Shkruan: Ramazan Bekteshi, Alexandria, Virginia
Tarifa e dha provimin dhe nga ky efekt pozitiv eshte koha qe politikanet tane te shfrytezojne momentumin diplomatik. Pezullimi eshte shprehja adekuate qe do te duhej te perdorej per disa arsye: (1) se mundesh t’a impozosh serisht, (2) te shpetosh veten nga togfjalshi se s’do t’e hiqet taksa pa njohje dhe (3) te degjosh dhe nderosh aleatet, posaçerisht Ameriken, qe per kete rast pa te drejte e thone se tarifa eshte pengese per dialog. Pardoksalisht, dy kreret e shtetit tone, njeri me hile, mundohet qe te fitoje poena te nderkombetaret duke u treguar bashkepunues, e tjetri ne emer te principit dhe inatit u thote jo aleateve, pa i perfillur ata dhe njekohesisht pa ia ditur hallin vetevetes. Nga kjo kakofoni zerash e veprimesh te pushtetareve kurrsesi te kendellet LDK-ja qe eshte konsideruar si elita politike e vendit.
Lind pyetja, a eshte kjo nje taktike meskine e HTH qe ne te njejten kohe lanson dy çeshtje, qe s’do te duhej te ishin te komplikuara nese do te kishte dakordim te dy krereve te shtetit, pra eshte fjala per tarife dhe korigjim kufiri. Njeri s’pajtohet qe te ndodhin te dyja e tjetri deshiron qe te ndodhin te dyja. Kete grindje fatale dhe te demshme per shtetin do te duhej t’i arbitronte LDK-ja me VV dhe si dy forca relevante politike do te duhej t’i pensiononin dy protagonistet kryesor te politikes shteterore qe e kane shtyer shtetin buze gremines. A kane force reale t’a bejne nje ndryshim te tille opozita, apo do t’a rrezoje HTH kryeministrin para se gjithash
.
Partite politike qe e ndane pushtetin pas pavaresie e kane katandis shtetin ne çdo fushe, duke krijuar nje imazh te erret, ku lulezoi korrupsioni dhe krimi i organizuar. Nder politikanet me meritor per kete gjendje eshte kryetari i sotëm dhe kryeministri i djeshem, zoti HTH. Ai madje ka kurajo, qe krye ne vete, me aktere te dyshimte te kete punuar me vite, dhe tani del haptas publikisht se eshte per korrigjim kufinjsh. Bile pa fije turpi ai shkon edhe me larg duke e involvuar edhe Rusine ne kete çeshtje e qe eshte ne kundershtim me politikat e BE dhe SHBA-se. Ditet e fundit Presidenti lanson edhe rrenen e radhes se gjoja edhe presidenti Rugova paska kerkuar kembim teritoresh, nje e pavertete pa asnje fakt sepse faktet flasin ndryshe.
Kryeministri Haradinaj e impozoi taksen me vonese por me shume te drejte, kjo pati jehone, efekt dhe e ngriti rejtingut e tij bashke me kembengulsine e tij per mosprekje kufinjsh. Mirepo ne diplomaci vazhdimisht duhet fleksibilitet. Te thuhet se Ramushi nuk i han fjalet kjo nuk qendron, sepse ai i nderroi fjalet me Çakorrin, aty kur askush s’ka prit dhe po te krahasosh Tarifen me Çakorrin per nga rendesia keta jane si nata me diten. Te thuash se Ramushi eshte trim, kjo qendron bile mund te thuash edhe kryetrim, te thuash se Ramushi sakrifikon per atdheun, ketu ka prova te pamohueshme, per sakrifica individuale dhe familjare dhe mund te radhitet menjehere pas familjes se Adem Jasharit. A eshte Ramushi kryeminister efektiv, kjo eshte veshtire te thuhet sepse ne qeverine e tij bejne pjese shume parti qe ne te kaluaren kane qene te korruptuara dhe joefektive. A eshte Ramushi kryeminister legjitim edhe kjo s’mund te thuhet me gojen plote sepse ai perfaqeson vetem 8% te votes se qytetarit. Tani, me te gjitha keto te mira dhe te zeza te kryeministrit, kur syte tane dhe te bashkesise nderkombetare jane kethyer nga ai, si do te veproj, a do te fitoje kryeneçesia e tij apo dinakeria e HTH qe perhere ka qene dy hapa perpara rivaleve te tij, apo te dy komandantet do te detyrohen te ikin nga poltika sepse per 20 vite vetem kane marre nga politika dhe s’kane dhene asgje fare.
Injoranca e Ramushit per tarifen eshte e barabarte me injorancen e HTH per kufinjte kur te dy lideret tane kryesor te shtetit mbrojne me kembengulesi parimet e tyre; njeri kryeneçesine e tij dhe tjetri dinakerine e tij dhe qendrojne ne pozicione diametralisht te kunderta dhe te palevizura. Ramushi, fatkeqesisht, nuk i merr si serioze letrat e Washingtonit dhe keshillen e Ambasadorit amerikan ne Prishtine. Ky me injorance vazhdon t’u pergjigjet zerave kritik; gjoja se ne jemi me Ameriken e Amerika me ne, por qe ne realitet ndodh dicka e palakmueshme; Gjenerali Orr nuk shkoi ne Kosove, refuzim vize per kryeministrin e kjo eshte shume serioze dhe neve asnjehere s’na duhet nje lider qe ka saksione nga Amerika, sanksionim te programeve te trajnimit te FSK-se, anulimi i programit ne Qenderen “Marshal”. Çfare kuptimi ka kjo, ne njeren ane shpall ushtrine dhe ne anen tjeter ua mohon kadeteve trajnimet pa pagese ne qendrat me te mira boterore te akademive ushtarake.
Nese KM dhe Presidenti vazhdojne te kembengulin ne inatet e tyre, opozita duhet te vije ne shprehje me nje zgjedhje urgjente nese e kane nje te tille.