Arrestohet Xhabir Zharku, policia jep detaje

Policia e Kosovës e ka arrestuar ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku. Sipas informatave të para që ka siguruar Gazeta Express, Zharku është arrestuar për një lëndë të vitit 2010. Ai u arrestua në aeroportin e Prishtinës derisa ishte duke udhëtuar për një aheng familjar në Gjermani.

Zëdhëndësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Gazetën Express se Zharku u arrestuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

“Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’. Rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Kelani për Express.

Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.

Pas konfirmimit të dënimit, Zharku u largua nga Kosova duke i ikur kështu shkuarjes në burg.

Për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës), qëndroi në arrati në Suedi.

Më 7 qershor të vitit 2018, Xhabir Zharku u kthye sërish në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, nxori vendimin për ndalim të ekzekutimit të dënimit me burgim, ngase edhe lënda e tij ishte parashkruar.

1 thought on “Arrestohet Xhabir Zharku, policia jep detaje”

  1. Kaçanikut i raft pika
    Nuk e din se çka eshte frika
    Nand sahat tuj therr me thika
    Hej more hej !
    Palma e Durrsit rritet ne Kaçanik!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top