ASTRITI ËSHTË VRARË, NUK ËSHTË VETËVRARË, JA DËSHMITË

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi ka publikuar raportin e ekspertëve të pavarur në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari në qendrën e paraburgimit në Prizren, sipas së cilave Astriti nuk është vetëvrarë.

Gashi ka akuzuar kryeprokurorin e Gjykatës Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i cili ka publikuar një raport mashtrues, ku janë caktuar kinse shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit.

“As me një shkronjë Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka thënë se Dehari ka bërë vetëvrasje. Krejtësisht të kundërtën e kanë thënë ekspertet e pavarur. Në përfundimin e tyre në rastin konkret kemi të bëjmë më lëndime në parakrahun e majtë, në anën e djathtë të qafës. Këto kanë qenë lëndime me mjete mekanike dhe janë klasifikuara si shenja mbrojtëse. Kemi të bëjmë me vrasje, jo me vetëvrasje. Është demantuar teoria e Sylë Hoxhës që Astriti ka bërë vetëvrasje. Ne bazë të ekspertëve të pavarur ka pasur lëndime të mëdha në kokë, në dorën e majtë dhe nofull. Kanë qenë lëndime vetëmbrojtëse. Vdekja ka ardhur nga sfiksia që është ngulfatje që kryhet gjatë dhunimit me qëllim pengimin e britmës. Të dhënat e vendit të ngjarjes tregojnë se kemi të bëjmë me jastëk që është gjetur në dysheme” tha ai.

Tomë Gashi shtoi se sipas ekspertëve në mënyrë të qartë lëndimet janë karakteristike që mund të bëhen me boks të hekrit.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top