BABAI I SHIKUT XHAVIT HALITI ËSHTË KALLAUZI I TË GJITHA TË LIGAVE QË E SHËMTUAN KOSOVËN DHE POPULLIN E SAJË

Shkrim i publikuar më 06. 11. 2013 – Shefqet Jashari – Strofci

Pjesa e parë

Nuk ka dyshim se Kosova gjendet në një krizë shumë të thellë politike, ekonomike, sociale dhe morale, pa një perspektivë të daljes prej saj, për derisa nuk krijohet një Qeveri e aftë në pikëpamje profesionale, me personalitete të pa korruptuar, që kanë autoritet në vendin ku punojnë dhe jetojnë dhe janë atdhetarë të dëshmuar. Por ata duhet ta kenë edhe guximin qytetar jo vetëm t’i numërojnë shkaqet që e quan në këtë gjendje të mjeruar Kosovën e pasluftës, por që kanë dije, mençuri dhe trimëri për t’i luftuar deri me një të gjitha shkaqet dhe bartësit e atyre shkaqeve të shëmtuara që e katandisën Kosovën në këtë kaos që mbretëron ligji i’’të fortit’’, e jo ligji i arsyes dhe ligji i shtetit ligjorë.

Një qeveri e tillë në se donë All-llahu, Zoti i Plotfuqishëm, Kosova do ta ketë pas zgjedhjeve nacionale që do të bëhen sivjet apo në vitin e ardhshëm. Se a do të krijohet një Qeveri e tillë, varet prej shumë faktorëve, por ne do t’i përmendim disa prej tyre:

a). Qysh tash mjetet e opinionit publik duhet demaskuar këtë klasë politike, në krye të së cilës gjendet Xhavit Haliti&kompani, të cilët që nga largimi i ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova, që i përzëni NATO-ja, e zëvendësuan robërinë serbo-jugosllave me robërinë e tyre, e cila u tregua se është shumë herë më e rëndë dhe më e vështirë se ajo e Kasapit të Ballkanit. Kjo dorë e zgjatur e Serbisë, punoi për t’ia vërtetuar Serbisë shpifjet e saja shekullore se’’shqiptarët nuk janë popull shtet formues, se janë hajna dhe kriminel e mafioz, destabilizues të vendit të tyre dhe të regjionit’’. A thua nuk i përdorë Serbia, si fakte këto të zezat që ia sollën Kosovës, kasta e Xhavit Halitit& kompani, nëpërmjet kanaleve të saja diplomatike, por edhe nëpërmjet mjeteve të opinionit publik

b). Faktor tjetër me rëndësi i dorës së parë është të demaskohet SHIK-u i Xhavit Halitit, për veprimtarinë kriminele të tij, duke ua mbushur mendjen kryefamiljarëve, apo personave që janë dëmtuar nga SHIK-u, që t’ua afrojnë faktet organeve kompetente të EULEX-sit, për kërcënimet, rrahjet, dhunimet dhe vrasjet që i bën pjesëtarët e SHIK-ut ndaj të dashurve të tyre. Vetëm duke ua ofruar faktet e pamohueshme EULEX-sit, për krimet e SHIK-ut, do ta shpëtojmë Kosovën dhe qytetarët e saj nga katastrofa që po ia përgatisin argatët e Serbisë. Mjetet e opinionit të bëjnë presion në organet kompetente të policisë dhe të drejtësisë, veçmas të EULEX-sit, që të merren seriozisht me luftimin e krimit të organizuar, duke filluar nga ‘’koka’’e SHIK-ut e jo nga ‘’bishti’’. Të kërkohet me ngulm që EULEX-si të bëjë hetime të plota: Si u themelua? Për ç’far arsye u themelua dhe kush e themeloi? Kush e financoi dhe kush e drejtoi? Kush dha urdhra për krime dhe kush i kreu urdhrat, kur veç dihet se babai i kësaj qendre të krimit të organizuar është Xhavit Haliti.

