Aziz Zhilivoda, luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (Monografi)

Nga Prof. Hilmi Saraçi

Fshati buzë Qyqavicës legjendare

Qyqavica gjithmonë ka qenë kala e pamposhtur e luftëtarëve, heronjëve të kombit tonë që luftuan pa kursyer dhe dhënë jetën kundër armikut shekullor, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në vargun e këtyre luftëtarëve, heronjëve që luftoi deri në momentin e fundit të jetës kundër pushtuesit serb dhe u strehua shumë vite në këtë kala, në Qyqavicën legjendare, është edhe Aziz Zhilivoda.
Fshati piktoresk Zhilivodë (Trimor) shtrihet në lindje të malit Qyqavicë, në pjesën më të skajshme, 20 km. larg qendres komunale, të Vushtrrisë, me një pozitë të mirë gjeografike, rrëzë shpatijeve me drunjë të lartë, bregoreve me shkëmbij dhe krojeve me e ujë të ftohtë. Në këto shpatije, bregore shkëmbore dhe rrafshlarta, barinjët ruajnë bagëtinë dhe këndojnë këngë më fyell. Ndersa rapsodët e fshatit nëpër tubime e dasma këndojnë me sharki e çifteli për trimat e Qyqavicës, të njohur në historinë tonë kombëtare. Qyqavica gjithmonë ka qenë kala e pamposhtur e luftëtarëve, heronjëve të kombit tonë që luftuan pa kursyer dhe dhënë jetën kundër armikut shekullor, për lirinë dhe pavarësinëe Kosovës. Në vargun e këtyre luftëtarëve, heronjëve që luftoi deri në momentin e fundit të jetës kundër pushtuesit serb dhe u strehua shumë vite në këtë kala, në Qyqavicën legjendare, është edhe Aziz Zhilivoda. Në saj të emrit të tij dhe të emrit të nipit, kolonel Ahmet Krasniqit, Minister i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ky fshat me afër 100 shtepi është bërë i njohur dhe ka hy në historinë tonë kombëtare. Në këtë fshat u lind me 1912 dhe kaloi kohën e hershme të jetës Aziz Zhilivoda, njëri ndër patriotët dhe luftëtarët e mëdhenj për liri dhe pavarësi të Kosovës. Historia jonë kombëtare me krenari do ta mbajë në gjirin e saj këtë luftëtar dhe atdhetar të madhë të popullit shqiptar

Gjenealogjija e familjes dhe edukimi në frymën atdhetare

Azizi me interesim të vaçantë kishte dëgjuar për ngjarjet nga e kaluarja e të parëve të familjës Zhilivoda dhe për familjën e tij të ngushtë, Muja e njohur në këto anë për trimëri dhe bujari. Agja Mustafë e donte më tepër Azizin e vogël, prandaj e thirrte në odë që të kujdeset për mysafirët dhe të degjojë bisedën e tyre.
Babai i tij Mustafa dhe nëna Sherifja nga Vranidolli, një familje e njohur patriotike, linden tetë fëmijë: tre meshkuj, Azizin, Hajrizin dhe Azemin dhe pesë femra, Fazën, Hanën, Hafizën, Eminën dhe Fatën. Azizi ishte fëmija i tretë e familjes së axhes Mustafë. Si fëmijë u rritë në kushte të vështira, nën okupimin dhe sundimin e të huajve, me një edukatë të shëndoshë familjare dhe me një traditë të herëshme atdhetare. Ai me interesim të veçantë kishte degjuar për ngjarjet nga e kaluarja e të parëve, të familjes Zhilivoda, respektivisht për familjen e tij të ngushtë Muja, e njohur në këto anë për trimëri dhe bujari. Në oden e tij përherë vinin musafirë të njohur të cilët shpiegonin ngjarjet nga e kaluarja, lufta heroike e luftetarëve tanë në Qyqavicë. Axha Mustafë e donte më tepër Azizin e vogël, prandaj e thirrte në odë që të kujdeset për mysafirët dhe të degjojë bisedën e tyre. Në këto biseda dominonin aspekte të jetës së përditshme,përpjekjet e njerëzve për të punuar dhe gjallërua, sepse kushtet e jetës së mirëfilltë mungonin për shkak të hapsirës sunduese të pushtuesit të huaj. Si gjithmonë në odat shqiptare edhe në odën e axhës Mustafë kishte rend dhe qetsi gjatë bisedave dhe sqarimeve : njëri flet ,të tjerët e dëgjojnë me vëmendje, ashtu siq është e mbara dhe rendi, i vjetri kishte përparësi të flasë dhe të ulet të oxhaku. Por shpeshëherë kishte edhe polemika për çashtje të ruajtjes dhe të afirmimit kombëtar. Në këto momente merrnin shëmbuj nga lufta heroike e Azem Bejtë Galicës,Hasan Prishtinës, nga fytyrat e ndritshme të Rilindjes tonë Kombëtare e shumë të tjerëve që tërë jetën e shkrinë për Kosovën e lirë, për Shqipërin etnike… Nga këtu edhe kishte lindur në zemrën dhe në shpirtin e Azizit të vogël dashuria për historinë tonë kombëtare dhe urrejtja e madhe kundër pushtuesit të popullit shqiptarë.

Në frymën patriotike, si axha i tij, u edukua Ahmet Krasniqi

Ahmeti si epror ushtarak, gjithmonë tregoi aftësi dhe dituri për artin ushtarak, mirëpo gjatë gjithë kësaj përiudhe, kurrë nuk e harroi vendlindjen, Kosovën e dashur, popullin e vet dhe agjën e vet, Aziz Zhilivodën, me të cilin në kohet e fundit të jetës së tij kishte pasur korospodencë dhe lidhje të veçanta

Më vonë nipi i tij, Ahmet Krasniqi (1948-1998) u edukua në frymën e axhës së tij. Ai fëmijërinë e hershme, gjithashtu e kaloi në vendlindje. Pasi kreu shkollën e mesme në Prishtinë, nga mori mësim dhe edukim nga profesorë të njohur në atë kohë siq ishte Zekeria Cana e të tjerë, me ndihmen e patriotit të shquar, Metush Krasniqit, u regjistrua në Akademinë Ushtarake, ku kreu me sukses dhe u shqua për njohuri dhe aftësi të larta ushtarake, prandaj gjatë veprimtarisë se tij ushtarake arriti gradën kolonel i ushtrisë. Si epror ushtarak gjithmonë tregoi aftësi dhe dituri për artin ushtarak, mirëpo gjatë gjithë kësaj periudhe kurrë nuk e harroi vendlindjen, Kosovën e dashur, popullin e vet dhe axhën e vet Aziz Zhilivodën me të cilin në kohet e fundit të jetës së tij kishte pasur korospodenca të veçanta… Me paraçitjen e UÇK-së, u inkuadrua dhe bashkëpunoi në luftën për çlirimin e Kosovës. Me zgjedhjen e instucionëve dhe Qeverisë së Kosovës në egzil, Ahmet Krasniqi, pas disa takimeve dhe propozimeve, caktohet Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës. Kështu punoi me vullnet dhe dashuri të madhe në organizimin dhe formimin e UÇK-së, në kuadër të instucioneve të zgjedhura të Kosovës. Gjatë kësaj kohe kishte porositur të rinjët e fshatit të tij, në Zhilivodë dhe më gjerë që ta përkrahin dhe të hyjnë në radhët e UÇK-së dhe të luftojnë kundër armikut shekullor. Këtë porosi e kishte dhënë më heret Aziz Zhilivoda i cili kishte shpreh deshirën që edhe tani në kohë të shtyrë të rrokë armet dhe të luftojë kundër armikut… Ahmeti ishte profesionist, me njohuri të larta shkencore- teknike ushtarake, prandaj kontributi i tij si ekspert dhe strateg ushtarak ishte i madh. Në maj të vitit 1998, Xhemail Breznica e kishte vizitua Ahmet Krasniqin në Shqipëri (Tiranë). Gjatë takimit kishin biseduar, në mes të tjerave edhe për Aziz Zhilivodën, axhen e Ahmetit. Xhemaili e kishte lavdëruar dajën si patriot dhe luftëtar i madh, për t’i shpieguar se daja Aziz i kishte tregua se gjatë luftës që kishte zhvilluar në Kosovë kundër pushtuesit serb, kishte vrarë shumë kriminelë serbë dhe nuk kishte kursyer edhe të tjerë që kishin pushtua Kosovën. Xhemailit i kishte tregua numrin e të vrarëve, përafërsisht.Kështu kishin bërë krahasime në mes të axhës dhe nipit. Atëherë Ahmeti kishte tregua se kur ishte Komandant i Garnizonit Ushtarak në Gospiq (Kroaci), në luftën që ishte zhvilluar kundër ushtrisë Jugosllave (Serbe), si komandant i ushtrisë kroate në këtë luftë me ushtarët e tij kishte vrarë me qindra ushtarë, oficer, gjeneral majorë nga ushtria Jugosllave (Serbe), për t’i marr armatimin e tyre. Kjo ushtri (serbe) më vonë kishte sulmuar Kosovën dhe kishte vrarë e masakruar shqiptarët. Kështu gjatë bisedës ,si në shaka, kishte thënë se edhe ai (Ahmeti) nuk është larg axhës Aziz në këtë drejtim … Për fat të keq pas 4 muejsh nga biseda e zhvilluar, me 22 shtator 1998, në kohën kur terrori serb kudo kishte depërtua në qenjen shqiptare në Kosovë, atëherë kur forcat policore-ushtarake serbe kishin marrë një ofanzivë të madhe kundër popullates shqiptarë të fshatrave të Artakollit, pikërisht në fshatin e tij, Zhilivodë (Trimor), një dorë e zezë e kishte vrarë në afërsi të banesës së tij në Tiranë. Varroset me nderime ushtarake në Tiranë. Fjalën lamtumirëse e kishte dhënë edhe profesori i tij, Zekeria Cana…

Të parët e Aziz Zhilivodës ishin nga Gllavotini ( Gurakuqi )

Të hidhëruar nga sjellja e tagrambledhësve turq, menjëherë kishin hyrë brenda dhe i kishin vrarë. Pastaj kishin dalur jasht dhe i kishin vu zjarrin odës që ishte e mbuluar me kashtë thekre dhe i kishin kallur të gjithë.

