ARDHTË E BARDHË VJESHTA POLITIKE

SHKRUAN: REXHEP SHAHU

Pa shumë fjalë – jemi në diktaturë, në sistem politik diktatorial. Ishim prej pesë vitesh në diktaturë anarkie, jemi në diktaturë politike.Cdo gjë e vendos udhëheqësi, kanë rënë institucionet, s’ka pushtet drejtësie se drejtësinë e vendos udhëheqësi, askush nuk e kundërshton atë, s’ka pushtete tjera, s’ka media se ato i komandon udhëheqësi me tendera, fonde reklamash dhe urdhëra, presidenti kërcënohet brutalisht dhe ai mban veç fjalime, dekretet e tij që janë ligje nuk i zbaton udhëheqësi diktator që i di të gjitha e vendos për të gjitha. S’ka shoqëri civile se çelësin e saj e ka udhëheqësi dhe e nxjerr në lojë kur don ai dhe fondet për të i orienton ai. S’ka zgjedhje ka votime, kanë ra zgjedhjet se urdhëroi udhëheqësi, s’ka as garë formale. S’ka as formalisht opozitë pasi udhëheqësi duke urrye në tri dekada drejtuesit e opozitës e shoi fare atë. Numrat socialiste rilindas janë të heshtur dhe e miratojnë udhëheqësin në urrejtjen e tij ndaj opozitës. Militantët rilindas janë gati që dollarët a eurot që fitojnë në punë të rënda e të rëndomta në perëndim, se nuk janë zotni atje, janë gati ti shpenzojnë për diktatorin Rama para se ti shpenzojnë për familjet e tyre. Rilindasit janë gati të më vrasin mua që kritikoj Ramen dhe them që ai instaloi diktaturën më keq se Enveri. Diktature frike, diktature perverse ku është paralizuar kundërshtimi, reagimi, dalja zot vetes. Njerzit janë mpirë, nuk kanë fuqi ti dalin zot vetes. Kanë frikë, frikë buke, frikë urie, frikë polici, frikë zyrtarin, frikë zhdukje se i forti del nga burgjet me leje të diktaturës qe bën drejtesine. Diktatura është e të fortëve të Rames e ai llomotit kundër të fortëve të lagjeve për me mbulue mut me shurre.

Diktatura është instaluar, vetëm se e mbulon ende diktatori me zgerdhirje. Rama nuk qesh, zgerdhihet. Vdes unë kur thonë se ai qan nga ndjeshmëria. Ai shtiret si aktor shtiran. Nga inferioriteti e mos sukseset në jetë ai tall e përgojon ke mundet. Nga mania me u duke modern e bohem, bëhet klloun.
Ia arriti ta zbehë opozitën edhe me ndihmën e njerzve brenda saj. Ai nuk pranon as duron sistem politik pluralist. Ai nuk do opozitë dhe nuk është çështja se nuk do drejtuesit e saj. Për ta zhduke opozitën nga gara ai justifikohet se ajo ka drejtues të kqij. Emeron opozitë vetë diktatori dhe bëhet qesharak.

Gjithe sfidën e ka me pasurinë, do të jetë më i pasur se te pasurit.
Nuk skuqet për drogen që përhapi në vend, për keqqeverisjen, për asnjë punë që ti mbahet mend,per ikjen masive të rinisë nga vendi.Do të mbahet mend si shembjes ndërtimesh me tritol e do të thirret Ramë tritoli.

Njerzit iu ofruan opozitës në sheshe masivisht por diktatori i kompleksoi drejtuesit e opozitës që duhej të reagonin jo me Kokalart e gishti pas por me qëndresë me mbrojte zgjedhjet kundër votimeve një partiake, me mbrojte shtetin pluralist. Opozita u kompleksua edhe nga ambasadat që hapur u rreshtuan me diktatorin. Ambasadat e dinë se ky vend është më fatkeqi e më i braktisuri nga perëndimi, por ka mbijetuar se e ka gramin e pazhdukshem…Nuk është njerzore as fisnike që të ndëshkohet një popull pse drejtuesit e tij janë të padëshirueshëm për SHBA ose Europën dhe të ndalohet me thirrje alarmante ambadadoriale çdo reagim forcë e jo dhune. Ambasadat e shtete e tyre mund ta dinë sa keq është Shqipëria aktuale jo pluraliste por mua më dhemb më shumë se ambasadave.