c). Duhet ta bindim opinionin tonë dhe faktorin ndërkombëtar se pa shkatërrimin e qendrës së krimit të organizuar-SHIK-ut të Xhavit Halitit-PDK-së, nuk ka përparim, zhvillim, demokraci dhe as qetësi në Kosovë dhe as në Evropën Juglindore.

d). Opozita, pa marrë parasysh dallimet e saja organizative apo programore, patjetër duhet të bashkohen për ta larguar me mjete paqësore, me votën e qytetarëve këtë kastë politike të Xhavit Halitit, po qe se ia donë të mirën vendit, qytetarëve dhe pasardhësve të tyre. Vetëm atëherë kur populli t’i rreh me dajakun e votës së tyre këta mafiozë dhe plëngprishës faqezi, do ta ndajnë pushtetin në bazë të votave të fituara nga elektorati i secilit subjekt politik, që ka kontribuar në rrëzimin e klanit të Xhavit Halitit&kompani.

e). Patjetër të ndryshohet reforma zgjedhore, me të cilën pamundësohet vjedhja apo blerja e votave prej skamnorëve, nga bajraktarët e farës ruse, nanoistët të çartur për pushtet dhe ‘’pionierët’’ e Enverit, siç ka ndodhur në të gjitha votimet e deritashme lokale dhe nacionale që u zhvilluan në Kosovën e pasluftës.

d). Edhe veprimtarët e dikurshëm që ia bënë nga një argat çështjes madhore kombëtare, e të cilët ma vetëdije apo pa vetëdije u bënë argatë të Xhavit Halitit dhe pionëve të tij, duhet të reflektojnë, për veprimtarinë e tyre. Po qe se dëshirojnë që të mos shkoj huq veprimtaria e tyre në dobi të çështjes kombëtare. Po qe se donë që Kosova të mos përmeçatët duke ecur zhagas, por të ngrihet në këmbë për të ecur përpara. Po qe se dëshirojnë që t’i qesin në ujëra të zeza shpifjet e serbëve se’’shqiptarët nuk janë popull shtet formues’’, se’’nuk dinë të bëjnë shtet ligjor’’, se janë ‘’hajna dhe kriminel e mafioz’’ dhe ‘’destabilizues të vendit të tyre dhe të Ballkanit’’, që deri me nja i vërtetuan me veprimtarinë kriminele qeveritë e Xhavitit, që i drejtoi pioni i tij Hashim Thaçit. Është më se e domosdoshme, të kontribuojmë në rrëzimin e kësaj klike që e pruri në këtë gjendje të mjeruar Kosovën, e duke i njollosur shqiptarët si popull dhe si komb në mënyrën më të ligë.

dh). Edhe EULEX-si, i cili në bazë të autorizimit të organeve përgjegjëse vendore dhe atyre ndërkombëtare, ka pranuar ta luftojë krimin e organizuar, nuk guxon të bie nën ndikimin e kriminelëve, se atëherë do të konsiderohen ortak me kriminelët e Kosovës. Ata duhet ta konsiderojnë Kosovën me autorizimin dhe zotimet që e kanë marrë për ta luftuar krimin e organizuar në Kosovë, sikur të ishte vendi i tyre. Prandaj kanë përgjegjësi morale dhe ligjore ta luftojnë krimin e organizuar me përkushtim dhe vendosmëri, mu ashtu sikurse do ta luftonin këtë të keqe të Kosovës po të ishte paraqitur në vendin e tyre.

e). Edhe drejtuesit e institucioneve shtetërore të hetuesisë, policisë, dhe të drejtësisë të Republikës së Kosovës, kanë obligim moral dhe ligjorë ta luftojnë krimin e organizuar, në radhë të parë duke i ndriçuar vrasjet e SHIK-ut, që u bënë gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë dhe në Shqipëri.