Sipas Elez Krasniqit prof. nga fshati Zhilivodë që ka përcjellë historikun e fshatit brez pas brezi, respektivisht të familjes së Azizit, tregon se familja dhe të parët e Azizit ishin nga fshati Gllavotin (tani Gurakuq). Në këtë fshat gjatë kohës së sundimit turk kishte jetuar familja e tij Muja (Zhilivoda)… Mirëpo ishin detyruar që të lëshojnë fshatin Gllavotin dhe të shpërngulen rrëzë Qyqavicës (në Zhilivodë) për shkak se kishin vrarë pesë tagrambledhes turq të cilet kishin ardhur një ditë në familjen Muja (Zhilivoda) për ta marrë taksen, por atë ditë burrat kishin shkuar në mal për dru dhe nuk kishin qenë në shtepi. Tagrambledhësit kishin hyrë brenda dhe kishin urdhëruar gratë që të përgatisin dreken. Më parë njëri prej tyre kishte vrarë një gjel në oborr dhe kishte urdhëruar që sa më shpejt të përgatitet për drekë deri sa të këthehen burrat nga mali. Burrat e shtepisë kur ishin këthyer , kishin vërejtur se gratë po përgatisnin një drekë, të pazakonshme. Kështu ishin njohtuar se në shtepi kishin ardhur tagrambledhësit turq se ata kanë vrarë gjelin dhe me zor i kanë detyruar për ta përgatitur për drekë. Të hidhëruar nga kjo sjellje, menjëherë kishin hyrë brenda i kishin vrarë e pastaj kishin dalë jasht dhe i kishin vu zjarrin odës që në atë kohë ishte e mbuluar me kashtë thekre dhe i kishin kallur të gjithë… Nga kjo ngjarje detyrohen ta braktisin fshatin dhe të fillojnë jetën në kushtë të vështira, rrëz Qyqavicës, në Zhilivodë…

Fëmijëria e hershme dhe deshira për shkollim

Kushtet për mësim për nxënësit shqiptarë ishin shumë të vështira, sepse mësuesi (“daskalli”) serb sillej keq me nxënësit shqiptarë, shpeshëherë i rrahte dhe i maltretonte. Azizi kishte reaguar ashpër kundër sjelljeve të “daskallit” dhe nuk kishte mundur t’i durojë më tutje sjelljet dhe veprimet arrogante dhe shofeniste të mësuesit serb, prandaj e kishte braktisur shkollimin e matutjeshëm.
Si të gjithë moshatarët tjerë edhe Azizi ruante bagëtinë dhe ndihmonte familjen në punimin e tokës dhe në rritjen e bagëtisë, pasi nga toka dhe blegtoria e siguronin kafshatën e gojës. Mirëpo Azizi pritonte të merret me punimin e tokës dhe ruajtjen e bagëtisë, prandaj shpeshëherë ishte i prirur që të “thejë” urdhërat e meshkujve të shtepisë, të shetisë dhe të vizitojë shokët, miqët dhe të afermit e familjes. Kështu ai herët kishte ra në sy si “problematik” sepse kishte filluar të punojë me vetiniciativë, i pavarur dhe nuk degjonte sygjerimet e të tjerëve. Ndonjëhërë i rrahte moshatarët e tij kur nuk e dëgjonin dhe kundërshtonin iniciativat e tij gjatë lojrave që zhvillonin në fushën (afër xhamisë), por megjithatë ai prap i afronte dhe i pranonte në shoqëri, kur shkonin në maje të Qyqavicës, të “Varri i Hoxhës” dhe takoheshin me barijtë e fshatrave të Drenicës, në veçanti nga fshati Gradicë ku luanin së bashku, por edhe grindeshin shpeshherë. Xhemail Breznica (71 vjeçar ) shton se Azizi ishte shqua për trimëri dhe menquri herët kur ishte ende i vogël. Dashurinë për dituri dhe për shkollim i kishte gjithmonë në zemër. Mirëpo në atë kohë nuk kishte shkollë në gjuhen shqipe, prandaj një ditë bashk me moshatarët e lagjës Avdyl Krasniqin dhe Ferat krasniqin (mulla Feratin) ishin regjistrua në shkollën katërklasëshe në gjuhen serbe në Bivolak i Vogël (Hamidi ). Mirëpo kushtet për mësim për nxënësit shqiptarë ishin shumë të vështira, sepse mësuesi (daskalli) serb sillej keq me nxënësit shqiptarë, shpeshëherë i rrahte dhe i maltretonte. Azizi kishte reaguar ashpër kundër sjelljeve të daskallit dhe nuk kishte mundur t’i durojë më tutje sjelljet dhe veprimet arrogante dhe shofeniste të mësuesit serb, prandaj e kishte braktisur shkollimin e mëtutjeshëm. Megjithatë pasi ishtë shumë i squat, shpejt e kishte mësua shkrim leximin në gjuhën serbe. Sipas djalit të tij Faikut, Azizi kishte mësua edhe të hoxha, Mulla Rifati i Shipitullës. Më vonë në bazë të vullnetit dhe deshirës që kishte, mësoi me një dashuri të vaçantë gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe lexonte romana dhe libra nga historia jonë kombetare, për ta njohur kështu të kaluaren e dhëmbëshme, por krenare të popullit tonë.

Herët kishte përvehtësuar përdorimin e armës dhe urrejtjen kundër armikut

Azizi kishte një njohuri të lartë në përdorimin e armës, sikur nuk kishte armë që nuk dinte për ta përdorur. Ishte shejtar i madh dhe i pazëvëndësueshëm. Sa herë zhvilloheshin garat në shejtari, në fshat dhe nëpër dasma, gjithmonë ishte i pari.
Azizi ishte i afërtë, i sinqertë dhe i dashur me të gjithë shokët dhe moshatarët e tij, prandaj gjithmonë respektohej fjala e tij. Ai i donte shumë fëmijtë me të cilët bisedonte dhe luante me ta sikur të ishin moshatarë të tij. Shpeshëherë kur vinte nga puna në fshat, nuk harronte që t’u sjellë dhurata dhe peshqeshe të ndryshme, të luajë dhe të bëjë shaka me ta-tregon Ismet Avdyl Krasniqi, 72 vjeçar nga Zhilivoda dhe shton se kur ishte i ri, Baca Aziz na merrte dhe na qonte në një vend të përshtatshëm, në mal dhe na mesonte si ta përdorim armën. Ai kishte një njohuri të lartë në përdorimin e armes, sikur nuk kishte armë që nuk dinte për ta përdorur. Ishte shejtar i madh dhe i pazëvëndësueshëm. Sa herë zhvilloheshin garat në shejtari në fshat dhe nëpër dasma, sepse për ta marrë nusën ishte e domozdoshme të gjuajnë shej dhe ta qëllojnë krushqit shejin që zakonisht ishte një ve, për ndryshe nusën nuk e dorzonin po që se nuk e qellonin shejin, Azizi gjithmonë e qëllonte shejin, prandaj nëpër dasma e thirrnin dhe e nderonin shumë. Mirëpo mbi të gjitha ishte një atdhetar dhe nacionalist i shquar. Këtë dashuri për atdheun dhe popullin e kishte kultivuar herët, kur ishte ende i ri. Vuajtjet, padrejtësitë, vrasjet që bëheshin ndaj popullit tonë e kishin rrëmbyer zemren dhe shpirtin e tij dhe nuk e lenin kurrë të qetë. Ngjarjet tragjike të vitit 1919 e kishin tronditur në shpirt dhe në zemër. Në këtë vit forcat serbo çetnike kishin masakrruar 74 shqiptarë nga fshatrat e Artakollit. Ndër këta të vrarë dhe të masakruar, 14 ishin nga Zhilivoda dhe një femer në mesin e tyre, e bija e Avdullit e cila emrin e vërtet e kishte Zylë, por për hirë që babai i saj nuk kishte djalë e thirrnin me emrin Sylë. Ajo punonte , luftonte bashk me meshkujt, nuk dallohej dhe nuk ndahej prej tyre. Ajo vishej si mashkujt e tjerë, me tirq dhe xhemedan. Kur dikush e thirrte Zylë ,hidhërohej, sepse ajo thoshte emrin e kam Sylë, prandaj gjithmonë shkonte në punë me meshkujt dhe kudo shoqërohej me ta, nëpër sheti dhe lojna të ndryshme. Sipas Alush Krasniqit, 85 vjeqar nga Zhilivoda, këta të vrarë ishin: Isufi, Limani, Jetullahi, Veseli, Shabani, Zyla, Zenullahi, Maliqi, Zeqiri, Zeneli, Ferati, Jashari, Meha, Zymeri, Elezi , Aliu, Selmani. Kështu në mesin e këtyre 74 shqiptarëve edhe Zyla ishte arrestuar. Ai tregon se Serbët çetnikë, më parë, i kishin ngujuar të gjithë, në një ahër në fshatin Shipitullë, në familjen Mjekiqi. Ishin rrah dhe maltretuar tërë kohën. Eprori serb ishte njohtuar se në mesin e të arrestuarve gjendet një femër. Kryetari (kagjobashi) i fshatit Limon Hasani e kishte njohtua. Ai pastaj pasi e kishte vërtetua, e kishte liruar Zylën, por edhe Limonin. Mirëpo ata nuk kishin pranuar që të ndahen nga shokët, prandaj nga kjo ekspeditë serbo çetnike, të nesermën, në mes të fshatit Likoshan dhe Gradicë, ishin pushkatua të gjithë… Në mesin e tyre ishte edhe migja i Azizit, Shabani. Fshatarët nuk kishin guxuar mënjëherë t’i marrin trupat e pajetë të tyre dhe t’i varrosin, deri pas 2-3 ditëve, disa meshkuj të Zhilivodës i kishin marrë trupat e pajetë të të vrarëve nga Zhilivoda dhe i kishin varrosur në Qyqavicë. Këto varre gjenden edhe sot dhe quhen “Varret e Burrave”- tregon Elez Krasniqi, për të theksua se kjo masakërr shpirtin dhe zemren e Aziz Zhilivodës e kishte lëndua dhe trazua, prandaj edhe pse në atë kohë ishte i ri (vetëm 7 vjet ), kjo ngjarje tragjike e kishte rritur ndjenjen e urrejtjes ndaj pushtuesit serbo çetnik, kështu ishte përbetua se kur të bëhet i zoti i pushkës do të hakmirret pa mëshirë, deri në vdekje, kundër gjakpirësit të popullit shqiptarë. Kjo edhe kishte ndodhur më vonë…

