Apeli i arkitektit italian Paolo di Nardo: Ngrihuni në këmbë, stop Tiranës me kulla

Arkitekti italian Paolo Di Nardo i cili ishte të hënën dhe të martën në Tiranë për të realizuar premtimin e tij simbolik se “Do të lidhem me zinxhirë që stadiumi të mos ndërtohet e të mos shkatërrohet monumenti i kulturës se Bozios” ka dhënë një intervistë të gjatë për emisioni “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ku ai shpjegon arsyet se përse ngritja e “Arenës Kombëtare” është një krim më shumë që i bëhet qytetit. Si një profesor dhe arkitekt i njohur gjerësisht përtej Adriatikut ai ka dëshmuar se është edhe një njohës i mirë i Tiranës.

Ai ka shpjeguar se, “..kur dëgjova planin francez për qendrën e Tiranës që propozonte 8 kulla të larta u rrëqetha dhe thashë me vete ‘Dashtë Zoti ky plan nuk zbatohet kurrë!’”.

Por ky admirues i Tiranës që bën thirrjen, “Ju duhet t’u thoni stop kullave. Mjaft më me kulla në këtë qytet”, është ndalur më shumë tek mëkati i ngritjes së stadiumit të ri.

Ai ka shpjeguar fillimisht se kjo vepër ka ardhur vetëm si një porosi nga pushteti. Edhe arkitekti i është nënshtruar vullnetit politik, pa pyetur për sensibilitetin qytetar. Ai ka hedhur poshtë pretendimet e Ramës se stadiumin me kullë e ka kërkuar kolegu i tij fiorentin Marco Casamonti dhe ka pohuar se në fakt ka ndodhur e kundërta, se ajo ishte një kërkesë e Ramës.

Ai ka përsëritur gjithashtu edhe një shprehje që e tha gjatë një takimi me grupet e interesit në Hotel Tirana, “Gabimi i vërtetë për projektin e stadiumit është propozimi i tij në fshehtësi”.

Por thirrja që i ka dalë nga shpirti këtij profesionisti të talentuar dhe këtij admiruesi të Tiranës ka qenë, “Ju duhet t’u thoni stop kullave. Mjaft më me kulla në këtë qytet. Duhet t’i pengoni ato me debate, protesta aktivizim dhe thirrje në rrjetet sociale”. Ajo ka qenë një apel alarmi që si duket parandiente masakrën e re që Rama po i planifikon Tiranës

Ndërtimi tek Parku – Enno Bozdo:

Edi Rama manjak i betonit, shkatërroi hapësirat e gjelbër

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka reaguar për punimet tek parku i liqenit në Tiranë për ndërtimin e këndit të lojërave. Bozdo ka akuzuar Edi Ramën si kryebashkiakun që betonizoi Tiranën dhe të njëjtën gjë, thotë Bozdo, po bën dhe me parkun e liqenit dhe kullën tek stadiumi ‘Qemal Stafa’. “Rama i shqetësuar për Parkun? Çfarë komedie. Pasi ndërtoi kudo duke shkatërruar çdo hapësirë të gjelbër, manjaku i betonit tashmë kërkon të fsheh kokën si struci. Siç po bën me betonizimin e parkut, me kullën e stadiumit, me kullën te aneksi i Qemal Stafës, si dhe me kullat që do ndërtojë në qendër të Tiranës. Dhe njësoj si lejet e djeshme që po prish, lejet e sotme për kulla na i shet për zhvillim”, tha Bozdo. Gazeta55

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top