Shqiptarët duhet të vetëdijesohen se Kosova do të mbetet pikë e zezë e rruzullit tokësor, qendër e krimit të organizuar për krejt Evropën, mjerim për shumicën e qytetarëve të saj, po qe se nuk i largojnë nga skena politike kriminelët me kravata kuq e zi, që kanë zënë pozita udhëheqëse në institucionet shtetërore dhe subjektet politike të Kosovës, të cilët duke u mbështetur në parimin se’’qëllimi i arsyeton mjetet’’bënë dhe po bëjnë krime të llojllojshme, që ata dhe pasardhësit e tyre të mbesin pronarë të përjetshëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Në bazë të fakteve të shumta dhe të pa kontestueshme vërtetohet se babai i SHIK-ut të LPK-së-PDK-së, është Xhavit Haliti. Ai me ndihmën e Fatos Nanos dhe ekspertëve të Sigurimit të Enver Hoxhës në krye me Shaban Brahen e krijoj këtë krijesë të shëmtuar, që Kosovën e shkretoj duke ia vrarë veprimtarët e devotshëm, ndërsa shumë nëna i veshi në të zeza dhe shumë fëmijë u lanë jetimë, për të vetmin qëllim që bajraktarët e farës ‘’ruse’’, ‘’pehlivanët’’ e Nanosit dhe’’pionierët’’e Enverit ta bëjnë Kosovën pronë të tyre personale, kurse qytetarët e saj, robotë ( pa gojë dhe pa zemër, pa vesh dhe pa sy).

SI ARRITI XHAVIT HALITI TË BËHET NGA STUDENT VETERAN I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS, PERSONI MË I FUQISHËMI I LPK-PDK-së

Pjesa e dytë:

Në bazë të dhënave që na i jep Xhavit Haliti në intervistën e tij të botuar në’’ Zëri’’ më 5- 16 shkurt të 2001, shihet se ai ishte student veteran i Universitetit të Prishtinës në vitet e ‘’80-ta. Në demonstratat e 26 marsit të vitit 1981, gjatë demonstratave një shok i tij Mehmet Bislimi, duke e parë veprimtarinë e tij destruktive, e godet në kokë Xhavit Halitin duke e quajtur spiun. Që nga ajo ditë Xhavit Halitit i’’del boja’’ dhe ju prish ‘’shtofullogu’’në Universitetin e Prishtinës. Por Xhavit Haliti nuk ndeji duar kryq. Donte që ‘’gradat’’ që ia qepi në krahinorë dhe në ballë, shoku i tij i vjetër, t’i largoi me mjeshtri. Ai gjatë vitit 1984-85, në saje aftësisë propoganduese të tij, por duke shfrytëzuar edhe sinqeritetin dhe mos përvojën e disa ish-të burgosurve politik, ua mbush mendjen për ta formuar bashkë një organizatë ilegale, që do të lunte rolin e një Qeverie në ilegalitet. Ai thotë:’’ Në Kosovë vepronte Komiteti Organizativ, si organ politik. Diku në fillim të vitit 1985 u mur vendim që të formohej’’Byroja Ekzekutive, e cila në një mënyrë do të luante rolin e një farë qeverie ose organi ekzekutiv, me të gjitha segmentet, me të gjitha funksionet që mund të ketë një qeveri në ilegalitet.’’

Zëri: Kush ishte në Byron Ekzekutive?
Haliti: Ka qenë Hilmi Reçica, por edhe Xhabit Morina, Bashkim Mazreku, Xhavit Haliti dhe Fehmi Lladrofci.