Në moshën rinore kundërshtoi pushtetin serb dhe u njohtua me Mehmet Gradicën

Vukajllo kryetar i komunës në Babimoc, ishte përpjekur që ta përfitojë Mehmet Gradicën me një shpërbëlim të madh për ta vrarë Brahim Reçicën, por kur i kishte tregua Ajeti për këtë përpjekje, Mehmeti kishte dashur që ta vrasë Vukajllon menjëherë,sepse “ si ka guxuar shkau të mëndojë kështu dhe të kërkojë një veprim të tillë… Unë nuk vras shqiptarë, por vetëm armiqët e kombit shqëptarë”-kishte thënë Mehmeti
Sipas deklaratës së Xhemail Breznicës, në vitin 1928, Aziz Zhilivoda ende ishte i ri, kur e kishte organizua me disa të rinj një protestë, kundër pushtetit serbo çetnik, në kohën kur organizoheshin votimet për zgjedhjen e deputetve dhe të kryetarve të komunave për teritorin e Vushtrrisë. Azizi nuk ishte pajtua me dominimin serbë dhe me mënyrën e zjedhjeve dhe me kandidatët e propozuar serbë, prandaj nga turma, kishte gjuajtur me gur dhe e kishte qëllua një serb që printe në listën për deputet…Gjatë kohës (1930-1934) Mehmet Gradica kishte dalur në mal sepse pushteti serbo çetnik e kërkonte për shkak të veprimtarisë së tij nacionaliste dhe “problematike”. Aziz Zhilivoda qysh atëherë ishte njohtuar dhe ishte shoqërua me Mehmet Gradicën i cili më vonë kishte pasur ndikim në veprimtarinë e tij patriotike dhe politike, prandaj gjatë qendërimit të tij në mal takohej me te, i dergonte bukë dhe i përcillte rrjedhat e shumë ngjarjeve në teren. Ai e kishte ndihmua dhe strehua shumë herë në disa vende të sigurta, në veçanti të miqët e familjes së tij. Më parë, disa herë e kishte strehua në Hade të vëllezërit ,Jakup dhe Brahim Grajçevci e më vonë në Breznicë të Ajet Breznica dhe në Vranidoll të daja i tij të cilin e rrespektonte shumë.Këta në saj të Azizit e kishin mbajtur e kishin strehuar dhe e kishin ndihmua një kohë të gjatë. Kur e kishin pytur se kush është ky njeri, Azizi u kishte thenë se është një i njohur i tij nga Shqipëria. Vërtet Mehmet Gradica një kohë kishtë qendëruar në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe kohore ishte shkolluar dhe kishte marrë gradën toger. Ai tani kishte ardhur nga Shqipëria dhe mbante lidhje dhe strehohej, më tepër të Ajet Breznica i cili i kishte shpiegua disa raste të veprimtarisë së Mehmetit djalit të tij, Xhemailit:” Kur një ditë Vukajlo Jovanoviqi nga Breznica, kryetar i komunës së Babimocit kishte shkua me punëtorët e tij për të marrë zall të Mulliri i Pashës në Barilevë, Brahim Reçica kryetar i komunës së Devet Jugoviqit nga Vranidolli kishte ndërhyrë dhe nuk e kishte lejua Vukajlin që të ngarkojë qerret me zall, pasi që ky ishte tereni i tij. Në këtë rast kishte pasur në mes tyre fjalë të acaruara. Vukajllo ishte hidhërua shumë, prandaj më vonë ishte përpjekur që ta përfitojë Mehmetin me një shpërblim të madh për ta vrarë Brahim Reçicën. Por kur i kishte tregua Ajeti për këtë përpjekje, Mehmeti kishte dashur që ta vrasë Vukajlon menjëherë, sepse “ si
ka guxua shkau për të mendua kështu dhe të kërkojë një veprim të tillë…unë nuk vras shqiptarët, por vetëm armiqët e kombit shqiptarë”- kishte thënë, Mehmeti.

Ekspedita serbo çetnike kishte hyrë tinzisht në Qyqavicë, por ishte likuidua

Çetnikët kishin ardhur për të vrarë dhe masakruar popullatën shqiptare në këto fshatra. Lufta kishte filluar nën udhëheqjen e Aziz Zhilivodës dhe kishte zgjatur terë ditën. Ishin vrarë 12-13 çetnikë, dy të tjerë kishin bërë vetvrasje, ndërsa 4-5 veta ishin dorëzuar.
Pas çthurjes së Jugosllavisë së vjetër, me 1941 një ekspeditë e soldateskës serbo çetnike kishte hyrë tinzisht në Qyqavicë, afër Zhilivodës për të masakruar popullatën shqiptare të disa fshatrave të Artakollit. Në veçanti fshatrat : Zhilivodë, Strofc, Bivolak dhe Bequk. Ishte mengjes i hershëm. Hasan Nici –Këlmendi nga Sibovci kishte dalur rastësisht në malin mbi shtëpitë e lagjës Nica, kur papritmas kishte vërejtur ekspeditën serbo çetnike të futur në Qyqavicë që po bisedonin për vrasjen dhe masakrrimin e shqiptarëve në këto fshatra rrëzë Qyqavicës. Në pamundësi që të luftojë dhe të ndalë aksionin e tyre barbar, me shpejtësi kishte shkua në Zhilivodë dhe e kishte lajmëruar Aziz Zhilivodën dhe disa të tjerë, burra të pushkës siq ishte edhe Xhemë Zhilivoda. Azizi u kishte prirë këtyre burrave dhe kishin zënë pozitën për të luftuar kundër çetnikve që kishin ardhur për të vrarë dhe masakrruar popullin shqiptarë në këto fshatra. Lufta kishte zgjatur tërë ditën dhe ishin vrarë 12- 13 çetnikë, dy të tjerë kishin bërë vetvrasje. Ndersa 4-5 veta ishin dorëzuar në Strofc, parisë së fshatit, të cilët i kishin sjellur në Zhilivodë, të Aziz Zhilivoda. Azizi në fillim kishte mendua që t’i vrasë, por pas një konsultimi me Jonuz Zhilivodën (një burrë i njohur për pleqëri) kishin vendosur që t’i lirojnë pasi ishin zënë rob dhe ishin dorëzua. Çetnikët e liruar kishin shkuar nëpërmes rrugës së “Qurillave” në Plemetin, kishin hypur në tren dhe kishin shkuar në Mitrovicë. Ata menjëherë kishin lajmërua se janë vrarë të gjithë shokët tjerë, për të treguar forcën e madhe të luftëtarëve shqiptarë në krye me Aziz Zhilivodën…Nga çthurja e Jugosllavisë dhe nga ngjarjet e këtyre luftave në Qyqavicë, veprimtaria luftarake kundër armikut e Aziz Zhilivodës merr dimenzione të gjëra dhe nuk pushon së vepruari për atdhe, deri në momentet e fundit të jetës.

