Ish-pjesëtarë i lartë i UÇK-TMK-G2, ish- pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe ish pjesëtar i SHIK-ut, Naim Miftari, duke folur rreth vrasjeve të pasluftës dhe çështjes së mbrojtjes së dëshmitarëve ka thënë se edhe shumë dëshmitar dhe aktorë të vrasjeve të rënda politike janë vrarë apo zhdukur nga nëntoka e partive politike.
“Dëshmitarët në Kosovë nuk janë aspak të mbrojtur dhe shumë dëshmitar dhe akter të vrasjeve të rënda politike janë vrarë apo zhdukur nga nëntoka e partive politike që shumica kanë brenda vetit mekanizma që ngjasojnë me shërbimet sekrete të shtetit. Ka raste kur kundër dëshmitarëve është bërë fushatë edhe nga mediet dhe kundër tyre ka pasur gjueti shtrigash që nga lufta e këndej”, ka thënë Miftari.
Sipas tij, as UNMIK-u e as misioni EULEX nuk i kanë kryer detyrat e veta ti mbrojnë dëshmitë dhe dëshmitarët.
“Ka raste kur edhe janë korruptuar gjyqtarët ndërkombëtar po ashtu anomali është se nuk është dënuar gjer sot asnjë dëshmitar për dhënie të dëshmisë të rremë por sidoqoftë kundër dëshmitarëve është bërë dhe akoma bëhet luftë speciale unë personalisht kam qenë dëshmitar në rastin Bllaca dhe nuk kam pranuar të jem dëshmitar i “mbrojtur”, edhe pse nuk ka pasur shumë rëndësi dëshmia ime dhe ka qenë dëshmi publike jo e fshehur prapë se prapë jam sataniku sidomos nga Kadri Veseli me vasalët e tij që i ka në media po ashtu kam qenë cak i atentateve”, ka potencuar Miftari.
Në rastin e tij, Miftari thotë se linçimet kanë ardhur nga nëntoka politike, ndërsa sa i përket tentim atentatit ndaj Presidentit Rugova, ai ka theksuar se atentatorët edhe urdhëruesit janë gjallë dhe jo të vdekur siç pretendon avokati Tomë Gashi.
“Linçimet dhe kërcënimet të nëntokës politike e që në rastin tim vinë nga partia e PDK-së sidomos nga tandemi Thaçi, Veseli, Grabovci. Sa i përket atentatit ndaj Rugovës atentatorët edhe urdhëruesit janë gjallë dhe bukur të fort politikisht dhe ekonomikisht sa i përket deklaratës së Tomës e di në kënd ka aluduar por jam shumë i sigurt se i ndjeri nuk ka pasur të bëj me atë rast pasi Eksplozivi dhe Bombat nuk kanë qenë lëmia e tij dhe këto gjëra kanë qenë të panjohura për atë person që aludohet se u vra para 2 vitesh. Urdhëruesit e krimeve politike dhe vrasjeve politike janë gjallë dhe e kanë sot për sot shtetin në dorë dhe këta njerëz kontrollojnë gjitha aparaturat e sigurisë në Kosovë dihet shumë mirë se shumë ministra janë aty vetëm si dekor i nëntokës politike”, ka përfunduar Miftari. / BotaSot