. Ti, pa te drejte, akuzon serish si pjese te nje konspiracioni aktin e zhveshjes se uniformave te UÇK-se. Por, kjo ishte pjese e nje çmimi qe duhej paguar per liri dhe prani te trupave te NATO-s ne te.
Ne Rambouillet, perkunder nje insistimi gati nje muajsh nuk arritem te formalizojme ushtrine kosovare si pjese te dokumentit. Arritem vetem te fusim fjalen “transformim”, pra inicinimin e nje procesi qe do te mund te krijonte nje ushtri te re. Dhe, mu kjo fjale ndihmoi qe nga kurrgjeja Hashimi dhe gjeneral Çeku te nxirrnin me zhdervjelltesi ne negociata te pasluftes TMK-ne si institucion, i cili Kosoven do ta beje me ushtri.
E tere puna e mitit mbi çlirimtaret, megjithate, hap nje çeshtje tjeter, te cilen e ke shprehur edhe ti, edhe te tjeret, dhe e cila mund te formulohet ne dyshimin se nese nuk e kemi çliruar veten, nuk mund te kemi dinjitet.
Ketu krijohet nje konfuzion. Ne te vertete nuk eshte çeshtje dinjiteti, sepse edhe popujt si holandezet e francezet u çliruan nga nazizmi nga forcat anglo-amerikane ne Luften e Dyte Boterore, dhe ja ku jane, me dinjitoze se kurre. Çeshtja eshte te kapaciteti i vendosjes: kosovaret nuk kane te drejte vendosjeje çfare kane pasur keto shtete te çliruara, dhe shkaqet i dime te gjithe, gjenden ne çeshtjen e statusit te pazgjidhur.
Por, per dallim prej te gjitha ushtrive qe kane qendruar ne Kosove, forcat e NATO-s jane te vetmet, te cilat e kane definuar misionin e tyre si mision daljeje, jo mision qendrimi. Ne konceptin e misionit te çlirimtareve te Kosoves nuk qendron akti i te pushtuarit, por akti i te larguarit sa me shpejt nga Kosova.
Kurthi i simboleve
Ibrahimi, ne vend te procesit te ndertimit te shtetit, merret me ndertimin e Shtepise se Bardhe, ti ne vend te procesit te ndertimit te shtetit merresh me shkaterrimin Rambouillet-se
15. Mbi simbolet dhe vizionin
Prape je zene ne kurthin e simboleve. Ne paraqitjet tua flet per statusin, Rambouillet-ne, Rezoluten 1244, sovranitetin, por nuk flet per proceset e vizionin qe i udheheq keto procese ne Kosove. Kete para teje, ne forme tjeter e ka bere Rugova, si perfaqesues me i denje i konceptit te ndertimit te realitetetit me simbole. Nga bota e tij na doli baraka e Shoqates se Shkrimtareve si Presidence, ai si president, ndersa Kosova si Republike, shtet i pavarur i hapur andej dhe kendej. Realiteti ishte ai i dy policeve serb te trafikut qe mund te shkaktonin tollovi ne tere Prishtinen.
Sot, per Rugoven nuk eshte me rendesi procesi i ndertimit te institucioneve, funksionimi i tyre si edhe i ekonomise e segmenteve te tjera shoqerore; per te eshte me rendesi ndertimi i Shtepise se Bardhe qe do te jete simbol i shtetit te ri. Eshte bekimi i disenjit per flamurin e Dardanise, si flamur i shtetit te ardhshem. Eshte perqendrimi ne minerale, si simbole te pasurise se Kosoves.
Ne ne Rambouillet u perpoqem te kemi nje qasje tjeter: ne vend te perqendrimit ne simbole, perqendrimi ne procese, ne ndryshime strukturore.
E tere filozofia e Rambouillet-se, e integruar edhe ne Rezoluten 1244, ishte qe te suspendohet e drejta e qeverisjes se Beogradit mbi Kosoven dhe krijimin e hapesires qe me bashkesine nderkombetare te ndertohet shteti i ri, shteti i cili me permbajtjen e vet dhe me ndihme nderkombetare do ta zgjidhte edhe çeshtjen e statusit te vet perfundimtar.
Me Rezoluten 1244 u krijua edhe nje forme eksperimentale qeverisjeje, nepermjet te nje instrumenti te komplikuar si UNMIK-u.
Ti, duke e kritikuar realitetin, po perpiqesh te merresh me simbolet. Rambouillet-ne ne radhe te pare, e me pas te gjitha te tjerat. Por, ne menyre konsekuente gabon edhe sot.
Duke e kritikuar tere kornizen politike nderkombetare per ndertimin e shtetit, ti nuk do ta ndryshosh. Korniza per ndertimin e shtetit te Kosoves eshte po kjo dhe do te mbetet perderisa te ndertohet shteti. Problemi qendron ne ate se sa ka vizion e energji politike kosovare per kete vizion brenda kornizes te cilen na e krijuan rrethanat historike.
Sot, si edhe me 13 qershor te vitit 1999 kur hyne xhipat e bardhe te UNMIK-ut, vizionin per ardhmerine po e krijojne nderkombetaret, jo sepse kete e duan, por sepse kosovaret ende nuk kane dale me nje vizion te tyre i cili brenda ketyre kornizave do te tregonte se si ndertohet shteti.
Nderkohe, jemi zene ne shoqeri si teresi ne kurthin e statusit. Cdo dite pyetemi se si do te zgjidhet dhe kur do te zgjidhet, perderisa ne fakt statusi yne definohet per cdo dite. Aq sa Kosova behet shtet, aq do te kete te drejte vendosjeje per pavaresine. Funksionimi i shtetit ne Kosove eshte realiteti i ri i cili do te diktoje negociatat perfundimtare dhe karakterin e tyre, e jo ndonje argumentim i gjate historik prej Kongresit te Berlinit e kendej.
16. Fjala e fundit: Pse tash
Siç te thash ne fillim te letres, disa ishin shtytjet per kete leter. Por nuk te shpjegova pse tash, e jo para tre vjeteve. Me duket se atehere nuk ishte koha, sepse si shoqeri ishim ne tollovi rreth sigurimit te nevojave bazike. Po ashtu, mendoja se nje shpjegim i tille do te mund te shkaktonte me shume nervoze ne shoqerine tone e cila ende e kishte te ashper raportin mes UÇK-se dhe Rugoves. Po te kishte ndodhur qofte edhe nje eksces i vogel ne ate situate te ashpersuar per shkak te shpjegimeve te mia, do ta fajesoja se pari veten. Per me teper, konsideroj se ky eshte moment kur eshte treguar nje dimension i ri ne rritjen tone politike. Tre vjet ushtrimi demokracie ndoshta nuk kane treguar efektshmeri te madhe qeverisjeje, por kane treguar rezervuarin e madh demokratik ne shoqerine tone.
Jemi, me te gjitha te metat, nje demokraci ne ndertim. Mund te thuash se demokracia e re po rritet shtrember, dhe une do te pajtohem me ty. Jemi ne krize te thelle ndertimi te kesaj demokracie e shteti dhe mu kjo eshte arsye e forte per kete debat, i cili i kalon, shpresoj, kornizat e sqarimit mes te te vertetes tende dhe asaj time.