Xhandar i njohur në pushtetin gjerman

Populli shqiptarë duke krahasuar sundimin e egër të Serbisë, këtë pushtim të Gjermanisë e konsideronte si “çlirim”, sepse menjëherë kishte filluar që të ringjallët jeta kulturore, arsimore dhe politike e shqiptarëve në këto vise, në Kosovë. Aziz Zhilivoda inkuadrohet në gjandarmërinë aktuale gjermane me Emin Saraçin, Hysen Hysenin nga Bivolaku dhe me disa të tjerë, ndërsa komandant i gjandarmërisë ishte emruar Mehmet Gradica.
Gjatë periudhës 1939-1941, gjermania kishte pushtua Jugosllavinë dhe Kosovën. Populli shqiptarë duke krahasuar sundimin e eger të Serbisë, këtë pushtim të Gjermanisë e konsideronte si “çlirim”, sepse menjëherë kishte fillua që të ringjallet jeta kulturore, arsimore dhe politike e shqiptarëve në këto vise, në Kosovë. Aziz Zhilivoda inkuadrohet në gjandarmërinë e pushtetit aktual gjerman. Në këtë kohë ishin inkuadrua në sherbimin e gjandarmërisë gjermane edhe Emin Saraçi,Hysen Hyseni nga Bivolaku e disa të tjerë, ndersa komandant i gjandarmërisë ishte emrua Mehmet Gdradica. Emin Saraçi dhe Hysen Hyseni sherbenin në Prilluzhë, një fshat i madh, i përbër me serbë të cilët dikur, në kohen e Jugosllavisë së vjetër kishin tentua dhe organizua me disa grupe çetnike, disa herë me radhë që të sulmojnë dhe të vrasin banorët shqiptarë që shtriheshin rrëzë Qyqavicës, në veçanti ndaj disa luftëtarëve nga fshati Bivolak dhe Zhilivodë. Një sulm të tillë e kishin organizua në vitin 1941 së bashku me disa serbë çetnik të Gllavotinit dhe me ushtarët çetnik të shkapërderdhur të Jugosllavisë, që u kishte prirë Stojan Xhandari. Një natë para mengjesit, soldateska serbe kishte mësye drejt Bivolakut. Për ardhjen e tyre kishte lajmërua Muharrem Klinaku i cili në mëngjesin e hershëm të asaj dite kishte qenë në Zabelin e Gllavotinit, ku i kishte vërejtur që përgatiteshin për të sulmua Bivolakun. Posa kishin ardhur të “Varrët e fshatit”, hasin në pritën e luftëtarëve të Bivolakut. Në këtë luftë vritën shumë serbo çetnikë, me Stojan Xhandarin në krye… Prandaj gjatë sherbimit të tyre, serbët e Prilluzhes nuk kanë pasur guxim të ndihen për se gjalli, sepse ata e njihnin të kaluaren e tyre, ishin shumë pedant në punë dhe të ashpër për të marrë masa ndaj tyre. Gëzonin një autoritet të vaçantë në popullaten shqiptare dhe në pushtetin aktual gjerman. Më vonë, me pushtimin e vendit nga sistemi komunist, Emini me baban e tij, Fejzullahun, Fazli Saraçin, Muharrem Saraçin dhe me disa të tjerë nga Bivolaku nuk ishin pajtuar me sistemin komunist, prandaj kishin dalur në mal dhe ishin bashkuar me Aziz Zhilivodën. Kishte edhe të tjerë nga Artakolli që si pjestarë të Ballit Kombëtar, luftonin kundër pushtetit komunist bashk me Aziz Zhilivodën. Gjatë luftës strehoheshin, shpeshherë në Srofc në shtepin e Rushit Strofcit…

Rushit Hamit Bilalli nga Strofci, tani me vendbanim në Lum të Madh tregon, kur një mengjesi të hershëm të vitit 1945, forcat ushtarake komuniste ishin njohtua për vendin e strehimit të Eminit Saraçit, menjëherë e kishin rrethua shtepinë ku ndodhet me vëllaun e Rushitit, Rexhen. Partizanët komunistë kishin kërkua që të dorëzohen, pasi që janë të rrethuar. Mirëpo në vënd se të dorëzohen, Emini me Rexhen kishin kundërshtua, kishin kallur luftën dhe kishin vrarë, më parë oficerin komunist partizan që kërkonte dorëzimin e tyre dhe gjashtë, shtatë të tjerë. Nëna e Rexhes kishte qenë e pranishme. Ajo u kishte afrua fishekët për të luftuar. Kështu deri kah mesi i natës kishin luftuar, kishin shpërthye , më në fund rrethimin dhe kishin hy në Qyqavicë… Ndersa Hysen Hyseni, më vonë, gjatë luftës me Shaban Polluzhen kundër këtyre forcave komuniste, përveç trimërisë, ishte shqua si njohës i madh në përdorimin e armëve. Kur rastësisht prishej arma dhe nuk dinte që ta përdorë ndonjë luftëtar armën e armikut që binte në dorë të tyre, Hyseni ishte një profesionist i njohur i ndreqjes dhe përdorimit të tyre…Kështu gjatë shërbimit si gjandar, ata kishin përkrahje nga Aziz Zhilivoda për të cilin kishin respekt të veçantë dhe kishin një bashkëpunim reciprok dhe tradicional. Kur vinte Azizi me kolegët e tij, Eminin dhe Hysenin, rrugës për në Bivolak dhe Zhilivodë bashkëfshatarët i përshëndetnin dhe i shikonin me respekt dhe krenari sepse të tre ishin të dalluar për hjeshi, pedantëri dhe për trimëri. Mirëpo Azizi dallohej nga të tjerët me qëndrushmërin dhe karakterin e fortë gjatë luftës kundër armikut. Ai sikur nuk hetonte kurr ligështinë dhe dobësinë nëpër sfidat e jetës.
Lidhja tradicionale dhe miqësore e familjes Muja me familjen Saraçi

Disa mashkuj nga familja e Aziz Zhilivodës kishin intërvenuar shpejt dhe kishin ndihmuar në vrasjen e dy dorasëve që kishin vrarë një mashkull nga familja Sasraçi të “Livadhët e Rrecit” në Bivolak…Nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme, thirrnin njëri tjetrin me knaqësi dhe respekt dhe në këtë mënyrë nderonin njëri tjetrin. Kështu bashkëpunimi vëllazëror dhe miqësor në mes të dy familjeve ishte e pranishme gjithmonë.
Familja Saraçi kishte një lidhje tradicionale me familjen Muja nga rrjedhte Aziz Zhilivoda, prandaj ata shpeshherë i dilnin në ndihmë njera tjetres, kur kërkonte nevoja. Kur ishte vrarë një mashkull i Saraçve të “livadhet e Rrecit” (Bivolak), vrasësit kishin ikur në drejtim të Zhilivodës për të shpëtua. Disa meshkuj nga kjo familje kishin intërvënua shpejt për kapjen e tyre, kështu në Zhilivodë në saj të ndihmës së tyre ishin vrarë dy pjesëmarës. Më vonë lidhin miqësi. Nga familja Saraçi martohet kusheriri i Azizit, Musliu, me çikën e Fejzulla Saraçit, Miradin të cilët kanë jetuar në harmoni të qetë bashkëshortore deri në fund të jetës. Ndërsa Ismet S. Saraçi martohet me çikën e Ramadanit (bashkëluftëtar dhe kusheri i Aziz Zhilivodës)… Këto familje bashkëpunonin në shumë lami.Gjatë punimit të tokës ata ndihmonin njëri tjetrin dhe konsultoheshin se si të prodhojnë sa më tepër redimente, frute dhe të mira nga bujqësia, pemtaria dhe blegtoria. Pasi toka në Zhilivodë ishtë më tepër kodrinore, shpeshherë meshkujt Sasraçi shkonin dhe lavronin në këto ara.. Gjatë punës në këte teren malor ishte vështir të lavrohet dhe të punohet toka si duhet, megjithatë ishte knaqësi të punoshë tokën, të kultivosh pëmët, të rritesh bagëtinë dhe të pushoshë nën hijën e pemëve dhe drunjëve të lartë dhe të shikoshë malin e Qyqavicës që me krenarin dhe madhështin e tij të rrëmbente shpirtin dhe zemrën. Nga prehëri i saj shihet fusha e begatshme e Kosovës, në lindje dhe Drenica heroike, në përëndim…Kur shkonin në Vushtrri të premteve, në ditët e pazarit, duke kaluar nëpër fshatin Bivolak, pleqët, meshkujt e familjes Muja, shpeshëherë , ktheheshin dhe pushonin në odën e Saraçve, pastaj vazhdonin për në Vushtrri. Nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme, thirrnin njëri tjetrin me knaqësi e rrespekt dhe në këtë mënyrë nderonin njëri tjetrin. Kështu bashkëpunimi vëllazëror në mes të dy familjeve ishte e pranishme gjithmonë, prandaj Aziz Zhilivoda si luftëtar dhe atdhetar gjithmonë kishte mbeshtetje të fortë nga familja Saraçi, në Bivolak. Gjatë luftës armet Azizi kishte besim t’i jap në përkujdesje vetëm luftëtarëve Saraçi, prandaj kjo miqësi tradicionale kishte vazhdua gjithmonë… Ai si gjandar kishte shërbye në Vushtrri , Mitrovicë, Podujevë e në disa vende të tjera të Kosovës dhe kishte bashkëpunuar me Shaban Polluzhën, Xhafer Devën, Ibrahim Lutfiun, Ahmet Selacin, Ukshin Kovaqicën e shumë krerë të njohur të Ballit kombëtar.

Lidhja e Ibrahim Lutfiut me Aziz Zhilivodën

Ibrahim Lutfiu ishte në kontakt të përhershëm me Aziz Zhilivodën. Ata gjithmonë bashkëpunonin dhe shkëmbenin mendime dhe organizonin luftën kundër armikut të përbashkët, partizano komunist dhe në të gjitha kuvendet dhe kongreset, mernin pjesë së bashku.
Ibrahim Lutfiu kur ishte prefekt i Mitrovicës kishte kërkua një njeri serioz dhe trim që do ta përcillte gjatë punës së përditëshme në prefekturë, prandaj ishte drejtua që nga fshati Zhilivodë dhe Bivolak ta gjejë një njeri serioz, trim dhe patriot.Pasi Ismail Saraçi kishte lidhje me Ibrahim Lutfinë, sepse ai disa herë kishte ardh të Ismaili , në Bivolak dhe e kishte ndihmua në disa raste.Ismaili i kishte preferua si përcjellës Bajram Saraçin, kusheririn e tij, i cili ishte besnik, serioz, trim dhe i ashpër ndaj kundërshtarit, prandaj deri me ardhjen e forcave partizane komuniste kishte shërbye besnikërisht dhe e kishte përcjellë Ibrahim Lutfinë. Edhe kur ishte në mal, Bajrami kontaktonte me Ibrahim Lutfiun dhe e ndihmonte bashk me Ismail Saraçin…Tani pas pushtimit dhe sundimit partizano komunist, Ibrahim Lutfiu ishte në kontakt të përhershëm me Aziz Zhilivodën, shkëmbenin mendime dhe organizonin luftën kundër armikut të përbashkët, partizano komunist. Në të gjitha kuvendet dhe kongreset mernin pjesë bashkarisht.Ibrahim Lutfiu ishte një personalitet i njohur me dije dhe vizion të qartë. Kur ishte prefekt në Mitrovicë gjithmonë kishte një kujdes të vaçantë për jetën e popullit, afirmimin dhe ngritjen kulturore arsimore dhe politike të shqiptarëve. Kështu në saj të tij fëmijt, nxënësit shqiptarë kishin filluar të mësojnë në gjuhën shqipe dhe të paisen me dituri në prefekturën e Mitrovicës. Ndërsa si luftëtar dhe antikomunist gjatë tërë kohës kur ishte në mal, luftoi dhe qendroi si personalitet i pa luhatshem me ideale të larta kombëtare deri në momentet e fundit të jetës së bashku me Aziz Zhilivodën, Fejzulla Saraçin, Emin Saraçin e të tjerë. Pas vrasjes së tij në Budakovë, pushkën e tij e kishin ruajtur, për ta përdorur përseri, Mustafë Kepa nga Budakova, gjatë Luftës Çlirimtare (1998-1999).Tani pushka e Ibrahim Lutfiut gjendet në Muzeun e Kosovës.

