As bakshish kusuri nuk te duan njerzit

SHKRUAN: REXHEP SHAHU

Ça po ben mer jahu, e qelbe fare?! Ça po kujton se je ti mor qe shkul policine e garden kombetare me te shoqerue me makina e armatim ngado shkon ti me ba kopalla per partine socialiste.

A mundesh me ju tregue qytetareve te ketij vendi se sa dollare kushton shoqerimi yt, sa shpenzon garda dhe policia qe te shoqerojne ty me gjithe armatim e mjete?

A mundesh me ju tregue qytetareve sa dollare pra kushton shoqerimi yt neper qytete e fshatra ku shet rrena banale dhe perqesh ke mundesh ne distance si ai frikacaku qe kur e marrin ne mbrojtje i shan te tjeret?

Thuju qytetareve se gjithe buxheti i ministrise se brendeshme dhe gardes se republikes shpenzohen per me te shoqerue ty. Gjithe karburanti shpenzohet me te shoqerue ty, shume sektore sherbimi policor mbeten bosh se duhet me te shoqerue ty policia. Po ik mor se nuk ben veze me tri te kuqe.

Nuk te gjen asgje ik vetem ne kembe, mos mendo se je i rendesishem, askujt nuk i vyen me, as bakshish kusuri nuk te duan me njerzit pasi i ke zhgenjye te gjithe por me shume i ke zhgenjye ata maskarejte qe qe te kane sjelle ne pushtet.

Te gjithe e dine se tashme je peng, nuk je i zoti per asgje dhe kriza e sotme eshte se nuk te beson askush per te bere marreveshje me ty.
Nuk prodhon dot me batuta, nuk shalon batuta, nuk qeveriset vendi me batuta, nuk han mileti batuta.
Shitesh sikur je sulltan a perandor, po ik o se nje cop kryebashkiak je qe s’u bere dot kurre kryeminister, qe ndalesh rrugeve dhe fyen te tjeret, qe e ndave thelle popullin ne popull progresist socialist e popull reaksionar demokrat.

Ik o me gjithe pushtetin tend, fitoji 100 here zgjedhjet, vidh sa te mundesh, por varrin dy meter do ta kesh jo 20 meter as 20 dynim.
Ik o theje qafen se nuk je zoti, por edhe zoti ne qofsh nuk e ke ne dore shpirtin e popullit se as Enveri nuk e pati dhe edhe ai e ktheu qafen lak.
Me neverit kur shoh skenat e tua me miletin neper zona te ndryshme, kur ua jep fjalen, i pyet e telendis, ashtu kam pas bere une si punonjes kulture ne koperative bujqesore kur lexoja gazeten e te tjereve ndersa ti derdellis gazeten tende.

Pyeti njehere se sa te shajne e te mallkojne ushtaret e gardes e policet qe rendin te frustruar me te ruajte ty.
Te siguroj se askush nuk i fut mendte me ty, as bakshish kusuri nuk te duan njerzit.

Ja keshtu, se ma shpife me keto llaka llakaet e bla blate e tua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.