Opozita ose pati paaftësi shpjeguese ose elementë të saj janë flliqe diku dhe i japin erë gjithë opozitës. Me çdo çmim duhej mbrojte liria e zgjedhjeve, kurrë të mos e kuptojnë ambasadat.

Por këtë nuk e bën opozita tektike me teknicene të mbledhur me drejtue opozitën, këtë e bën opozita politike se opozita politike është e jo teknike. Pasi të fitojë pushtetin opozita ka luksin me ftue në drejtim teknicene të shquar.

Teknikët politike nuk e kanë ditur as thënë se Gjykata kushtetuese nuk nxjerr vendime prapavepruese. Ajo kurdo që të krijohet nuk nxjerr vendim që të anulohet dekreti i presidentit që ka anuluar zgjedhjet e paligjshme te 30 qershorit që u bënë pa dekret, pra pa ligj.

Vera e nxehtë politike kur vendi rrëshqiti në diktaturën e një individi dhe bandës së tij ndjen ndonjë fllad të lehtë kur fryn ndonjë lajm si ai që Vangjushi Dakos i ndalohet hyrja në Amerikë. Sa qesharake euforia e rastit. Nuk është asnjë fitore opozitare kjo histori qesharake qe një ish kryetari bashkie i ndalohet hyrja në Amerikë. A mos iu ndalua hyrja në parajsë a në varr. Çfarë ndëshkimi qenka për Dakon që nuk don të shkojë në Amerikë as i intereson ajo gjë. Në fluturojmë me pras në prapanice…Sa shumë njerzve u ndalohet hyrja në Amerikë…

Diktatori nuk ka asnjë qëllim, thjeshte plotëson dëshirat dhe manite e veta. Ai e ka larguar vendin nga shinat euroatlantike dhe njerzit i shohin puthjet e tij me Erdoganin. Sa më shumë që ai synon ta paraqesë opozitën se ka gëlltitur ndonjë lugë me çorbë ruse, duket se vetë u vjen era.Rama arriti ta pikturoje si deshi vetë opozitën në perëndim, ta pikturoje Bashen si deshi vetë Rama.

Partia socialiste ish komuniste dihet pa sekret se është krijim serb dhe aty e ka grazhdin. Edhe ardhja e saj në pushtet në 2013 u bë me mbështetje të hapur serbe nga Tadiqi. Diktatori synon që opozitën që erdhi si ëndërr euroamerikane lirie ta flliqe me fonde ruse, turke, kineze.
Diktatori Rama në ndryshim nga Enveri e dha me koncenson pothuaj gjithë shtetin duke lejuar njerzit të dyshojnë se ka hise ai vetë dhe njerzit e tij në këto koncesione.

Diktatori Rama nuk ka dert as frikë as turp për momentin pasi beson se gjithë segmentet e shtetit i ka në dorë sot e mot me emërimet që ai po bën.
Po nuk e di sa e ka në dorë zemërimin e individëve që ka talle, përbuze e poshtrue në këto gjashtë vite.

Diktatori Rama beson se të gjithe njerzit janë si ai, beson se të gjithë kanë gëlltit nga një lugë çorbë të prishur dhe i kontrollon të gjithë. Harron se ka njerëz jashtë kontrolli dhe mirë sot se mbrohet nga 300 police e gardistë, po nesër e pështyjnë në surrat në mes të rrugës.

Diktatori Rama, cubi i cubave duke bere luftë me ata që e kanë munde gjithmonë, ndëshkon popullin e jo ata qe e kane munde dhe e mundin.
Mundi ta instalojë diktaturën e re të Rilindjes se tij, por sa jetëgjatë do të jetë diktatura nuk e dimë. Ata që e hedhin në erë Ramen ai i ka dëbuar nga atdheu. Këtu kanë mbetë pensionistë e invalidë si unë, veteranë të shpifur të shpikur 50 vjeçare që shemtojne çdo luftë e sakrificë për liri dhe rilindas që nuk e ngrenë kokën nga grazhdi.

Diktatori Rama nuk qe i zoti ta shpikte një opozitë tjetër dinjitoze por gjeti kopje të shëmtuar opozite dhe e vuri përballë vetes si pasqyrë ku shihet e vjell veten.

Nuk e di se çfarë sjell vjeshta. Diktatori i ka rrëzuar shtyllat e shtetit demokratik.
Ndoshta liria kërkon çmimin e saj. Ndoshta ka ende njerëz që janë gati që në emër të lirisë të shkojnë në Spacet e diktatorit Rama.

Ardhtë e bardhë vjeshta politike.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top