Serbët që kishin bërë të kqija ndaj shqiptarëve, Aziz Zhilivoda i vriste pa meshirë

Disa nga këta serbë dikur kishin bërë të këqija dhe kishin maltretua shumë herë shqiptarët. Kjo nuk i kishte pëlqyer Aziz Zhilivodës, prandaj kishte organizuar me disa shokë llapjanë për t’i sulmuar dhe likuiduar gjandarët serbë në Lebajë. Një ditë e rrethojnë stacionin e gjandarmërisë në Lebajë, më parë kishin kërkuar që të dorëzohen, por ata pasi nuk kishin pranuar, Azizi me shokë i vrasin të gjithë…
Nipi i Azizit , Xhemaili tregon se kur ishte xhandar Azizi në Podujevë, në fshatin Lebanë ishte formua edhe gjandarmëria me pjesëtarë të nacionalitetit serb me lejën e pushtetit gjerman. Disa nga këta serbë dikur kishin bërë të kqija dhe kishin maltretua shumë herë shqiptarët. Kjo nuk i kishte pëlqyer Aziz Zhilivodës, prandaj kishte organizua me disa shokë llapjanë për t’i sulmuar dhe likuiduar xhandarët serbë në Lebajë. Një ditë e rrethojnë stacionin e xhandarmërisë në Lebajë. Më parë kishin kërkuar që të dorëzohen, por ata, pasi nuk kishin pranua, Azizi me shokë i vrasin të gjithë… Eprorët gjermanë kur kishin dëgjua për këtë ngjarje , menjëherë kishin marrë masa për zbulimin e autorëve. Mirëpo në Podujevë, gjatë kësaj kohe, prefekt ishte Jahë Fusha, njëri ndër të parët në atë kohë që kishte të kryer fakultetin. Ishte i mënqur, atdhetar i njohur dhe antikomunist i dalluar në këtë anë të Llapit. Ishte organizator i spikatur në mbrojtjen e kufirit Kosovë-Serbi. Veprimtaria e tij atdhetare si nënprefekt gjatë kësaj periudhe ishte me rëndësi të vaçantë për popullin shqiptarë të Llapit. U vra nga forcat serbo-çetnike me 1944. Ai e kishte thirr Azizin dhe kishte biseduar për ngjarjen, pasi kishin dyshuar se këto vrasje mund t’i kishte bërë vetëm Aziz Zhilivoda. Jahë Fusha e çmonte personalitetin e Aziz Zhilivodës. Ai kishte lidhje dhe një bashkëpunim të mirë, prandaj nuk kishte dashur të insistojë në zbulimin e autorit, përkundrazi ishte përpjekur që ta msheh, prandaj eprorët gjermanë nuk kishin mundur t’i zbulojnë autorët e vërtetë të vrasjeve të gjandarëve serbë. Sipas Musë Begut nga Tërnava e Podujevës, pas një kohe (1944) kur pushteti dhe sundimi komunist kishte fillua të paraçitet në këtë hapsirë dhe e kishte pushtua Jugosllavinë e Kosovën, Jahë Fusha kishte thirr një ditë të gjithë kryetarët dhe këshilltarët llapjanë dhe i kishte porositur: “Nese komunistët gjatë pushtimit dhe sundimit marrin masa, çdo përgjegjësi dhe masë që ndërmerret ndaj jush, mbrohuni dhe për çdo gjë me fajsoni mua, sepse unë nuk kam kurfarë shanse që të shpëtoj”. Ai ishte një personalitet me qënderime të larta njerëzore dhe patriotike. Sakrifica për atdhe dhe për popullin shqiptarë ishte mbi të gjitha në mendjen e Jahë Fushës… Gjatë sherbimit si gjandar në Lluzhan, Aziz Zhilivoda kishte pasur disa iniciativa për likuidimin e disa serbëve çetnikë të tjerë të cilët ishin të njohur për sjelljet e këqija ndaj shqiptarëve –tregon Musë Begu nga Tërnava e Podujevës. Si pas tij kur babai i tij Avdyl Begu ishte kryetar i komunës në Lluzhan, Azizi kishte dashur ta vras një serb çetnik i cili nuk kishte pasur sjellje të mira ndaj shqiptarëve, dikur. Kështu një ditë kur kishte shkua në shtëpinë e këtij serbi çetnik bashk me kryetarin Avdyl Begu për një punë, në këto momente kur Azizi po përgatitej për ta vrarë çetnikun, kishte ndërhyrë Avdyli dhe nuk e kishte lejua kësaj radhe që ta vrasë, pasi që gjermanët do të ndërmernin masa me pasoja të rënda. Çetniku e kishte hetua qellimin e Aziz Zhilivodës, prandaj ishte zbeh dhe gati kishte vdekur nga frika. Kështu serbët kur e shihnin Azizin e lakonin rrugën për të shkuar në një rrugë tjetër…

Ishte i ashpër ndaj hajnave dhe problematikve

Ndaj njerëzve të pamoralshëm merrte masa të ashpra dhe nuk pritonte të angazhohet në këtë drejtim. Ai për këta njerëz thoshte: “ Ata e kanë gjakun e përzier, të turbulltë, nuk njohin gjini as farë dhe kanë karakter të ultë njerëzor”…
Pas pushtimit komunist e kishin marr Avdylin OZN-a, e kishin rrah dhe e kishin torturua për lidhjet që kishte pasur me Aziz Zhilivodën. Serbet çetnik që i kishte shpetua Avdyli, kishin qenë iniciator për rrahjen dhe maltretimin e tij, por në fund njeri nga serbët, megjithatë kishte ndërhyrë dhe kishte tregua se Avdyli e kishte shpëtua që mos ta vras Aziz Zhilivoda, prandaj e kishin lirua Avdylin… Xhemaili tregon se Azizi përveç masave që ndërmerrte ndaj serbëve, ai ndërmerrte masa edhe ndaj shqiptarëve që vidhnin, që ishin të pamoralshëm dhe “avdalla”. Kështu një ditë disa qytetarë të Majacit (Podujevë) kishin lajmërua Azizin për disa persona që kishin vjedhur. Azizi me uniformë të gjandarit kishte shkua në fshat, kishte kap hajnat dhe kishte marr masa të ashpra, pastaj i kishte rrahur dhe kishte zbulua rastin e vjedhjes. Gjithashtu ndaj individëve të pamoralshëm merrte masa dhe nuk pritonte të angazhohet në këtë drejtim. Ai për njerëzit e tillë thoshte: “ Ata e kanë gjakun e përzier, të turbulltë, nuk njohin gjini as farë, kanë karakter të ultë njerëzor”…Xhemaili tregon një rast kur i biri i Selë Tërnafcit e kishte pasur një djalë problematik. Ai nuk e degjonte baban as të tjerët në familje. Gjithmonë u sjellte probleme. I biri i Selë Tërnavcit një ditë e kishte parashtrua këtë problem para Aziz Zhilivodës. Azizi i kishte thënë:” unë këtë punë do ta rregulloj leht, por po me vie keq që është djali yt”. Një ditë Azizi kishte shkua në odën e të birit të Selë Tërnavcit të shikojë për së afërmi këtë problem. Derisa bisedonin në odë, djali problematik ishte ulur në trapazan dhe nuk përfillte bisedën dhe sygjerimet që shtroheshin rreth problemit të tij. Azizi në këto momente ishte ngritur dhe me dhunë e kishte lidhur e pastaj kishte fillua që ta rrah, derisa kishte dhënë fjalën se kurrë më nuk do të sjellë kurfarë problemesh dhe do ta respektojë dhe do ta dëgjojë baban… Më vonë kjo masë e Azizit kishte ndikuar pozitivisht dhe i biri i Selë Tërnavcit e kishte falëndëruar Azizin që i kishte ndihmuar në përmirësimin e sjelljeve të djalit të tij. Kishte edhe disa raste të tjera kur në fshat pa ndonjë arsye disa “kapadai” me sjelljet e tyre trazonin dhe prishnin qetsin e njerëzve gjatë punës, Azizi pa ndonjë rezervë merrte masa të ashpra ndaj tyre…