Zëri: Cili ishte roli i juaj?
Haliti:’’Si anëtarë i Byrosë Ekzekutive, unë isha ngarkuar të krijoja lëvizjen guerile në Kosovë’’?! ( …) por ‘’me burgosjet e nëntorit të atij viti, ndikuan në një farë forme që të pushoj së funksionuari organizata jonë për një kohë…’’.
Se Xhavit Haliti u tregua ‘’pehlivan’’ i vërtet dëshmojnë faktet. Ai edhe pse zbulohet siç u zbuluan të gjithë shokët e tij, për dallim prej tyre, ai nuk burgoset. Policia siç thotë ai, i paskan’’trokitur’’në derën e banesës së tij, por ai nuk ua kishte hapur derën. Nga ballkoni i katit të tretë zbret në ballkonin e katit të dytë, pasi i bie ndërmend se e ka harruar pasaportë, prapë ngrihet lart në ballkonin e banesës së tij, si të ishte një ketër e shkathtë. Hyn në banesë për ta marrë pasaportën. Dhe prapë zbret teposhtë dhe bie në tokë si një pehlivan i vërtet. Si duket Xhavit Haliti atëherë paska pasur aftësi para psikologjike, pasi që i pat ‘’hipnotizuar’’ policët jugosllavë, sepse fare nuk i vërejtën lëvizjet e tija poshtë e përpjetë, edhe pse ndërtesa ku jetonte ishte e vëzhguar nga policë të shumtë. Pastaj shkon në Posten kryesore të Prishtinës, pa ju trembur syri se policia mund ta arrestoi, për të bërë ca telefonata me shokët e tij për të kuptuar se kush është burgosur. Pasi i kreu bisedat me shokët e tij, pa ju trembur syri, se policia mund ta arrestojë, në rrugë e sipër ‘’hetohet’’nga policia në lagjen’’Aktash’’të Prishtinë. E ’’ rrethojnë’’ por ai me pistoletë në dorë e’’qanë rrethimin’’ duke e’’plagosur’’ një polic, dhe pastaj,’’ pa i hyrë as një therë në këmbë’’ i kapërcen disa kufij shtetërorë, dhe arrin në Zvicër për të kërkuar strehim politik.

Xhavit Haliti nuk kishte dal në Zvicër për të fituar kafshatën e gojës, se edhe kur ishte’’student veteran’’ kurrë nuk i mungonin të hollat. Qëllimi i tij ishte t’i hiqte ‘’gradat’’ që ia dha shoku i tij Mehmet Bislimi, por edhe për ta ndihmonte LPK-në, me përvojën dhe dijen e tij për ta’’luftuar’’ Titon dhe Titizmin dhe revizionizmin jugosllav, e për ta përkrahur Enver Hoxhën dhe Internacionalizmin proletar. Këto ishin synimet e tij të deklaruara të ‘’studentit veteran’’.

KUSH ËSHTË BABAI (KRIJUESI) I SHIK-ut, TË LPK-PDK-së DHE KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR KRIMET E TIJ

Në bazë të biografisë së’’përpunuar’’ dhe të ‘’përmirësuar’’ që ia kishin dokumentuar kolegët e tij në Prishtinë, Kryesia e LPK-së e pranuan me gëzim të madh Halitin në radhët e saj. Haliti pastaj i mbushur me plot ide dhe plane operative që i kishte sjell nga Kosova, ia mësyu Shqipërisë. Atje vepronin shokët e shokëve të tij, për ta ndihmuar Fatos Nanon dhe komunistët shqiptar, (që brenda një nate u bënë’’socialistë’’), për t’ia marr pushtetin Salih Berishës, se ishte’’malok’’?! Xhavit Haliti, me ndërmjetësimin e kolegëve të tij nga Prishtina,u takua me Fatos Klosin, të parin e SHIK-ut të Shqipërisë. Në bazë të bindjeve politike shpejt u bënë shokë të pandashëm. Klosi ia organizoi takimin me Ramiz Alijen, e me Fatos Nanon. 12345

Xhavit Haliti, në intervistën e tij dhënë gazetës ‘’Zëri’’me titull: ‘’Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së ’’ të datës 6 shkurt 2001 pranon se në takimin që ai e pati më 1990 me Ramiz Alinë, Presidentin e Shqipërisë, kishte marrë këto premtime prej tij për ta ndihmuar LPK-në. Citojmë: ” Kur kemi shkuar në Shqipëri 1989-90 kemi biseduar me, në at kohë Presidentin Ramiz Alija, i cili ngarkoi një strukturë nga Shërbimi informativ Shqiptar dhe ngarkoi këshilltarin e tij të parë ushtarak Adem Çopanin që të merrej me ne”
Se ç’far raportesh kanë ekzistuar në mes Xhavit Halitit dhe Sigurimit të Shqipërisë na tregon vet Xhavit Haliti kur thotë: ” Adem Çopanin në një farë mënyre, e kam pasur mentor dhe jam takuar me të sa herë që kam kërkuar unë.’’

