“ARISTOKRACIA” E ISH TË PERSEKUTUARËVE POLITIKE, SHËRBËTORE E SOROSIT

Shkruan: Xhafer Sadiku

Një ndër filmat më të “suksesshëm” të periudhës së diktaturës ishte “Operacioni zjarri”. Personazhi kryesor, “Furtuna”, një i ri nga një familje antikomuniste ishte vënë në shërbim të sigurimit për të eliminuar kundërshtarët e regjimit komunist, përfshirë këtu edhe të afërmit e tij. “Furtuna” nuk gëzonte besimin e bashkëfshatarëve, madje as te afërmve të tij që kishin dalë në male, por kombinacioni operativo-agjenturor i sigurimit ishte i tillë që nuk linte shteg per dyshim.
Sipas misionit të ngarkuar nga sigurimi, ai futi në kurth disa nga miqtë e familjes, të cilët u vranë, për ta vrarë edhe atë vet.

Propaganda komuniste e ktheu “Furtunën”në mit të sigurimit, për të terrorizuar “armiqtë e klasës”. – “Tani ka ardhur koha që ta vrasim armikun me duart e tija”, -theksonte asokohe ministri i Punëve të Brendshme. Të tjerë “furtuna”u infiltruan nëpër grupe të tjera të rezistencës dhe në fise të mëdha, për t’i goditur dhe mbajtur nën kontroll personat me integritet. Është e tepërt të flasim për pasojat: ato ishin tragjike.

Ata që i mbajnë mend ndryshimet e viteve 1990, do tu kujtohet se njerëzit e thjeshtë në përgjithsi, shpresonin tek ish të burgosurit dhe të persekutuarit. Sa here bëheshin votime brenda strukturave të PD dhe propozime për deputetë apo drejtues të pushtetit lokal, ish të persekutuarit gëzonin besimin e votuesve. Statistikat janë treguesi më i mirë.

Pas një periudhe të shkurtër, ish të burgosurit e të persekutuarit politikë nga ish klasat e përmbysura e humbën gradualisht mbështetjen. Me ndihmën e medias, e tëra e majtë, në skenën politike dolën persona anonimë, “furtunat” dhe kaçakët, disa ish të burgosur me orgjinë nga klanet më ekstreme komuniste, të cilat bashkuan kontributet dhe armët me të majtën dhe më 1997 i vunë zjarrin Shqipërisë. Ishin “furtunat” që u dhanë goditjen fatale ish të persekutuarve politikë nga klasat e përmbysura, që punuan në strukturat e shtetit.

Sot, 25 vjet nga rënia e regjimit komunist, një pakicë fare e vogël nga radhët e ish të persekutuarëve politikë, kanë përfituar nga të gjitha qeveritë. Ata kanë krijuar “aristokracinë” e ish të persekutuarëve, madje janë ata që i “përfaqësojnë” në pushtet e në opozitë, në strukturat e shtetit apo në media. Duke shkelur mbi fatet e qindra mijëra të vuajturve.

Për të privilegjuar dhe mbrojtur ata, mafia sorosiane që në fakt janë segmente të sigurimit të shtetit, ka sakrifikuar dhe po sakrifikon njerëz të ndershëm. Kombinacionet janë më të sofistikuara se në rastin “Furtuna”, por qëllimi është i njëjtë: shkatërrimi i së djathtës dhe vënia e Shqipërisë nën pushtetin e oligarkisë financiare, thënë ndryshe: mafies sorosiane. Pasi padronet te realizojne objektivin, disa prej tyre do te kene fatin e “Furtunes” por kete here opinioni publik e ka fare te qarte se ata i vret padroni, sic beri me “Furtunen”.

1 thought on ““ARISTOKRACIA” E ISH TË PERSEKUTUARËVE POLITIKE, SHËRBËTORE E SOROSIT”

  1. “Demokracia” ish nje loje e sigurimit te shtetit e drejtuar nga R.Alija ku komunizmi doli pa lagur ,nje kale troje .tashme te gjithe keto etapa te ketyre 25 vjeteve jane zbatim i perpiketi porosis Katoviciane.-” Te krijojme parti te majta e te djathta por te gjitha do ti drejtojme ne.dhe ne se do te tentoi dikush te marr drejtimin e tyre ne do te presim koka”Te persekutuarit u perdoren si kallaj per te thene se jane vertet te djathta .Po ku perfunduan te persekutuarit qe u angazhuan ne te ashtuqujtura parti te djathta . Dhe pasi i angazhuan qofte dhe deputetkomunistet benin publik se ka qene “bashkpuntor i sigurimit “. Komunistette pa moralshem e kriminel kerkonin te krijonin te bindin popullin se sigurimi punen e tije kriminale e paska bere ne bashkpunim me te persekutuarit. Pata degjuar ne popull se si na dualen te persekutuarit bashkpuntor me kete organ kaq te perbuzur nga populli. P kush ishin keta te persekutruar qe paten deshir te bashkpunonin me kete organ kaq te urryer te shoqeris 45 vjecare. Sigurimi te therriste te shantazhonte e te pagezonte me ndonje nofke.Sigurimi komuniste nuk kish nevoje per ndihmen e te persekutuareve,atyreajo nuk munt ti besonte kurr.Ajo diktatur thiri per bashkpuntor te persekutuar per te krijuar mosbesimin ndaj njeri tjetrit dhe te ndodhur para nje situate te tille hidhej dyshimi kudo,midis vet shtreses se persekutuar per te mos patur besim e organizimin midis tyre te nje veprimtarie anti pushtet. Ajo kish gjithe ate armat te paguar,ku cdo komunist e kish ne statut se duhej njoftonte partin per cdo qe do te shihte e degjonte pra, pra ishin vet komunistet bashkpuntor te sigurimit.Venia perball te persekuturve per veprimtari anti pushtet u perdoren pseudo deshmitar njeres te rrenuar nga diktatura.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top