Qendrimi dinjitoz dhe shkelqimi si atdhetar

Azizi gjithmonë e ruajti dinjëtetin, moralin, krenarinë dhe nuk e keqpërdori uniformën e gjandarit. Kjo kishte ndikuar që ai të gëzojë një respekt dhe një autoritet të vaçantë të qytetarët… Me ardhjen e sistemit komunist nuk u pajtua me okupimin e Kosovës nga këto forca demagogjike, me “vëllëzërim bashkimin e tyre.
Kjo periudhë kohore, deri me ardhjen e sistemit komunist, në vitin 1944, ishte koha e shkëlqimit e Aziz Zhilivodës si personalitet me ideale të larta patriotike dhe kombëtare. Ai, megjithatë ishte humanist, ku kërkonte nevoja, me moral të lartë dhe trim i madh që nuk harrohet kurrë. Nuk ishte i prirur që të hakmerret ndaj bashkëkombasve, megjithse disa prej tyre nuk kishin pasur dikur qendrime të mira, kishin bërë vepra të këqia, kishin bashkëpunua me armikun. Azizi gjithmonë e ruajti dinjëtetin, moralin, krenarinë dhe nuk e keqpërdori uniformen e gjandarit.Kjo kishte ndikua që ai të gëzojë një respekt dhe një autoritet të vaçantë të qytetarët. Me ardhjen e sistemit komunist, Aziz Zhilivoda nuk u pajtua me okupimin e Kosovës nga këto forca demagogjike, me “vëllazërim-bashkimin” e tyre, sepse e dinte mirë kush ishin serbet dhe malazezët, pasi i kishte gjithmonë në kujtesë vrasjet dhe masakrimet që kishin bërë në Artakoll dhe në fshatin e tij. Varrezat e bashkëfshatarëve në Qyqavicë ishin deshmia më e mirë, prandaj kishte vendosur që të luftojë kundër sistemit komunist dhe kishte dalur në mal. Kështu gjatë vitit 1945 fillon etapa e re e rezistencës së Aziz Zhilivodës kundër sistemit komunist. Gjatë kësaj përiudhe kohore të rezistencës, kishte shumë luftëtarë nga Artakolli, Drenica, Shala e Bajgorës dhe nga mbarë Kosova siq ishin: Mehmet Gradica, Sherif Tërstena, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaqica, Osmon e Shaban Bunjaku, Ajet Gurguri, Adem Voca, Fejzullah e Emin Saraçi e të tjerë, të cilët deri në vitin 1947 kishin luftua dhe rezistua kundër forcave partizane komuniste, por ishin vrarë, denuar nga pushteti komunist dhe pushkatuar më vonë, përveç Sherif Tërstenës që me Azizin kishte dalë në Shqipëri. Aziz Zhilivoda kishte shumë bashkëluftarë në Drenicë, me të cilët kishte luftuar dhe kishte krye disa aksione kundër pushtetit serbo komunistë. Në këtë drejtim shquhet lufta heroike kundër armikut, nën udhëheqjen e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura, Shaban Polluzhës…

Aziz Zhilivoda komandant i forcave luftarake në Artakoll

Aziz Zhilivoda si njohës dhe strateg në luftë kundër armikut ishte graduar me gradën e majorit nga Komandanti i Forcave të Armatosura, Shaban Polluzha dhe ishte caktuar komandant i njësiteve ushtarake në Artakoll.
Në luftën e Shaban Polluzhës kishte marrë pjesë aktive dhe kishte qenë njëri ndër organizatorët e mirëfillët dhe njohës i stratëgjisë ushtarake kundër armikut. Për këtë arsye Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura, Shaban Polluzha e gradon me gradën e majorit dhe i beson detyrën e komandantit në Artakoll, ku shquhet me trimërinë dhe heroizmin kundër forcave partizane komuniste. Luftetarët e Artakollit e respektonin shumë, me knaqësi dhe respekt i dëgjonin urdhërat e tij në luftë kundër armikut dhe gjithmonë kishin sukses në saj të organizimit të luftës dhe të stratëgjis që kishte në këtë drejtim. Aziz Zhilivoda me çetën e tij nga Artakolli, kishte luftua në Drenicë- në Tërstenik dhe në Kozhicë. Ishte takua me Shaban Polluzhen dhe me Mehmet Gradicën të cilët qendëronin në kullën e Dvoranëve ku ishte Shtabi Ushtarak i Forcave të Armatosura … Mehmet Gradica nga 23 janari 1945 deri me 9 shkurt 1945 luftonte si komandant në kuadër të forcave ushtarake të udhëhequra nga Adem Voca dhe Ahmet Selaci në Shalë. Kështu me 9 shkurt 1945 kthehet në frontin e Drenicës. Në Shalë, Mehmet Gradica kishte luftua trimërisht kundër forcave partizane komuniste. Xhemail Breznica tregon: Një ditë kur kishin qenë të rrethuar nga forcat të mdha partizane komuniste, disa luftëtarë nga Shala ishin frigua dhe kishin propozua që të dorëzohen, pasi mendonin se vështir e kanë që të shpëtojnë nga rrethimi i madh i armikut, por Mehmeti kishte urdhërua që të luftojnë deri në vdekje dhe kursesi të mos dorëzohen. Kështu pas një lufte të ashpër që kishin zhvillua , ishin vrarë shumë partizanë komunistë dhe kishin shpërthyer rrethimin. Pastaj me luftëtarët e tij ishte nisur për Drenicë…

Pajtimi dhe lufta e përbashkët e Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës

Në këto takime ia shtrijnë dorën njëri tjetrit dhe pajtohen, pastaj deri në vdekje, kanë luftuar bashkarisht dhe kanë qenë të pandashëm… Ndersa Fadil Hoxhën e kishin dëgraduar nga grada e kolonelit ushtarak dhe nga Komandanti i Shtabit Kryesor i Kosmetit, udhëheqja partizane komuniste në krye me Tempon i cili kishte shkruar: “ Fadil Hoxha nuk është kurfarë Komandanti i Shtabit Kryesor të Kosmetit meqë i njëjti është shkarkuar me vendimin e Shtabit Kryesor..
Në Pestovë (Vushtrri) ishte takua me Shaban Polluzhën Komandant i Forcave të Mobilizuara në Drenicë të cilat në kuadër të Brigadës VII Kosovare kishin marrë urdhër që të shkonin për në frontin e Sremit. Mirëpo Shabani kishte thyer urdhërat e udhëheqësisë komuniste dhe me brigadën e tij ishte këthyer nga Podujeva (janar 1945), sepse nuk kishte pranua që të shkojë për të luftua në Srem të Vojvodinës. Aty Mehmeti kishte shkëmbya disa mëndime me Shaban Polluzhën dhe ishin marrë vesh që të luftojnë së bashku kundër armikut… (Më herët kishin pasur mospajtime në mes njëri tjetrit,rreth stratëgjisë luftarake, por edhe për çështje ideologjike dhe të tjera. Sipas B. Morinës, “Mehmeti ishte një strateg dhe një nacionalist i dalluar, nuk kishte besim të Shabani për shkak të lidhjeve të tij me disa komandant shqiptarë, si Fadil hoxha, sherbyes të pushtetit serb, nga ana tjetër vet Shabani ishte më i zemruar në mospërfilljen e Mehmetit”… Meritat për pajtimin e dy komandantëve i takojnë heroinës së kombit, bijës së Shkodrës, Marije Shllakut e cila kur kishte ndërhyrë ishte shprehur: “… dhe kjo jo për hatrin tim, por për hatrin më të madh që është atdheu ynë, për hatër të flamurit, për hatër të gjakut të derdhur të mijëra shqiptarëve të pafajshëm që po vriten për ditë e më shumë nga brigadat partizane, që nuk kanë as zot as fe e as nderë e as atdhe”. Në këto takime ia shtrijnë dorën njëri tjetrit dhe pajtohen. Pastaj deri në vdekje kanë luftua bashkarisht dhe kanë qenë të pandashëm…) Të “Ura e Pestovës” kishin hasur në forcat ushtarake komuniste, prandaj pas një lufte të përgjakshme kishin shpërthyer rrethimin dhe kishin deportua në Druar, Shallc-në drejtim të Qyqavicës, për Drenicë. Gjatë kësaj lufte plagoset djali i Shabanit. Ata tashti pas këthimit në Drenicë kishin filluar të mëndojnë dhe të propozojnë zgjedhje të mundshme për uftën që kishte marrë kahje të padëshirueshme… (Shaban Polluzha kur e kishte mbajtur një fjalim e kishte kritikua Fadil Hoxhën pse kishte kërkua që ai me brigaden e tij të shkojë në Vojvodinë (Srem) dhe nuk brengoset për vrasjet, maltretimet dhe masakrat që bënin partizanët çetnikë ndaj popullates shqiptare. Prandaj kishte kërkua që këtij terrori duhet ndal hovin. Ai shpeshëherë thonte: “Me shkoi populli posht, dhe kjo po m’i shkurton këmbët”… Xhemail Breznica thotë se Shaban Polluzha gjatë kthimit nga Podujeva (1945), kishte mendua njëherë të mësyjë dhe të sulmojë forcat partizane komuniste në Prishtinë, mirëpo ishte paralajmërua se nuk ka mundësi kurqysh ta marrë një iniciativë të tillë, sepse forcat të mëdha komuniste janë angazhuar , duke zënë vende edhe nëpër minare të xhamive… Më vonë për këto paralajmërime ishte fajsua Fadil Hoxha dhe për disa qendrime të tjera, Fadilin e kishin degradua nga grada e kolonelit ushtarak dhe nga Komandanti i Shtabit Kryesor të Kosmetit, udhëheqja partizane komuniste në krye me Tempon i cili kishte shkruar: “Fadil Hoxha nuk është kurfarë Komandanti i Shtabit Kryesor të Kosmetit, meqë i njëjti është shkarkuar me vendimin e Shtabit supreme”…