Xhavit Halit na japë të dhëna dhe fakte të rëndësishme se ai është krijuesi i SHIK-ut të LPK-PDK-së. Të shohim se çka thotë Xhavit Haliti në intervistën e dytë dhënë ”Zërit” ( mars-prill, 2003). Haliti tregon se ai kishte për qëllim qysh në vitet ”90-ta ndërtonte një shërbim informativ në Kosovë: ” Ne synonim që të kishim në Kosovë një strukturë, ku të ndanim njerëz të veçantë për të krijuar një gardë, një shërbim informativ, një ushtri…”(Shiqo:’’Zëri’’më 26 mars, 2003):

Xhavit Haliti dëshmon se për krijimin e Shërbimit Informativ të LPK-së është konsultuar me ekspertë të Sigurimit të Shqipërisë:’’ Më pas jam konsultuar me njerëz që marrin vesh nga këto punë, të cilët ishin kryesisht ekspert shqiptarë si Adem Çopani, Shaban Braha, e disa të tjerë. Është biseduar në vazhdimësi me oficerë të karrierës, që e njihnin artin ushtarak, si dhe mënyrën e organizimit të shërbimeve informative.”(…)

“Në qoftë se nuk je i përgatitur t’u shmangesh kurthave, atëherë pësimet bahen shumë të mëdha. Jemi përpjekur që t’i absorvojmë mësimet dhe përvojat e të tjerëve dhe t’i aplikojmë ato në praktikë”. (Shiqo:’’Zëri”, më 29, mars 2003

A nuk e shfrytëzoi përvojën dhe praktiken e Sigurimit të Enver Hoxhes dhe të UDB-es Jugosllave Xhaviti me argatët e tij, jo vetëm gjatë luftës, por edhe pas luftës deri më sot? Edhe ‘’cërrna ruka’’ serbe nuk do të dinte ta shkatërronte arsimin, shëndetësinë dhe ekonominë e Kosovës në këtë mënyrë siç e katandisi SHIK-u i PDK-së në krye me Xhavit Halitin. Edhe atentatet i bënë, tamam ashtu siç i bënte’’cërrna ruka’’ serbe, me kurthe dhe tradhti.

Siç po shihet këto janë fakte të pa mohueshme, që i zbulon vet Xhavit Hali, me të cilat vërtetohet se ai, dhe askush tjetër, është babai i SHIK-ut të LPK- PDK-së. Pra është themeluesi i qendër së krimit të organizuar, asaj qendre e cila gjatë luftës dhe pas luftës u bë arma sekrete e tij, e argatëve të tij dhe e PDK-së, për t’i eliminuar nga skena politike me atentate dhe me kërcënime, veprimtarë të dalluar të Kosovës, mu ashtu siç veproi Sigurimi i Enver Hoxhës i krijuar nga OZN-a e Jugosllavisë, për ta pastruar Shqipërinë nga nacionalistë dhe intelektualë të vërtetë. Pra, Xhavit Haliti e krijoi këtë krijesë të shëmtuar, që Kosovën e shkretoj duke ia vrarë veprimtarët e devotshëm, ndërsa shumë nëna i veshi në të zeza dhe shumë fëmijë u lanë jetimë, për të vetmin qëllim që bajraktarët ‘’farës ruse’’, ‘’pehlivanët’’ e Nanosit dhe’’pionerët’’ e Enverit ta bëjnë Kosovën pronë të tyre personale, kurse qytetarët e saj, rrogëtarë, ‘’ pa gojë’’,’’ pa sy,’’ ‘’pa zemër’’, dhe’’ pa vesh’’.

Se sa i fuqishëm u bë Xhavit Haliti me përkrahjen e SHIK-ut të Shqipërisë, (Klanit që punon për interesa serbo-sllavo greke, i instaluar nga OZN-a jugosllave )tregon gazetari Blendi Fevziu, në një artikull të tij të botuar në revistën ”Klan” me titullin: ”Zeka, kosovari misterioz”. Ai na japë një biografi të shkurtër të Xhavit Halitit, dhe na shpjegon se çfarë ndikimi dhe çfarë lidhje të forta ka pasur me pushtetarët e Shqipërisë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top