Lufta e Aziz Zhilivodës në Tërstenik (Drenicë), shkurt 1945

Aziz Zhilivoda kishte urdhëruar luftëtarët që në shulat e pushkëve të ngrira të urinojnë, kështu pas urinimit ishin çliruar nga ngrirja dhe kishin shkrepur. Në këto momente ishin vrarë shumë partisanë komunist serbë…
Azizi me çetën e tij nga Artakolli (afër 300 vetë) kishte ndërmar operacionin luftarak në hapsirën e Drenicës dhe ishte bashkua me luftëtarët tjerë nga Drenica dhe Kosova, për të rezistua kundër forcave të mdha partizane komuniste që në këtë kohë kishin filluar një aksion të paparë kundër luftëtarëve të Ballit kombëtar në krye me Shaban Polluzhen. Në shkurt të vitit 1945, ai kishte zhvilluar një luftë të ashpër kundër forcave të armikut në Drenicë (Tërstenik, Kozhicë e tjera). Ishtë ftohtë i madh me borë dhe acar. Luftëtarët në krye me Azizin kishin zënë pusitë dhe vendet e përshtatshme për të luftuar. Mirëpo nga acari i madh, armet e luftëtarëve ishin ngrirë, nuk shkrepnin. Ishin ngrirë edhe armët e armikut dhe kështu partizanët komunist kishin mbetur të hutuar dhe gati të dorëzuar. Azizi ishte kujtua si ta zgjedhë këtë broblem. Kishte urdhërua luftëtarët e vet që në shulat e pushkëve të ngrirë të urinojnë. Pas urinimit pushket ishin çliruar nga acari dhe kishin shkrepur.Kështu në këto momente ishin vrarë shumë kundërshtarë partizanë komunist të cilët nga të ftohtit, acari dhe frika kishin mbetur të hutuar me armë të ngrira në dorë, nuk dinin si të veprojnë dhe nuk kishin mundësi që të luftojnë dhe të rezistojnë- i kishte shpieguar Azizi nipit të tij Xhemailit kur e kishte vizitua në Shqipëri në shtator të vitit 1989. Gjatë kësaj kohe të zhvillimit të luftës në Terstenik (Drenicë) ishtin plagosur e më vonë kishin vdekur Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica në kullën e Dvoranëve, kur ata me antarët tjerë të shtabit konsultoheshin për strategjinë luftarake. Mehmeti ashtu i plagosur kishte luftua deri në momentet e fundit të jetës. Pastaj nga plagët kishte vdekur dhe ishte varrosur në fshehtësinë më të madhe në vreshtat e Brahim Lutës, në Gllanasellë… Pas kësaj lufte dhe shkapërderdhjes së luftëtarëve, Aziz Zhilivoda ishte këthyer në Qyqavicë dhe vazhdon luftën kundër armikut…

Mbrojtja e boshnjakëve në Sanxhak dhe hakmarrja për vrasjen e Hamdi Avdurrahmanit

Në vitin 1943 disa serbë çetnik nga Dobratini gjatë luftës që ishte zhvilluar në Shalë të Bajgorës, e kishin vrarë Hamdi Avdurrahmanin nga Vushtrria, i njohur si “Doktor Hamdija”- një humanist i shquar që ndihmonte dhe sheronte njerëzitë e sëmurë me barna popullore. Ai e kishte një shitore (barnatore) ku njerëzitë shkonin, blenin barnat dhe udhëzoheshin si t’i përdorin ata. Hamdiu nuk kishte vëllëzër dhe të afërm që t’i mernin hakun, prandaj ,Azizi me të kuptuar për vrasjen e tij dhe të Haki Jahja Bërberit, gjithashtu nga Vushtrria, një ditë kishte vëndosur që t’i vrasë tre serbët çetnikë të Dobratinit, kështu para mengjesit kishte hyrë në oborrin e tyre dhe i kishte vrarë…
Në luftën kundër forcave çetnike në Sanxhak ( Pazarin e Ri, 1943), Aziz Zhilivoda me një grup shokësh të armatosur mirë kishte shkua në ndihmë boshnjakëve të cilët vriteshin dhe masakrroheshin nga forcat barbare çetnike. Çetnikët mendonin që nga Pazari i Ri të mësyjnë në drejtim të Kosovës dhe të masakrrojnë popullin shqiptarë. Mirëpo ata ishin zbrapur dhe kishin ikur. Po të mos kishin intërvenua forcat gjermane, luftëtarët e Aziz Zhilivodës dhe luftëtarët e grupeve të tjera të rezistencës kombëtare do të shkonin deri në Rashkë.Në këtë luftë ishin vrarë shumë çetnikë dhe Azizi si udhëheqës dhe luftëtar, kishte tregua trimëri dhe guxim të rrallë. Kështu forcat serbo-çetnike ishin mposhtur dhe kishin ikur me bisht ndër këmbë. Për luftën e zhvilluar në këtë hapsirë, boshnjakët kishin ngritur lartë përsonalitetin e Aziz Zhilivodës dhe të luftëtarëve të tjerë shqiptarë. Deri në ditët e sotme të rinjët dhe të rejat flasin me respekt dhe dashuri për Aziz Zhilivodën, sepse të parët e tyre, prindërit dhe pleqët kishin përcjell brez pas brezi heroizmin e luftëtarëve shqiptarë në krye me Aziz Zhilivodën dhe shpëtimin e tyre nga azgjasimi nga çetnikët… Po në këtë vit (1943) disa çetnikë serbë nga Dobratini, gjatë luftës që ishte zhvillua në Shalë të Bajgorës e kishin vrarë Hamdi Avdurrahmanin nga Vushtrria i njohur si “Doktor Hamdija”- një humanist i shquar që ndihmonte dhe sheronte njerëzit e sëmurë me barna popullore. Ai e kishte një shitore (barnatore) ku njerëzit shkonin, blenin barnat dhe udhëzoheshin si t’i përdorin ato. Ishte i martuar dhe kishte dy djem dhe tri vajza. Hamdiu nuk kishte vëllëzër dhe të afërmë që do t’i merrnin hakun pasi djemt ende i kishte rinj, prandaj Aziz Zhilivoda me të kuptuar për vrasjen e tij (Hamdiut) dhe të Haki Jahja Berberit, gjithashtu nga Vushtrria, një ditë kishte vëndosur që t’i vrasë tre serbët çetnik të Dobratinit. Kështu një ditë para mengjesit kishte hyrë në oborrin e tyre dhe i kishte vrarë- tregon Xhemail Breznica.

Kuvendi i Gërdeqit ( maj, 1945 )

Gjatë kësaj periudhe kohore në të gjitha kuvendet që janë mbajtur prej Kuvendit të Dobërdolit e deri në Kongresin e e Lipovicës (1946), Aziz Zhilivoda ishte gjithmonë i pranishëm në të gjitha marrëveshtjet, ku fjala dhe mendimi i tij kishin një peshë dhe rëndësi të vaçantë.
Bashkëpunoi dhe luftoi kundër pushtetit komunist bashk me Mehmet Gradicën, Jetullah Muharremin nga Rezalla, Kajtaz Kocën nga Polaci, Bajram Bajraktarin nga Drenasi e të tjerë… Gjatë kësaj periudhe kohore, në të gjitha kuvendet që janë mbajtur prej Kuvendit të Dobërdolit e deri në Kongresin e Lipovicës (1946), Aziz Zhilivoda ishte gjithmonë i pranishëm në të gjitha marrëveshtjet, ku fjala dhe mendimi i tij kishin një peshë dhe rëndësi të vaçantë… Në kuvendin që u mbajt në oborrin e shtëpisë së Bajram Miftarit, në afërsi të Gërdeqit (Dumnicë e Epermë) rrethi i Vushtrrisë, në maj të vitit 1945, muarren pjesë burrat më të njohur të Ballit Kombëtar si Ajet Gurguri, Mehmet Gradica, Adem Voca, Aziz Zhilivoda, Ukshin Kovaqica, Osman e Shaban Bunjaku, Bislim Bajgora, Sherif Tërstena, Fejzullah Saraçi e të tjerë. I biri i Bajram Miftarit, Sadik Musliu (1930 ) për përgatitjen dhe mbajtjen e këtij kuvendi edhe pse ishte i ri , 15 vjeçar i kujtohet mirë kjo ngjarje e rëndësishme kombëtare. Për mbajtjen e këtij kuvendi babai i tij, Bajrami kishte pasur njohtime më herët. Por një ditë para se të mbahej ishte njohtua në Prishtinë për ecurinë e këtij kuvendi, prandaj sipas konsultimeve dhe udhëzimeve kishte organizuar që ky kuvend të mbahet në livadhin , afër shtëpisë së tij në Dumnicë të Epermë, buzë malit të Gërdeqit. Ai më parë kishte thirr gjashtë vëllezërit e tij dhe u kishte tregua se neser do të mbahet një kuvend me rëndësi të vaçantë i Ballit Kombëtar në livadhin e tyre, afër shtëpisë, buzë Gerdeqit, prandaj duhet të janë të përgatitur dhe të kujdesshëm. Të nesermën para se të fillojë kuvendi mbi shtëpinë e tyre e vejnë dhe e ngrisin flamurin kombëtar. Avdiu, vëllau i Bajramit ishte caktuar që ta ruaj flamurin derisa të mbahet kuvendi. Familja e Bajram Miftarit kishte lidhje të ngushtë me familjen e Aziz Zhilivodës, sepse mixha i Sadikut, Musliu e kishte gruan nga Zhilivoda (çikën e Limon Zhilivodës), prandaj Azizi gjithmonë kishte kontakte të shpeshta me familjen e Bajram Miftarit. Sadikut i kujtohet mirë kur Azizi dhe Mehmeti gjatë qendërimit nëpër male, në luftë kundër forcave partizane komuniste, këtheheshin në shtëpinë e tyre dhe strehoheshin, kohë pas kohe. Në kuvend ndër të parët kishin ardhur Azizi dhe Mehmeti-tregon Sadiku. Kuvendi kishte zgjatur disa ditë dhe në fund kishin zgjedhur kryesinë. Qazim Azemi, prof. nga Dumnica e Poshtme tregon se gjyshi i tij, Halit Quka kishte dhënë kontribut të dalluar në luftën kundër forcave partizane komuniste në këtë anë gjatë kësaj periudhe. Ai një kohë ishte kryetar i Komitetit të Ballit Kombëtar për rrethin e Samadrexhes (Lumkuqit), prandaj përveç bashkëpunimit që kishte pasur me krerët ballist, ai bashkëvepronte shpeshherë edhe me Aziz Zhilivodën për të cilin kishte thenë : “Ёshtë një stratek i madh i luftës kundër armikut dhe njohës i dëpërtimit dhe i pushtimit të bazave të armikut nëpër terenet më të vështira”….

Në Kuvendin e Gërdeqit, Aziz Zhilivoda zgjedhet komandant i forcave të armatosura

Megjithë kushtet për të marrë pjesë ishin të papërshtatshme dhe të vështira, në kuvend kishin marrë pjesë afër 300 pjesëmarës dhe kishin marrë disa vendime të rëndësishme. Aziz Zhilivoda zgjedhet komandant i forcave të armatosura.
Para së të mbahej kuvëndi, disa delegatë, ishin larg, prandaj për njohtimin e tyre ishin angazhue Sherif Igrishta dhe Bajram Miftari, të dy nga Dumnica e Epërme. Igrishta kishte shkua në Shalë dhe kishte njohtua Sherif Tërstenën, Bislim Bajgorën, Adem Vocën, Ukshin Kovaqicën dhe shumë të tjerë dhe se bashku me ta kishte ardhur në kuvend. Ndersa Bajram Miftari kishte shkua në malet e Qyqavicës dhe kishte njohtua Mehmet Gradicën, Aziz Zhilivodën, Fejzullah Saraçin e shumë të tjerë, për të marrë pjesë në këtë kuvend. Mëgjithë kushtet për të marrë pjesë ishin të papërshtatshme dhe të vështira, në kuvend kishin marrë pjesë afër 300 pjesëmarës dhe kishin marrë disa vëndime të rëndësishme. Kuvendin e kishte udhëhequr Ajet Gërguri. Rexhep Igrishta, gjithashtu e kojton këtë ngjarje kur ishte 10 vjet, si bari kishte pa këto lëvizje dhe përgatitje të luftëtarëve të rezistencës kombetare në malin Gërdeç, në afërsi të shtëpisë së tij për mbajtjen e një kuvendi me rëndësi. Ai në këtë kohë ishte bari, ruante delet në malin e Gërdeqit, shpeshëherë u dërgonte bukë luftëtarëve ballist, kur e kishte porositur babai, Sherifi. Rexhep Igrishta tregon se në shtëpinë e Bajram Miftarit ishte ngritur flamuri kombëtar dhe ruhej me kujdes të vaçantë. Avdi Miftari bënte roje gjatë mbajtjes së kuvendit, prandaj për këtë arsye, familja e Bajram Miftarit ka vuajtur shumë nga pushteti komunist. Gjatë aksionit për mbledhjen e armëve (1956), Avdiun e kishin maltretuar, e kishin rrahur më tepër se të tjerët, pse kishte bërë roje në këtë kuvend-tregon Rexhep Igrishta. Në këtë kuvend zgjedhet kryesia prej 33 antarëve. Kryetar zgjedhet Ajet Gurguri, ndërsa Aziz Zhilivoda zgjedhet komandant i forcave të armatosura. Për zgjedhjen e Azizit si komandant të forcave të armatosura e kishte konfirmua në një tubim burrash në Reznik, para disa viteve edhe Nebih Ujkani nga Rezniku i cili kishte marr pjesë si delegat në këtë kuvend të rendësishëm. Ai kishte folur gjerë e gjatë për këtë kuvend, për rrjedhat dhe organizimin e tij dhe e kishte ngritur lartë personalitetin e Aziz Zhilivodës. Këtu u zgjodhen edhe disa resore të tjera, me disa personalitete të dalluara për të organizua dhe përcjellë rrjedhat e luftës në teren, për të mbledhur të holla dhe për të furnizua luftëtarët me ushqim dhe matërjal tjetër të nevojshëm. U zgjodh edhe gjyqi ushtarak prej pesë antarve i cili me kompetencat e marra do të denojë dhe do të pushkatojë bashkëpunëtorët e OZN-ës, menjëherë në teren. Kështu gjatë një operacioni të shkurtër ishin likuidua disa bashkëpunëtorë të OZN-ës dhe tradhtarë të popullit.

Pushkatimi i Bajram Miftarit dhe nipave të tij

Bajramin e kishin maltretuar dhe munduar barbarisht, por ai nuk kishte zbuluar asnjërin nga pjesëmarsit në kuvend, prandaj e kishin pushkatuar në shtator të vitit 1945 në Sllakovc. Ndersa të Bajqinovcit (Podujevë) i kishin pushkatuar tre nipërit e tij,Feratin, Beqirin dhe Rizahin.
Mirëpo pas mbajtjes se kuvendit fillojnë ndjekjet dhe operacionet kriminele të OZN-es. Menjëherë kishin burgosur antarët dhe vëllezërit e familjes Miftari: Isufin,Musliun (dhëndërrin e Aziz Zhilivodës), Rexhepin dhe Rifatin. Pasi Musliu ishte dhëndërr i Azizit dhe Rexhepi mik i Sherif Tërstenës, më parë, i kishin lidhë dhe pastaj i kishin rrah e maltretuar barbarisht dhe i kishin burgosur 6 muaj ditë në burgun e Prishtinës. Bajram Miftari kishte dalë në mal me Aziz Zhilivodën, Sherif Tërstenën, Mehmet Gradicën e të tjerë dhe luftonte kundër pushtuesit komunist serb. Mirëpo duke parë se për shkak të tij familja është duke përjetuar vujtje, mundime dhe tmerre të mdha, një ditë kishte vendosur që të dorëzohet. Më parë disa krerë të njohur shqiptarë që u shkonte fjala të pushteti komunist e kishin mashtrua se nese dorëzohet vullnetarisht do ta ket denimin më të lehtë dhe nuk do të pushkatohet. Pasi ishte dorëzuar në Komunën e Novoselles (Maxhunaj), ishte paraçitur në OZN-e, në Vushtrri. Ata njëherë i kishin thenë që të shkojë në shtepi, por në rrugë e kishin kapur, e kishin lidhur dhe e kishin dorëzuar pranë Shtabit të Brigadë Malazeze në Sllakovc.Aty e kishin maltretuar dhe e kishin munduar barbarisht.Kishin kërkuar që t’i tregojë emrat e pjesëtarëve të Ballit Kombëtar që kishin marrë pjesë në Kuvendin e Gërdeqit, por Bajrami nuk kishte zbuluar asnjërin prej tyre.Prandaj duke parë se nuk mund të thyhet fizikisht Bajrami, me rrahje dhe mundime barbare, vendosin që ta pushkatojnë. Kështu në shtator të vitit 1945 e pushkatojnë në Sllakovc dhe varroset në Ceceli. Në këtë kohë, në Sllokovc ishin pushkatuiar edhe shumë shqiptarë të tjerë. Gjatë kësaj kohe pushkatohen edhe nipat e Bajram Miftarit: Ferati, Beqiri dhe Rifati të Bajqinovcët (Podujevë). Kështu familja e Bajram Miftarit vazhdimisht ishte e ndjekur dhe e përcjellur nga OZN-a -tregon i biri i tij Sadiku dhe shton se edhe ai si djal i Bajramit ishte keqtrajtuar dhe ishte burgosur disa herë. Në vitin 1949, Sadikun e kishin kapur në Prishtinë organet e sigurimit komunist dhe gjatë kontrollimit i kishin gjetur një revole. Menjëherë e kishin lidhur, e kishin rrahur mizorisht dhe e kishin burgosur, duke i thenë se me këtë revole ke dashur të vrasë ndonjërin nga udhëheqësit komunist, si hakmarrje për baban e pushkatuar. Sadiku kishte mbajtur 6 muaj burg… Aziz Zhilivoda gjithmonë respektonte këto familje, luftëtarët dhe prijsit e Ballit Kombëtar, prandaj në shumë tubime, kuvende dhe në biseda të tjera thoshte: “ Ata që kujdesen dhe strehojnë luftëtarët e radhëve tona, janë më trima dhe më patriotë se sa disa që mbajnë armën, për të shtuar në këtë rast: ” Nese dikush e nxjerrë Kosovën prej robërisë, të vetmit shqiptarë të ndergjegjshëm të kohës ishin Xhafer Deva, Gjon Serreqi, Marije Shllaku, Ymer Berisha e të tjerë…”

Përpjekja për kalimin e kufirit për Greqi dhe prita e organizuar nga forcat ushtarake komuniste

Azizi me grupin e tij të luftetarëve ballist kishte mbetur një kohë të gjatë i rrethuar ( pesë, gjashtë ditë ), i lodhur, i raskapitur dhe i uritur. Më në fund, duke parë se nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar, kishte vendos që ta provojë taktikën që shpeshëherë e kishte përdorur. U kishte bërtitur ushtarëve partizanë komunistë që e kishin rrethuar: Hej, ju që me keni rrethuar, largohuni nga rrethimi se përndryshe, më pare, do t’u vrasë, pastaj të shohim çka do të ndodhë…
Në Kuvendin e Dobërdolit dhe në Kongresin e Lipovicës, Aziz Zhilivoda kishte ndërhyrë disa herë gjatë fjalës se tij dhe kishte kërkua që lufta për çlirimin e Kosovës të vazhdojë deri në fund, pa luhatje, përkundër kushteve të vështira që paraçiten. Nga ky kongres (25. V.1946) të cilin e kishte hapur Ajet Gërguri, ishin marr shumë vendime. Ajeti kishte shpiegua se kishin vëndosur të gjithë ballistët nga Kosova të kalojnë në Greqi. Kjo do të bëhet gjatë disa ditëve, kur edhe do të nisemi- kishte thenë.

Vazhdon…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top